• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kanada, 12 fakte interesante për një nga shtetet më të mëdha në Botë

by Aalison Pearse Stevens
19/04/2016 18:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kanadaja është një prej ekonomive më tëe zhvilluara, një prej vendeve më të pastra dhe, një prej shteteve me standardin më të lartë jetësor në botë. Po ashtu, Kanadaja – shteti i dytë më i madh në botë – është ndër vendet më të preferuara për turistët.
Por, sa dini ju për Kanadanë?

T’ju ndihmojmë pak. Në vijim ju sjellim 12 fakte të pabesueshme për ekonominë, kulturën, pasurinë dhe konsumin në këtë vend madhështor.

  1. Kanadaja kampion në prodhimin e shurupit të panjës

Kanadaja prodhon aq shume shurup panje – sa që, sasia vjetore e tij do të mjaftonte të mbusheshin 14 pishina olimpike. 9,486 milionë gallonë të ketij shurupi janë prodhuar vetëm në vitin 2014

  1. Quebec, “Arabia Saudite e shurupit”

Quebec mbulon 71% të tregut botëror të shurupit të panjës. Madje, revista prestigjioze “The Economist”, e ka quajtur atë, “Arabia Saudite e shurupit”.

  1. Në Kanada gjërat peshojnë më pak se në pjesët tjera të botës

Në Gjirin Hudson në Kanada, graviteti është më i ulët se në pjesët tjera të globit. Kështu, nëse një person 68 kilogramësh matet në këtë gji – do të peshojë disa gramë më pak se në pjesët e tjera të botës.

  1. Kanadaja ka 348 milionë hektarë pyje

Pyjet e Kanadasë do të mund të mbulonin Japoninë, Italinë, Kamboxhian, Nikaraguan, Francën, Gjermaninë, Ganën, Kamerunin, Suedinë, Korenë e Jugut, Uruguain dhe Mbreterinë e Bashkuar.

  1. Qindra aksidente me drerët

Reth 500-600 aksidente të goditjes së drerëve me mjete motorike raportohen çdo vit në ishullin Neëfoundland të Kanadasë – ku ka dhe më së shumti drerë në botë. Pesë deri në dhjetë aksidente i takojnë grupit të aksidenteve serioze, ndërkaq shënohet dhe 1 vdekje në vit.

  1. Emri Kanada ka lindur nga një keqkuptim gjuhësor

Në vitin 1536, eksploruesi francez, Jacques Cartier, i kishte keqkuptuar pjesëtaret e fisit Iroquois – të cilët vendbanimeve të tyre u thoshin “kanata”, që në fakt ishin fshatrat e tyre, ndërsa ai kishte menduar se ashtu quhej treva ku ata jetonin.

  1. Rezervat gjigante të naftës

Rezervat e naftës së papërpunuar në Kanada zenë siperfaqe që mund të krahasohet me 26,100 ndërtesa “Empire State Buildings”, në Neë York. Kanadaja ka 172 miliardë barele të naftës së papapërpunuar – që është sasia e tretë më e madhe në botë.

  1. 15 % e kanadezeve vizitojnë zinxhirin e kafeve “Tim Hortons” çdo ditë

Tim Hortons shet rreth 2 miliardë filxhana të kafesë në vit, respektivisht 8 nga 10 të shitura në total.

  1. 75% e kanadezëve jetojnë në zonën 100 mile larg kufirit me SHBA

Kanadaja është një prej vendeve më së paku të populluara në botë. Pjesa veriore e saj është pothuajse e pabanuar për shkak të temperaturave të ulëta.

  1. Më shumë njerëz jetojnë në Kaliforni të SHBA-ve se në gjithë Kanadanë

Edhe pse Kanadaja ka siperfaqe më të madhe se SHBA-të – ajo numëron 36 milionë banorë, ndërkaq vetëm në Kaliforni jetojnë 39.14 milionë banorë. (SHBA-të ne total kanë 324 milionë banorë)

  1. Kanadaja ka qytetin e katërt më të madh në botë ku flitet gjuha frënge

Tre qytetet më të mëdha në botë ku flitet gjuha frënge janë: Parisi (Francë), Kinshasa (Republika Demokratike e Kongos) dhe Abixhani (Bregu i Fildishtë). Menjëherë pas tyre vjen Montreali, në Kanada, me 4 milionë banorë.

  1. Kanadaja ka një park nacional që është më i madh se Zvicra

Parku nacional “Wood Buffalo”, në Alberta, ka sipërfaqe prej 44,807 km katrorë, ndërsa Zvicra 41,284 km katrorë.

 

Next Post

Rama: Ballkani Perëndimor në BE domosdoshmëri për sigurinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E ka partnere”/ Takimet speciale, kreu i Policisë së Burgjeve e pranon: Kur rri shumë vite në burg, edhe mund ta personalizosh sepse…

“E ka partnere”/ Takimet speciale, kreu i Policisë së Burgjeve e pranon: Kur rri shumë vite në burg, edhe mund ta personalizosh sepse…

November 9, 2026
Mblidhet Komisioni për Reformën Territoriale! Çfarë propozon opozita?

Reforma “Administrativo-Territoriale 2”, zbulohen emrat e anëtarëve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar!

November 9, 2026
Transferimi i Veliajt, drejtoresha e Burgjeve i përgjigjet Kaprit: Pyetjet na i dërgo në rrugë zyrtare, vetëm të premten kam firmosur 93 urdhra! (VIDEO)

Transferimi i Veliajt, drejtoresha e Burgjeve i përgjigjet Kaprit: Pyetjet na i dërgo në rrugë zyrtare, vetëm të premten kam firmosur 93 urdhra! (VIDEO)

November 9, 2026
SPAK jep pretencën, kërkon dy vite burg për kryebashkiakun Benet Beci, akuzohet për favorizim në tender kur drejtonte KESH!

SPAK jep pretencën, kërkon dy vite burg për kryebashkiakun Benet Beci, akuzohet për favorizim në tender kur drejtonte KESH!

November 9, 2026
“Po djegin atë që kemi ndërtuar”- Ish-deputeti demokrat Spaho: Dhuna në protesta, qasje primitive gjoja për ndërtimin e të ardhmes!

“Prisni se nuk ka mbaruar”- Zgjedhja e kreut të PD në Korçë, Spaho: Kjo është çorba e përgatitur nga Flamur Noka dhe Berisha, ç’të mbjellësh…

November 9, 2026
Mediat: Agasi i çoi 500 mijë euro vëllezërve të Hysenit në Gjermani, 450 mijë të tjera iu anuluan…

Mediat: Agasi i çoi 500 mijë euro vëllezërve të Hysenit në Gjermani, 450 mijë të tjera iu anuluan…

November 9, 2026
Të miturit u shtruan në spital, drejtori i Ujësjellësit në Vlorë: Uji është i pastër, edhe fëmijët e mi e pinë!

Të miturit u shtruan në spital, drejtori i Ujësjellësit në Vlorë: Uji është i pastër, edhe fëmijët e mi e pinë!

November 9, 2026
GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-drejtuesja e SHISH apelon masën

Rëndohen pozitat penale të ish-kreut të SHISH! Hyseni nën hetim edhe për korrupsion e pastrim parash

November 9, 2026
Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës

Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës

November 9, 2026
Seanca për Fatmir Mediun për çështjen “Gërdeci”/ Prokuroria kërkon dëshminë e sekretares së ish-ministrit të Drejtësisë

Mediu në GJKKO: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë për Partizanin. E kishim mendjen tek NATO

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In