• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndërtimet karabina, dy formularët që duhen në hipotekë

by Aalison Pearse Stevens
16/04/2016 10:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një udhëzim i ri i Ministrisë së Drejtësisë përcakton kritere të reja për regjistrimin e lejes së ndërtimit dhe akteve noteriale të lidhura mes ndërtuesve dhe pronarëve të truallit apo blerësve të banesave, që në fazën e karabinasë e deri në përfundim të objektit. Zbardhen etapat se si duhet të veprojnë palët për të bërë regjistrimin e rregullt të lejeve, përmes dokumenteve të dorëzuara sipas afateve të reja, si dhe formularët që duhet të plotësohen e më pas të dorëzohen në hipotekë.

Regjistrimi fillestar

Për të realizuar regjistrimin e lejes ndërtimore apo asaj të zhvillimit, do të jetë organi shtetëror, i cili duhet të çojë ato për në zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme brenda një afati 10-ditor, që nga dita kur subjekti pajiset me këtë leje. Pasi miratohet nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, leja regjistrohet aty brenda 15 ditëve në një regjistër të veçantë. Sipas udhëzimit të ri, në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme duhen dorëzuar një sërë dokumentesh, të tilla si, plani i vendosjes së objektit, projekti arkitektonik i miratuar në lejen e ndërtimit dhe dy formularë (të detyrueshëm për lejet e dhëna, në zbatim të ligjit “Për urbanistikën”). Gjithashtu, në ZRPP duhet depozituar edhe vendimi për lejen e ndërtimit dhe vendimi për shesh-ndërtimin.

Faza e karabinasë

Autoriteti shtetëror duhet të përcjellë për regjistrim në hipotekë kërkesën për regjistrimin e punimeve të reja në fazën e karabinasë brenda 15 ditëve, nga data e pajisjes së subjektit zhvillues me aktin e kontrollit të karabinasë nga bashkia. Për të realizuar regjistrimin e punimeve të reja në të kësaj faze, në ZRPP duhet të dorëzohet dokumenti që konfirmon përfundimin e punimeve të karabinasë, në përputhje me projektin e miratuar në lejen e ndërtimit, vendimi për sheshin e zhvillimit, plani i vendosjes së objektit (akti i kontrollit të piketimit) dhe projekti arkitektonik, i miratuar në lejen e ndërtimit. Gjithashtu, hipoteka kërkon për këtë procedurë edhe vendimet për leje ndërtimi dhe shesh-ndërtimi, si dhe dy formularët që plotësohen si në rastin e regjistrimit të lejes. Regjistrimi për karabinanë ka karakter të përkohshëm dhe është i vlefshëm deri në momentin e regjistrimit përfundimtar të ndërtimit të ri.

Udhëzimi i ri përcakton se, “pas regjistrimit të karabinasë, regjistruesi lëshon dokumente të përkohshme për njësitë e individualizuara të objektit, në favor të subjektit zhvillues, pronarëve të truallit apo blerësve të njësive individuale, që përbëjnë strukturën e regjistruar si karabina”. Dokumentet e përkohshme, të lëshuara, janë të vlefshme vetëm për efekt të kreditimit dhe garantimit të kredive të dhëna nga bankat. Pas kësaj procedure, regjistruesi kryen regjistrimin e akteve noteriale të lidhura para noterit, pa qenë nevoja të paraqitet kërkesë nga subjektet e interesuara, duke bërë, njëkohësisht, transferimin e akteve noteriale dhe akteve të tjera të sipërmarrjes, të lidhura para noterit, të regjistruara nga regjistri i lejes së ndërtimit, në regjistrin e karabinasë. Pasi miratohet regjistrimi i karabinasë, për të lëshohen dokumente të përkohshme, të cilat do të shërbejnë për efekt kreditimi dhe garantimi të kredive të dhëna nga bankat apo subjekte të tjera kredituese. Regjistrimi i karabinasë ka vlerë të përkohshme, deri në regjistrimin përfundimtar të ndërtimit.

