• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

17 mijë vende të lira pune në Itali, ja si mund të punësoheni

by Java News
23/03/2017 22:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dekreti i flukseve 2017 ka vënë në dispozicion 17 mijë kuota hyrjesh për punonjës sezonalë jokomunitarë, krah pune i domosdoshëm për periudha të caktuara për bujqësinë, e sektorin turistik.

Punonjësit sezonalë që përfshihen në të thirrja janë nga  Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina, Bregu i Fildishtë, Algjeria, Egjipti, Etiopia, Filipine, Gambia, Gana, India, Japonia, Korea e Jugut, Maroku, Mauricius, Moldavia, Nigeri, Nigeria, Pakistani, Senegali, Serbia, Sri Lanka, Sudani, Ukraina dhe Tunizia.

Për më tepër, 2.000 kuota nga 17 mijë të këtij dekreti u rezervohen punonjësve për të cilët punëdhënësit mund të paraqesin kërkesa autorizimesh shumëvjeçare.  Kjo do t’u lejojë ndërmarrjeve t’i sjellin në Itali vitet e ardhshme sapo të kenë nevojë për ta, pa pritur dekretin e flukseve.

Punëdhënësit mund të përgatisin kërkesat e punësimit në portalin e ministrisë së Brendshme : https://nullaostalavoro.dlci.interno.it. Për t’i nisur kërkesat duhet pritur data 28 mars.

Për punëdhënësit që kanë vendosur ta bëjnë personalisht kërkesën (mund të kërkojnë edhe ndihmën e shoqatave të kategorisë) në vijim ofrojmë një udhëzues i shkurtër me të gjitha hapat e procedurës.

-Lidhu me https://nullaostalavoro.dlci.interno.it. Nëse je i regjistruar shko në pikën 4, përndryshe regjistrohu:

-Mbush formularin e regjistrimit me të dhënat e tua, fut 5 germat e kontrollit dhe shtyp “Invia”

-Sistemi do të të nisë në e-mailin tënd një mesazh me udhëzimet për të çuar deri në fund regjistrimin

-Pasi je regjistruar, lidhu me https://nullaostalavoro.dlci.interno.it, shkruaj e-mail-in dhe fjalëkalimin tënd dhe shtyp “invia”

-Pasi hyn në sistem, shtyp lart në të majtë në butonin “Richiesta moduli”

-Kërko “Decreto flussi stagionali 2017” dhe shtyp mbi “Richiesta di nulla osta al lavoro subordinato stagionale – Modulo C

-Shtyp mbi “Avanti” për të nisur përpilimin

-Para të gjithave futen të dhënat e ndërmarrjes dhe të dhënat e punëdhënësit/përfaqësuesit ligjor që do të punësojë të huajin

-Dhe  të dhënat e punonjësit, përfshirë informacionet se ku do të kërkojë vizën e ku, në rast nevoje, dëshiron të marrë ndonjë lajmërim të mundshëm

-Duhet specifikuar nëse kërkohet një autorizim shumëvjetor (vetëm për punonjës që kanë hyrë në Itali të paktën një herë në pesë vjetët e fundit) ose jo shumëvjetor (të gjithë të tjerët) dhe nëse ke punësuar edhe më parë atë punonjës gjatë pesë vjetëve të fundit apo nëse ai ka qenë thirrur nga një tjetër punëdhënës tjetër gjatë pesë vjetëve të fundit

-Përpilo propozimin e kontratës me periudhën e punës, kontratën kolektive të aplikuar, nivelin dhe detyrën e punonjësit

-Shkruaj vendin e punës dhe ku do të strehohet punonjësi

-Duhet të angazhohesh që do të paguash për riatdhesimin e punonjësit në rast dëbimi, do respektosh ligjin mbi imigracionin dhe që do të komunikosh çdo ndryshim të marrëdhënies së punës

-Fut informacionet mbi numrin e punonjësve të varur dhe xhiron e ndërmarrjes (do të nevojitet për të vlerësuar nëse ndërmarrja është apo jo në gjendje të punësojë të huajin) ( Sipas portalit Shqiptari i Italise)

-Fut të dhënat e një pullë-takse telematike prej 16,00 euro të blerë për paraqitjen e kërkesës, konfirmo vërtetësinë e asaj çka ke deklaruar dhe shtyp butonin “salva” për të ruajtur kërkesën./ATA

a.ç

Next Post
Testi i parë i “Vetting”-ut!

Një president xhelat!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

March 22, 2026
‘Grupi i zjarrit’ nuk mungon në protestën e PD, fshihet nën pankarta dhe me kapuçët e zinj

‘Grupi i zjarrit’ nuk mungon në protestën e PD, fshihet nën pankarta dhe me kapuçët e zinj

March 22, 2026
Pamjet me dron/ Bulevardi i boshatisur, Berishës nuk i shkojnë më në protestë as militantët (VIDEO)

Pamjet me dron/ Bulevardi i boshatisur, Berishës nuk i shkojnë më në protestë as militantët (VIDEO)

March 22, 2026
VIDEO/ Hidhen molotovë e fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë, policia i shpërndan protestuesit me ujë e gaz lotsjellës

VIDEO/ Hidhen molotovë e fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë, policia i shpërndan protestuesit me ujë e gaz lotsjellës

March 22, 2026
“Gati për të marrë pushtetin në Teheran”, flet kreu i opozitës iraniane në Shqipëri: Duhet menaxhuar periudha e tranzicionit

“Gati për të marrë pushtetin në Teheran”, flet kreu i opozitës iraniane në Shqipëri: Duhet menaxhuar periudha e tranzicionit

March 22, 2026
Nis protesta e opozitës, mbështetës dhe përfaqësues të PD-së marshojnë drejt Kryeministrisë

Nis protesta e opozitës, mbështetës dhe përfaqësues të PD-së marshojnë drejt Kryeministrisë

March 22, 2026
“Pasdite në shkollën e notit…”

“Pasdite në shkollën e notit…”

March 22, 2026
Protesta e opozitës, policia vendos autobot me ujë pranë vilës 31 për parandalimin e incidenteve të mundshme

Protesta e opozitës, policia vendos autobot me ujë pranë vilës 31 për parandalimin e incidenteve të mundshme

March 22, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse do bëhet shpejt porti i ri në Porto Romano?

March 22, 2026
“Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet

“Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In