• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

“17 maji” ose Një Prilli i dyshes Meta-Berisha

by S M
17/05/2022 16:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Pesë vjet më parë, teksa mbante hapur një Çadër gjigande në bulevardin Dëshmorët e Kombit, Lulzim Basha u angazhua në një kompromis disaorësh me Edi Ramën, prej nga mori gjysmën e qeverisë socialiste, si parakushtin për të mbledhur karriget dhe foninë e protestës, por edhe si “pajën” që do e bindte atë për të hyrë në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit 2017. Një akord unik, i habitshëm e misterioz edhe sot, pesë vjet më vonë, të cilin Edi Rama do ta përmblidhte më vonë në frazën “i thashë merr gjithçka përveç meje, se unë  jam i martuar”.

Sot, pesë vjet dhe një mandat qeverisës më pas, Rama është ende në zyrën më të lartë të ekzekutivit, Lulzim Basha ka dhënë doreheqjen dhe të vetmit aktorë të jashtëm të atij kompromisi që në atë moment u shprehën me pozitivitet dhe madje entusiazëm, Sali Berisha e Ilir Meta, sot venë kujën për “tradhëtinë e 17 majit”.

Presidenti i Republikës i cili po bën provat gjenerale për jetën e re opozitare, e konsideroi kompromisin e majit 2017 mes Ramës e Bashës si “ditën më të erret të pluralizmit politik. Marrëveshjen e turpshme dhe tinëzare, në errësirë, tashmë të ekspozuar para dritës së diellit…”

Në terma të ngjashme ka folur këto vite për atë marrëveshje edhe Sali Berisha, personi i cili ka përdorur fraza të tipit “një marrëveshje nga e cila fiton vendi”, vetëm pak orë pas marrëveshjes në fjalë. Ja cili ka qenë statusi i plotë i Sali Berishës në rrjetet sociale në datën 18 maj 2017:

“Nje marreveshje nga e cila fiton vendi!

Te dashur miq, drejtuesit e dy partive kryesore te vendit firmosen sot nje marreveshje, me te cilen i dhane zgjidhje njeres prej krizave politike me te rrezikshme te ketyre 26 viteve te fundit, qe prej disa muajsh kishte rrokur vendin.

Ne kete kontekst, mendoj se çdo shqiptar duhet te ndjehet vertet i lehtesuar per zgjidhjen me mjete politike te kesaj krize qe kercenonte ne menyren me serioze ekzistencen e pluralizmit politik ne Shqiperi, themelet kushtetuese te shtetit demokratik, paqen sociale dhe stabilitetin e vendit.

Keshtu qe pa u ndalur ne nje analize te hollesishme, e them me bindje te plote se me kete marreveshje ka fituar Shqiperia dhe se per te gjithe shqiptaret qe e duan vendin e tyre dhe vlerat e lirise, marreveshja eshte nje ëin-ëin story.

Me kete rast te dashur miq, le te shprehim mirenjohjen tone me te thelle ndaj miqve tane te respektuar europiane dhe amerikane per ndihmen e tyre tejet te çmuar qe dhane ne arritjen e kesaj marreveshje si dhe ndaj te gjithe atyre burrave dhe grave, djemve dhe vajzave qe vendosen sakrificen e tyre ne themel te saj si dhe ndaj te gjithe atyre, qe me angazhimin serioz bene te mundur kete marreveshje te nje rendesie historike per Shqiperine! Sb”

Pak më i përmbajtur por aspak i pezmatuar apo sadopak i krahasueshëm me qëndrimin që mbajti sot, ka qenë edhe Ilir Meta në ato orë. Ja çfarë deklaronte ish-kryetari i Kuvendit i atij momenti, për marrëveshjen Rama-Basha, në emisionin “Zonë e Lirë” pak ditë pas marrëveshjes: Kjo marrëveshje favorizon LSI. Kjo marrëveshje garanton zgjedhje me opozitën. Kjo është rezultat dhe insistim i LSI. Rezultat i saj është krijimi i një qeverie besimi.

Pra, asnjë ditë e errët, asnjë tradhëti, asnjë thikë pas shpine, por vetëm “fitore për vendin”, “garanci për zgjedhje me opozitën” apo “çdo shqiptar të ndjehet ilehtësuar me këtë zgjidhje politike të krizës”! kështu flisnin asokohe dyshja Berisha-Meta.

Nuk është hera e parë që Sali Berisha dhe Ilir Meta ndjehen keq për  ato që kanë deklaruar në të shkuarën dhe që sot i komentojnë kokëposhtë. Kjo sjellje përfshin në fakt edhe atë që kanë thënë e bërë ndaj njëri-tjetrit, atëhere kur hidhnin akuza monstruoze e bënin kërcënime të skajshme mes tyre.

Përtej këtij folklori që sot gjenerojnë me dëshirën e tyre Presidenti dhe ish-kryeministri sa i përket 17 majit 2017, vlen të thuhet një e vërtetë historike për marrëveshjen e pesë viteve  të shkuara. Duke u ulur me Edi Ramën dhe duke marrë prej tij praktikisht gjysmën e kabinetit qeveritar në tavolinë, opozita pati iluzionin fatal se e mori pushtetin. Kujtoi naivisht se Rama dha ministrat e bashkë me ta edhe karrigen e tij.

Në fakt kryeministri ishte përkujdesur që të ofronte vetëm vitrinën e pushtetit e jo vetë pushtetin. Ai i markoi ministrat demokratë me zv.ministra e sekretarë të përgjithshëm, duke ju lënë titullarëve të rinj në dorë vetëm kontrollin e orarit të punës për specialistët e ministrive. Iluzioni optik që Basha, Meta dhe Berisha patën me këtë qeveri formalisht të përbashkët, por de facto sërish socialiste, ishte injeksioni fatal gjumëndjellës që e bëri të besonte treshen e mësipërme se i kishte fituar në avancë zgjedhjet. Prandaj duhen besuar shumë më tepër Doktori dhe Kryetari i Parlamentit i atëhershëm, sesa kreu i Rithemelimit dhe Presidenti i sotëm, kur flitet për këtë ngjarje.

Të gjithë e dimë sesi përfundoi historia e 17 majit 2017 dhe se cili qe rezultati shkatërrimtar për opozitën. I vetmi problem është se nga ajo karro fituesish e asaj dite feste për opozitën, disa kërkojnë të zbresin edhe pasi historia e ka thënë fjalën e saj. Për të zezën e tyre, jo të historisë…

Next Post
“Ai është i yni”/ Shërbimi i sigurisë në Ukrainë mban në vëzhgim të dyshuarit si spiunë të rusëve

“Ai është i yni”/ Shërbimi i sigurisë në Ukrainë mban në vëzhgim të dyshuarit si spiunë të rusëve

Comments 1

  1. Fiqo Shiqerja says:
    4 years ago

    Bir Selman i Nënës,
    Kë të qaj më parë,
    Njërin e kam bir,
    Tjetrin e kam djalë,
    Ndaç Sali Berisha, ndaç Likja i Monës, pa harruar Luli Bashën, janë ndryshku dhe zgjyra e ketijë populli.
    Edi Ramës, ka filluar ti dalë boja, por i mban akoma edhe ca të lara…..
    SPAK & BKH, luani bythët, që çke me të, sa pa ju zënë ky popull, me hu po bythëve….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In