• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

16 mënyra për të krijuar “personalitetin 1 milionë dollarësh”

by Java News
16/07/2016 19:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të qenit një person i këndshëm dhe i pëlqyeshëm është plotësisht në dorën tuaj. E vetmja gjë që duhet të keni janë disa aftësi sociale, të cilat do t’ju bëjnë të dukeni më tërheqës.

Për t’ju ardhur në ndihmë, portali “Quora” vë në dispozicion aftësitë e dobishme sociale që mund të përvetësohen shpejt, të bazuara mbi studime të psikologjisë sociale dhe deklarata të ekspertëve të sjelljes.

Ja 16 mënyra të thjeshta për të ndërtuar “një personalitet prej 1 milionë dollarësh” dhe për t’u bërë personi më i pëlqyer në dhomë:

Mbani kontakt me sy

11

Ashtu siç Heidi Grant Halvorson e shpjegon në librin e saj “No One Understand You And What To Do About It”, gjëja e parë që njerëzit do të vendosin rreth jush, kur ju takojnë, është nëse mund t’ju besojnë. Dhe është shumë e vështirë që ata të pëlqejnë dikë që nuk kanë besim.

Vendimi i tyre vjen pothuajse tërësisht në mënyrë të pandërgjegjshme dhe kjo zakonisht tregon se sa mirë ti mund të balancosh dy gjëra: ngrohtësinë (butësinë) dhe kompetencat (autoritetin).

“Njerëzit kanë nevojë të ndihen që kanë vëmendjen tuaj, madje edhe kur nuk mund t’i jepni atë që kërkojnë” shkruan Halvorson.

Një mënyrë e thjeshtë për të treguar se ju jeni duke i kushtuar vëmendje është të mbani kontakt me sy në mënyrë të vazhdueshme.

“Kjo është një gjë tepër e thjeshtë, por ajo mbetet një nga hilet më ndikuese në jetën tuaj,” shkruan Brad Porter, përdorues i “Quora”.

Halvorson thotë se duke mbajtur kontaktin me sy është gjithashtu një mënyrë efektive për të përcjellë autoritet dhe studimet kanë treguar se ata që bëjnë këtë, janë të cilësuar në mënyrë të vazhdueshme si më inteligjentë.

Fillojeni këtë zakon menjëherë, thotë Porter. Nuk kërkon praktikë ose aftësi të veçantë, vetëm angazhim për të parë dikë në sy teksa bisedoni.

Buzëqesh

2

Mos nënvlerësoni fuqinë e buzëqeshjes, pasi është një mënyrë e thjeshtë dhe efektive për të përcjellë ngrohtësi. Qeshni dhe bëni shaka, rekomandon përdoruesi i “Quora” Craig Fraster. Njerëzit, në mënyrë të pavetëdijshme pasqyrojnë gjuhën e trupit të personit për të cilin janë duke folur.

Nëse doni të jeni të pëlqyeshëm përdorni gjuhën pozitive të trupit dhe njerëzit natyrshëm do të kthehen në favorin tuaj.

Tregoni entuziasmin

3

“Së bashku me një buzëqeshje, tregoni entuziasëm dhe energji, e njohur gjithashtu si karizëm”,sugjeron Rosalinda Oropeza Randall, një eksperte mbi sjelljen dhe etikën.

“Kjo jo vetëm që i tërheq njerëzit ndaj jush, por i bën më të afërt”, thotë ajo.

“Pasi të kalojnë kohë me ju, njerëzit do të largohen me një ndjenjë të ngrohtë, që me shumë mundësi do ia transmetojnë edhe dikujt tjetër.”

Vendosni telefonin në xhep

4

Dhe mbajeni atë aty derisa biseda ose takimi të ketë mbaruar. Basil Chiasson e sqaron thjeshtë:“Kushtojini vëmendje. Shikojini. Ndaloni çfarë jeni duke bërë. Mos i ndërprisni.”

Ky është një tjetër zakon i thjeshtë, por efektiv, që mund të praktikohet menjëherë dhe nuk kërkon ndonjë përpjekje apo aftësi.

Thërrisni njerëzit në emër

5

Herën tjetër kur dikush ju përshëndet në emër ose përdor emrin tuaj në mes të bisedës, kujtoni se sa mirë ju bën të ndiheni.

Nëse e keni problem të lidhni emrat me fytyrën, provoni strategji të ndryshme, të tilla si, përdorimi i imazheve ose bisedave që do t’ju ndihmojnë për të bërë lidhjen me emrin.

