• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia e Sebino Plakut, sulmuesi që u detyrua nga klubi të shiste gazeta

by Java News
19/04/2016 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një futbollist profesionist nga Shqipëria mendoi se kishte gjetur punën e ëndërruar kur nënshkroi kontratën me ekipin e Ligës së Parë të futbollit të Polonisë, Slask Wroclaw. Por nuk zgjati shumë dhe shansi u kthye në tmerr. Kjo sepse pasi u shërua nga një dëmtim, atij i kërkuan të nënshkruante një shtesë në kontratë, e cila i përgjysmonte pagën.

Në 28 gusht 2014, Sebino Plaku thotë se presidenti i Klubit, Pawel Zelem, i tha përmes një përkthyesi se po të mos nënshkruante “ne do ta shkatërrojmë karrierën tënde”.

Raportohet për abuzim psikologjik

Plaku, tani në moshën 30 vjeçare, i tha DW se ai refuzoi të nënshkruajë, dhe pas kësaj, thotë se iu desh të durojë pesë muaj poshtërimi dhe abuzimi psikologjik. Atë nuk e lejuan më të stërvitet me ekipin e tij, dhe në fakt, e detyruan të stërvitet kryesisht vetëm. Herë pas here, e mbanin në stolin e rezervave. Ai thotë edhe se atë e veçonin nga shumica e aktiviteteve të ekipit, hante vetëm dhe u vendosën kamera për të parë nëse ai stërvitej sa duhet. Atij madje iu desh të shpërndajë gazetat e klubit.

Ky lloj trajtimi zgjati për pesë muaj. Slask Wroclaw i mbrojti veprimet e tij duke thënë se Plaku nuk ishte në formë.

Plaku e mohon këtë dhe e quan “qesharake”.

Në fakt, ai kishte në Poloni një karrierë premtuese dhe pati luajtur më parë për ekipin kombëtar të të rinjve në Shqipëri. Pak muaj para se të dëmtohej, pati shënuar për Slask Wroclaw-in në Europa League kundër Club Brugge.

Një gjyq i federatës polake të futbollit në fund e zgjidhi kontratën e Plakut, por nuk ia hodhi fajin askujt, gjë që do të thotë se klubit nuk iu desh të paguajë rreth 200,000 euro pagesa të pakryera.

Rasti para gjykatave

Plaku apeloi ndaj këtij vendimi, duke u ankuar përmes avokatit të tij polak Marcin Kwiecien në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë, Zvicër. Në përgjigje të pyetjeve nga DW, zëdhënësi për mediat i Slask Wroclawit, Krzysztof Świercz shkroi: “WKS Śląsk Wrocław SA iu informon me mirësjellje se kontrata e lojtarit S. Plaku me klubin tonë u zgjidh me efekt të menjëhershëm në shkurt 2015. Dhoma Kombëtare e Trajtimit të Konflikteve, e cila është një organ juridik i PZPN, e bëri këtë pa caktuar fajtorë dhe pa kompensim për lojtarin. Për këtë nuk do të ketë më komente.”

Video me celular

Megjithatë, Plaku xhiroi video të vetes në celularin e tij këta pesë muaj, për të regjistruar se çfarë po kalonte në klubin polak. Ai ia dërgoi gjykatës xhirimin me celular. DW ka gjithashtu një kopje.

Në video ai stërvitet vetëm, detyrohet të ndërrohet në një dhomë shumë rrëmujë djemsh dhe ha vetëm në fazat e dyta dhe të treta të stërvitjes.

Plaku tani luan për ekipin e Skënderbeut të Korçës, në klubin prej të cilit ai u largua për t’u bashkuar me Slask Wroclaw në vitin 2013.

Sindikata botërore e lojtarëve kryesorë për futbollistët, FIFPro gjithashtu e mbështet rastin e Plakut.

Plaku i ka thënë organizatës që edhe kur i jepnin pak ditë pushim për Krishtlindjet, atij iu desh të mbante në trup një regjistrues PGS, për të treguar se ai po stërvitej çdo ditë dhe mori urdhër që të mos shtonte asnjë kilogram.

“Ata nuk donin të më linin që të pushoja”, i tha ai FIFPro.

FIFPro i ka vënë tani kategorisë së lojtarëve të ndaluar që të luajnë në një ekip nofkën “Klubi i arrës së kokosit”.

Ky term u krijua pasi lojtari polak Daniel Kokosinski përjetoi të njëjtin trajtim në vitin 2009.

Në të vërtetë, që të ndalojnë të luash në një ekip të kategorisë së parë sepse nuk je dakord me kushtet e reja të një kontrate është diçka që ndodh kudo në Evropë. Incidente të ngjashme raportohet edhe në Premier League dhe në Bundesliga. Vendimi i CAS tani pritet të shpallet çdo ditë dhe ai mund të ketë një ndikim të madh në raportet klub-lojtar.

Next Post

Rudina Magjistari vishet police (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë më çuditi te Gaz Bardhi pas Kuvendit? Qafoku lexon “këshillat”: Protesto ndaj liderit tënd

Kur një oficer nazist dhe një oficer britanik u “takuan” në vilën e Eqrem bej Vlorës në vitin 1944 në Tiranë

March 30, 2026
Hëna e plotë në shenjën e Shigjetarit më 11 qershor, 4 shenja do pësojnë ndryshime nga ky fenomen astrologjik

Kjo javë do t’ju ndryshojë financat, tre shenjat e Horoskopit që do të kenë sukses

March 30, 2026
Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

March 30, 2026
I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

March 30, 2026
Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

March 30, 2026
Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

March 30, 2026
Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

March 30, 2026
Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

March 30, 2026
Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

March 30, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Maduro reagon për herë të parë pas burgosjes në SHBA: Jam mirë, qëndroj i fortë

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In