• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

17 mijë vende të lira, si të punësoheni në Itali

by A R
22/03/2017 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e djeshme ka nisur përgatitja e kërkesave për 17 mijë punonjësit sezonalë në Itali.

Punonjësit sezonalë mund të thirren nga këto vende: Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia por edhe Bosnje-Hercegovina, Bregu i Fildishtë, Algjeria, Egjipti, Etiopia, Filipine, Gambia, Gana, India, Japonia, Korea e Jugut, Maroku, Mauricius, Moldavia, Nigeri, Nigeria, Pakistani, Senegali, Serbia, Sri Lanka, Sudani, Ukraina dhe Tunizia. Shtetësia nuk ka rëndësi për ata që kanë qenë këtu si sezonalë gjatë viteve të shkuara. Për më tepër, 2.000 kuota nga 17 mijë të këtij dekreti u rezervohen punonjësve për të cilët punëdhënësit mund të paraqesin kërkesa autorizimesh shumëvjeçare.

Kjo do t’u lejojë ndërmarrjeve t’i sjellin në Itali vitet e ardhshme sapo të kenë nevojë për ta, pa pritur dekretin e flukseve. Punëdhënësit mund të përgatisin kërkesat e punësimit në portalin e ministrisë së Brendshme https://nullaostalavoro.dlci.interno.it, shruan Shqiptari i Italisë. Për t’i nisur kërkesat duhet pritur e marta e ardhshme, 28 mars. Për punëdhënësit që kanë vendosur ta bëjnë personalisht kërkesën (mund të kërkojnë edhe ndihmën e shoqatave të kategorisë) në vijim ofrojmë një udhëzues i shkurtër me të gjitha hapat e procedurës.

1) Lidhu me https://nullaostalavoro.dlci.interno.it. Nëse je i regjistruar shko në pikën 4, përndryshe regjistrohu:

2)   Mbush formularin e regjistrimit me të dhënat e tua, fut 5 germat e kontrollit dhe shtyp “Invia”:

3)   Sistemi do të të nisë në e-mail-in tënd një mesazh me udhëzimet për të çuar deri në fund regjistrimin:

4)   Pasi je regjistruar, lidhu me https://nullaostalavoro.dlci.interno.it, shkruaj e-mail-in dhe fjalëkalimin tënd dhe shtyp “invia”:

5)   Pasi hyn në sistem, shtyp lart në të majtë në butonin “Richiesta moduli”:

6)   Kërko “Decreto flussi stagionali 2017” dhe shtyp mbi “Richiesta di nulla osta al lavoro subordinato stagionale – Modulo C”:

7)   Kjo është faqja e parë e formularit. Shtyp mbi “Avanti” për të nisur përpilimin:

8)   Para të gjithave futen të dhënat e ndërmarrjes dhe të dhënat e punëdhënësit/përfaqësuesit ligjor që do të punësojë të huajin:

9)   Dhe  të dhënat e punonjësit, përfshirë informacionet se ku do të kërkojë vizën e ku, në rast nevoje, dëshiron të marrë ndonjë lajmërim të mundshëm;

10)  Duhet specifikuar nëse kërkohet një autorizim shumëvjetor (vetëm për punonjës që kanë hyrë në Itali të paktën një herë në pesë vjetët e fundit) ose jo shumëvjetor (të gjithë të tjerët) dhe nëse ke punësuar edhe më parë atë punonjës gjatë pesë vjetëve të fundit apo nëse ai ka qenë thirrur nga një tjetër punëdhënës tjetër gjatë pesë vjetëve të fundit:

11) Përpilo propozimin e kontratës me periudhën e punës, kontratën kolektive të aplikuar, nivelin dhe detyrën e punonjësit:

12)  Shkruaj vendin e punës…

13)   … dhe ku do të strehohet punonjësi:

14)  Duhet të angazhohesh që do të paguash për riatdhesimin e punonjësit në rast dëbimi, do respektosh ligjin mbi imigracionin dhe që do të komunikosh çdo ndryshim të marrëdhënies së punës:

15)  Fut informacionet mbi numrin e punonjësve të varur dhe xhiron e ndërmarrjes (do të nevojitet për të vlerësuar nëse ndërmarrja është apo jo në gjendje të punësojë të huajin):

16)  Fut të dhënat e një pullë-takse telematike prej 16,00 euro të blerë për paraqitjen e kërkesës, konfirmo vërtetësinë e asaj çka ke deklaruar dhe shtyp butonin “salva” për të ruajtur kërkesën:

 Në këtë çast kërkesa është ruajtur në sistem. Kur të vijë çasti për ta nisur (nga ora 9.00 e 28 marsit 2017 e tutje) do të lidhesh sërish me nullaostalavoro.dlci.interno.it, do ta kërkosh mes kërkesave “da inviare”, ta hapësh dhe ta nisësh./g.sh/b.d

Next Post
Ndalimi i laptopëve, SHBA u informua për një sulm të mundshëm terrorist nga ISIS

Ndalimi i laptopëve, SHBA u informua për një sulm të mundshëm terrorist nga ISIS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç, viktima mbante katër mbiemra

July 9, 2026
Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

July 9, 2026
Deputetja Koçeku: Integrimi në BE, nga ëndërr e largët në realitet të pamohueshëm

Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta

July 9, 2026
Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

July 9, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

July 9, 2026
Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

July 9, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“PD u shkërmoq nga protesta”, Bido: Partinë Socialiste nuk e ka dëmtuar fare!

July 9, 2026
Përgjaket aksi Levan-Vlorë, ndërron jetë këmbësori

Aksident në Levan–Tepelenë! Makinat përplasen kokë më kokë, plagosen dy persona

July 9, 2026
Koçeku: Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai kur u prishën ndërtimet në Theth. Ju betohem për 7 shenjtorët…

“Ramës nuk ia hapa telefonin për tre ditë”, Koçeku: Më tha që do të ngelem vetëm!

July 9, 2026

‘Orteku Murinjo’ në turizmin shqiptar po ngadalësohet…

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In