Regjistrimi përfundimtar

Kur përfundon objekti, autoriteti shtetëror dërgon në hipotekë konfirmimin zyrtar të përfundimit të punimeve. Në dokumentet shtesë për regjistrimin përfundimtar shërben edhe certifikata e përdorimit, leja e zhvillimit, leja e ndërtimit, procesverbali i kolaudimit, plani i vendosjes së objektit dhe dokumentet e tjera që identifikojnë objektin (projekti, planimetritë e kateve etj). Udhëzimi i ri përcakton se, kur në certifikatë nuk cilësohet investitori, por vetëm ndërtuesi ose zhvilluesit, hipoteka do të marrë për bazë këta të fundit për emrin e regjistrimit. Pasuritë që kanë emër individual sipas akteve noteriale ndërmjet subjekteve porositës dhe ndërtuesit, regjistrohen në emër të ndërtuesit dhe në kartelën e pasurisë të paluajtshme bëhet shënimi përkatës, i vlefshëm deri në dorëzimin e kontratës së shitjes. Në rast se ka konflikt gjyqësor ndërmjet palëve, regjistruesi regjistron kërkesë-padinë. Në rast se nuk ka konflikt gjyqësor, por paraqiten pretendime nga palët, regjistruesi vendos kufizimin e veprimeve dhe orienton palët për zgjidhjen e çështjes në rrugë gjyqësore.

Për regjistrim të lejes

    1. a) Planvendosja e sheshit
    1. b) Projekti arkitektonik të miratuar në lejen e ndërtimit.
    1. c) Formulari nr.2, “Për miratimin e sheshit të ndërtimit”

ç) Formulari nr.4, “Për miratimin e lejes së ndërtimit”

    1. d) Vendimi për leje ndërtimi

dh)Vendimin për shesh ndërtimi

Regjistrimi i karabinasë

    1. a) Konfirmimi i përfundimit të punimeve të karabinasë, në përputhje me projektin dhe kushtet urbanistike, të miratuara në lejen e ndërtimit.
    1. b) Vendimi për sheshin e zhvillimit. Leja e ndërtimit dhe leja e zhvillimit.

ç) Plani i vendosjes së objektit. Akti i kontrollit të piketimit.

    1. dh) Projekti arkitektonik, i miratuar në lejen e ndërtimit.
    1. e) Formulari nr. 2, “Për miratimin e sheshit të ndërtimit”.

ë) Formularin nr. 4, “Për miratimin e lejes së ndërtimit”.

    1. f) Vendimi për leje ndërtimi.
    1. g) Vendimin për shesh ndërtimi.

Regjistrimi përfundimtar

    1. a) Konfirmimi zyrtar i përfundimit të punimeve të ndërtimit të objektit
    1. b) Certifikata e përdorimit
    1. c) Leja e zhvillimit dhe leja e ndërtimit
    1. d) Procesverbali i kolaudimit

ç) Plani i vendosjes së objektit

    1. d) Dokumente të tjera, që individualizojnë njësitë e objektit të ndërtuar (projekti, planimetritë e kateve etj.)
    1. dh)  Aktet noteriale dhe aktet e tjera të porosisë dhe sipërmarrjes, të lidhura para noterit, ndërmjet porositësve dhe subjektit të përcaktuar si investitor në lejen e ndërtimit, të paraqitura nga subjektet e interesuara, nëse ka.
    1. e) Kontratat noteriale të sipërmarrjes dhe marrëveshje të tjera noteriale, të lidhura ndërmjet pronarëve të truallit dhe investitorit, nëse ka.

ë) Çertifikata e përdorimit.

Neritan Gjergo

bubu

Next Post

Harroni Panamanë/ Ja parajsa ku miliarderët shqiptarë fshehin paratë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

September 15, 2026
Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

September 15, 2026
Aleati i Trump, Joe diGenova jep dorëheqjen nga posti i drejtimit të hetimeve për komplotin e dyshuar kundër presidentit -

SHBA nis shkurtimet në Ballkan! Ndihmë ushtarake vendeve të Amerikës së Jugut, preket Maqedonia e Veriut

September 15, 2026
Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

September 15, 2026
Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

September 15, 2026
Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

September 15, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Nesër vendimi/ Berisha: Ish-krerët e UÇK-së meritojnë pafajësinë, sytë e shqiptarëve drejt Hagës!

September 15, 2026
Zv/kryeministri Hoxhaj reagon ndaj Lajçak: Mos u shqetësoni për Kosovën

Pak orë para vendimit në Hagë, ish-ministri Hoxhaj: Historia do të vendosë drejtësi për çlirimtarët!

September 15, 2026
Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

“Ndoshta do të të vrasin!”- Batuta e Trump me kryeministrin kanadez pasi i dhuroi një “çelës të artë” për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë!

September 15, 2026
Kim Kardashian diagnostikohet me aneurizëm në tru

I grabitën unazën 4 mln dollarëshe në Paris një dekadë më parë, Kim Kardashian dëmshpërblehet vetëm me 1 euro!

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com