• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

16 vjet nga KPD-ja e PS nga ku lindi LSI

by Ylli Pata
18/12/2017 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata 

Është bërë tashmë një traditë e postkomunizmit shqiptar që një parti qeveris zakonisht dy mandate, por mandati i dytë, më shumë se një periudhë për të stabilizuar vendin dhe ndërmarrë reforma, është konsumuar me luftë e përplasje për ta prishur atë.

Kështu ndodhi në 2001, 2009 por edhe tani.

Pikërisht tre muaj pas zgjedhjeve të 25 qershorit, opozita dhe forca centrifugale kundër Ramës brenda mazhorancës po tentojnë që të mos lejojnë zgjedhjen e Kryeprokurorit të përkohshëm.

Thelbi i të tre trazirave në fillim të mandateve të dyta, edhe sot, është mungesa apo prishja e marrëveshjeve.

Në të tre rastet politikanët, nuk kanë arritur marrëveshje por kanë shpërthyer luftërat të cilat kanë tronditur stabilitetin politik në vend.

Në një demokraci, kur s’ka marrëveshje, ka zgjedhje. Por te ne ka ndodhur e kundërta dhe rasti më tipik është KPD-ja e famshme e cila këto ditë pati edhe 16-vjetorin e saj.

KPD-ja e 3 dhjetorit 2001 ka qenë evenimenti që ka pasur audiencën më të madhe shqiptare në çdo kohë, duke ja kaluar çdo filmi, telenovele apo shoë televiziv.

Edhe sot asnjë nuk e ka arritur atë eveniment.

Po çfarë ishte ngjarja që përplasi aq shumë Fatos Nanon dhe Ilir Metën, përkatësisht kryetarin e PS-së dhe kryeministrin e kësaj partie?

Para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001, Ilir Meta kishte grumbulluar shumë pushtet në duart e tij dhe ishte bërë personi më i pushtetshëm në vend, duke bërë për vetë jo vetëm thuajse gjithë strukturat e PS-së, por edhe mediat dhe pushtete të ndryshme.

Fatos Nano i kërkoi Presidencën Ilir Metës, por ky i fundit nuk e pranoi pasi kishte lidhur një pakt për të mbështetur Rexhep Meidanin edhe për një mandat.

Atëherë Nano propozoi Arben Malajn për Kryeministër, i cili u përball me vota në KPD-në e PS-së me Ilir Metën dhe humbi.

Pas fitores, Meta nisi fuqizimin edhe më të madh të pushtetit, jo vetëm politik por edhe ekonomik.

Në atë kohë ndodhën privatizimet më të mëdha në vend: u shit AMC-ja tek një kompani greke- Cozmote, ndërkohë u dha liçenca e dytë e telefonicë celulare, e cila iu shit degës greke të Vodafonit.

U shit Birra Tirana, e cila iu dha me aksione të barabarta 6 biznesmenëve të mëdhenj në vend që janë edhe manjatë mediash.

Ata janë: Ferdinand Ibrahimi, Irfan Hysenbelliu, Luan Bregasi, Alban Çela, Shefikat Ngjela dhe i biri i një politikani të njohur.

Po ashtu në kohën e Metës u dhanë një fond reklamash masiv për disa gazeta. Në atë kohë, Ylli Rakipi, drejtor i gazetës “Albania” mori dhuratë nga Meta ish-shtëpinë e Rinisë në mes të bllokut, e cila natyrisht u shndërruar në pallat.

Mustafa Muçi, ministri Minierave dhe Energjetikës dhe i ndjeri Dritan Prifti u bënë njerëzit me më shumë pushtet në vend.

Por Fatos Nano, mblodhi të pakënaqurit e ndarjes së pushtetit që ishin Makbule Çeço, zv.kryeministre; Sabit Brokaj; Petro Koçi sekretar organizativ i PS-së dhe shpalli luftën e hapur ndaj Ilir Metës.

Vendimin më të rëndësishëm të asaj mbledhje KPD-je e ka marrë Gramoz Ruçi, i cili vendosi që ajo të bëhet në transmetim live nga të gjitha televizionet.

Pikërisht këtu nisi One Man Shoë i Fatos Nanos.

Një monolog perfekt që ktheu në njerëz të dobët më të pushtetshmit e Shqipërisë, të cilët flisnin gjëra pa kuptim kur dilnin në tribunë pas Nanos.

Ja një shembull?

Fatos Nano akuzoi Bashkim Finon, ish-mikun e tij që Meta e kishte ministër se bën afera me Mirin e Xhikes, eksponentin e famshëm të krimit, i cili ka qenë pronari i një resorti në Lundër ku sot ndodhet TEG.

“Ç’punë ke ti me Mirin e Xhikes, ai nuk është shoky yt”’, klithi Fatosi.

Në podium u ngrit Luan Hajdaraga, ministër i Metës, i cili njohet edhe si psikolog edhe me backround akademik.

“Shoku Fatos sulmon këtu Mirin e Xhikes. Po atje shkojë të gjithë me familjet tona, ku pushojmë e pijmë kafe”, tha Hajdaraga duke mbrojtur në mënyrë të hapur personazhin e përmendur nga Nano.

Por kryetari i PS-së ishte në offensive dhe prej gojës së tij doli trioja deri përqeshëse “Muçi-Naçi-Baçi” *falë tre ç-ve), siç i quajti ai Mustafa Muçin, Anastas Angjelin dhe Bashkim Finon.

Prej asaj dite, këto figura politike morën një goditje që kurrë nuk i ngriti dhe nuk iu dha mundësinë të rikuperonin reputacionin që mbanin deri atëherë.

Tre ministra të qeverisë “Meta” dhanë dorëheqjen atë ditë por Nano nuk pranoi kërkoi rrëzimin e qeverisë. Meta nuk pranoi dhe lufta rifilloi prapë.

Nano mbështetej vetëm nga Koçi, Çeco, Sabit Brokaj, Ylli Popa dhe pak vetë. Në Pezë, një fshat simbol për të majtën, ai nisi “Lëvizjen për Katharsis”, e cila për tre muaj rrëzoi Metën dhe gatoi një marrëveshje të re mes të dyve.

Ata patën një përiudhë paqeje mes tyre, ku Meta morri dhe Ministrinë e Jashtme, deri kur erdhi ndarja e madhe  prej së cilës doli LSI-ja, e cila në fakt ishte ngjizur që në mitrën e pushtetit të Metës para KPD-së, si potencial politik ngritur mbi themele ekonomike. Dhe ky ështe sekreti pse LSI ishte prej atyre forcave që u mbajt në këmbë ndër vite.

Next Post
Haradinaj sot  në Bruksel me kryeministrat e tjerë të Ballkanit

Haradinaj sot në Bruksel me kryeministrat e tjerë të Ballkanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

October 28, 2026
Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

October 28, 2026
Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In