• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

17 kullat!

by Mero Baze
24/10/2023 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Gjatë një përballje televizive dëgjova Berishën që kur ju përmend shifra 5,4 milion euro të përfituara prej dhëndrit të tij duke startuar me 113 metra katror tokë, pa paguar asnjë lekë, tha gjithë siguri, “në dijeninë time janë më shumë”.

Në një farë mënyre donte ta injoronte shifrën formale të nxjerrë nga hetimet e SPAK.

Dhe ka të drejtë.

Shifra e nxjerrë nga hetimet e SPAK, ka të bëjë me fitimin formal, të shitjes me çmim reference të 17 kullave dhe jo me çmimin real. Çmimi real natyrisht është disa fish më shumë dhe ato janë paratë informale të familjes Berisha.

Por Berisha nuk e bëri për të demaskuar veten, por për të treguar se nuk i bëjnë përshtypje shifra të tilla 5,4 milion euro apo 17 kulla. Atij nuk i bën përshtypje as fakti që qeveria e tij është vënë pesë herë në lëvizje me ligje specifike vetëm për pronën e dhëndrit të tij. Dhe mbi të gjitha, këmbëngulja e tij që procedurat e përftimit janë të rregullta, është argument kryesor.

Ajo që bën sikur nuk kupton Berisha dhe ata që e mbështesin, është se Berisha nuk po akuzohet se  dhëndri i tij ka grabitur 17 kulla dhe një tokë pa leje të Berishës. Ai po akuzohet se ka bërë ligje që i kanë mundësuar dhëndrit të tij të përfitojë këto miliona dhe 17 kulla. Për këtë arsye, Berisha është i akuzuari kryesor.

Më thjeshtë, Berisha është nën akuzë për kapje të shtetit prej dhëndrit të tij. Hetimi i SPAK është jo vetëm i thellë dhe serioz, por është dhe modern dhe nën frymën e ligjeve të Bashkimit Evropian, që godasin kapjen e shtetit prej njerëzve të pushtetit.

Nuk është shkelje të blesh 80 për qind të godinës me bono privatizimi sikur të jetë ligj i përhershëm. Shkelje është që ky ligj bëhet kur kërkon pronën dhëndri dhe u ndalet atyre që e kanë blerë më parë.

Nuk është shkelje të japësh leje ndërtimi pasi një pronar si dhëndri ka një certifikatë pronësie, shkelje është si e ka marrë certifikatën e pronësisë.

Nuk është shkelje të ndërtosh në një tokë që ka qenë më parë klub sportiv, problem është pse e ke hequr nga destinacioni i klubit sportiv për dhëndrin tënd.

Nuk është shkelje të shesësh pallate pasi i ke ndërtuar, shkelje është të deklarosh 5.4 milionë euro fitim dhe të mos kesh paguar asnjë qindarkë në start.

Pra në thelb këtu nuk është nën akuzë Jamarbër Malltezi, por Berisha dhe pushteti i tij.

Jamarbër Malltezi është akuzuar për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror, kryer në bashkëpunim” dhe jo për “korrupsion aktiv”. Ai është nën akuzë pasi vjehrri i tij ka bërë  “ligje për emra te veçantë”, siç e kanë theksuar disa herë raportet e institucioneve ndërkombëtare.

Thellë thellë ky është një proces që ka në qendër të tij Sali Berishën si shkelës ligjesh dhe dhëndrin si përfitues. Nuk është një proces që nis nga Jamarbër Malltezi, por nga Sali Berisha.

Arsyeja pse dhëndri është në qeli dhe Sali Berisha ende në seli, ka të bëjë me faktin se Berisha do të shtyjë nja dy- tri ditë duke u mbrojtur me procedurë.

Përfytyroni tani një njeri që na ka shitur moral për 32 vjet në këtë vend, që i shkon policia në zyrë dhe mbyllet në banjë mos t’i takojë, i shkon në shtëpi dhe u nxjerr komshiun t’u thotë se kam parë sot, i vjen njoftimi publik dhe thërret militantët ta mbrojnë nga burgu…

Ky është Sali Berisha, njeriu që mendon se duke shtyrë nja dy- tri ditë më shumë në liri, mund të poshtërojë drejtësinë shqiptare duke mos ju dorëzuar përsëri.

Por puna është se ato 17 Kullat janë shumë. Ashtu siç e tha dhe ai vetë, nuk janë 5.4 milionë euro, por më shumë. Militantët e tij, e kanë shumë të vështirë të pranojnë që tani të dalin të rrihen rrugëve e të japin jetën për 17 kullat e tij.

U revoltuan boll kur thamë që po merr një kullë të madhe në sheshin “Skënderbej” 64 kate, dhe nuk donin ta besonin.

Tani 17 kullat janë të prekshme. Shumica e atyre që ndjekin Berishën në mitingje janë pa shtëpi dhe ai mendon se janë gati të vdesin për të mbrojtur 17 kullat e tij.

Përveç 5,4 milionë eurove, pasurit e tjera të sekuestruara, shtëpitë në  Holandë, e llogaritë në Gjermani, milionat e transferuara çdo muaj për mbesat në Perëndim, vilat në Lalëz të deklaruara dhe të padeklaruara, janë shumë për të besuar që ky njeri duhet ndjekur pas deri në vdekje, se nuk është hajdut.

Ky njeri është thjeshtë një hajdut i rëndomtë, frikacak, i paburrë, i pashpresë dhe mbi të gjitha, i parehabilitueshëm në histori.

Do të iki nga politika, historia dhe jeta fizike në këtë vend, si një hajdut frikacak që ka vrarë për të vjedhur, dhe në fund po tenton të futet dhe në wc që mos të përballet me drejtësinë.

Dhe kur të iki nga kjo jetë, e vetmja pllakë varri që do t’i mbetet mbi tokë janë 17 kullat. Ato do t’i kemi para syve një kohë të gjatë dhe do ta kujtojmë… Si hajdut.

Next Post
Pasqyrimi i akuzave ndaj Berishës e dhëndrit të tij në mediat ndërkombëtare: Përdori ndikimin e tij e presionin për…!

'Sqarim juridik: Në bazë të ligjit, Sali Berisha nuk do lejohet të zgjidhet deputet i Kuvendit në zgjedhjet e 2025'

Comments 1

  1. Janullica Beleris musulman nga Progonati + Konstantina e Mitisotakisit + dhjakun e dhjerë Vangjelis Dule says:
    2 years ago

    Pesë miliard ( 5.OOO.OOO.OOO) euro, llogariten vjedhjet dhe grabitjet e Sali Berishes, që i ka në emër të fëmijëve, Rahmanëve dhe piçkuriqeve të tjera, që i ka të rregjistruara nëpër botë.
    Ujë të zi, i duhet nxjerrë.
    SPAK-u duhet të zgjerojë dhe thellojë hetimet, edhe në vjedhjet e abuzimet e tjera, si rruga e Kombit, termocentrali i Vlorës, etj.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In