Redaktorja e Business Insider Careers, Jacquelyn Smith mësoi nga babai i saj artin e të mbajturit mend emrat, i cili i dha asaj disa këshilla të rëndësishme: Përsërisni emrat e njerëzve shumë herë teksa flisni me ta, tregojini dikujt tjetër emrat e këtyre personave, në rast se harroni dhe keni nevojë për një kujtesë dhe në telefonin tuaj shkruani një përshkrim të shkurtër, kush janë dhe se ku i keni takuar.

“Në jetë dhe në punë mbajtja mend e emrave mund t’iu ndihmojë për të ndërtuar marrëdhënie të forta dhe për të shmangur situata të vështira,” thotë Smith.

“Njerëzit gjithashtu e vlerësojnë kur ju kujtoni emrin e tyre, si shenjë respekti”.

Jepni një shtrëngim të fortë duarsh

6

“Mos e shtrëngo shumë dorën, por as butë dhe mos trego as dominancë në mënyrën se si e shtrëngon atë, “ shkruan Tony Vincent.

Studimet kanë treguar se njerëzit vendosin nëse janë ose jo si ju në pak sekonda gjatë takimit. Një shtrëngim duarsh mund të kontribuojë shumë në përshtypjen e parë.

Dëgjo

7

Dëgjoni më shumë se sa flisni, thotë përdoruesi i “Quora” Mark Bridgeman. “Keni dy veshë dhe vetëm një gojë. Ky është raporti që duhet të përdorni me ta.

Jo vetëm dëgjoni – dëgjoni në mënyrë aktive

8

Thjeshtë dëgjimi nuk mjafton. Njerëzit e këndshëm tregojnë se ata janë duke dëgjuar personin me të cilin po bisedojnë.

Të dëgjuarit aktiv kërkon katër hapa, shkruan Chiasson: dëgjimin, interpretimin, vlerësimin dhe reagimin.

Hapi i parë tregon se ju jeni duke i kushtuar vëmendje. Tjetri, “parafrazoni atë që ju keni dëgjuar dhe pyetni për paqartësitë,” sugjeron ajo. Vlerësoni duke gjykuar shpejt dhe qartë për të arritur në përfundime. “Sigurohuni që keni gjithë informacionin para se të jepni opinionin tuaj”. Së fundi “jep përshtypje, për ta bërë bashkëbiseduesin të kuptojë që e keni dëgjuar”- shkruan ajo.

Përkëdhelja e egos

9

Lajkat përkëdhelin në mënyrë të drejtpërdrejtë egon, shkruan Jualian Reisinger. Megjithatë lajkat mund të jenë jo të pëlqëyeshme nëse janë shumë të “sheqerosura”. Por disa lajka të tilla si lavdërime janë një mënyrë e mirë për tu pëlqyer, pasi e bëjnë një person të ndihet më mirë dhe i vlerësuar

Reisinger sugjeron që të përdoren bisedat e hapura që e bëjnë personin të ndihet si ekspert, siç është: “Ju dini shumë rreth marketingut, apo jo?ose “ E dini se pse gjithmon ëmë vjen ky mesazh gabim?” Në këtë mënyrë ti mëson diçka të re dhe personi tjetër ndihet i dobishëm.

“Është aq e lehtë, është sa ajo fito-fito dhe funksionon 100 % të rasteve”, thotë Reisinger.

Të dish si të pranosh një kompliment

10

Pranimi i një komplimenti mund të jetë i ndërlikuar për shkak se ju nuk doni që të dukeni egoist.

Po ju gjithashtu nuk doni të murmurini një “Faleminderit, edhe ju” sepse kjo ju bën të dukeni i paaftë nga ana sociale.

Pra, në vend se të jepni frazat si: “Ju shikoni 10 herë më mirë se unë” apo “Kjo ishte e gjitha falë jush,” Reisinger sugjeron për t’i pranuar komplimentet me besim duke përdorur fraza të tilla si “Faleminderit!  ose “Faleminderit ! Çfarë përvoje e mrekullueshme “.

Nëse dikush është ndërprerë gjatë bisedës, i pyet ata për të vazhduar

111

Gjithkush ka qenë ai person i cili gjatë tregimit të një historie është ndërprerë, dhe pastaj ka pyetur nëse dikush ka qenë duke e dëgjuar.

Milena Rangelov thotë se ju mund të jeni personi çlirues duke thënë diçka të tillë si, “Hej, ju lutem mund të përfundoni historinë tuaj për udhëtimin me biçikletë? Gjëja e fundit që përmendët është ajo që qentë ju ndoqën. A mund ta dëgjoj pjesën tjetër, ju lutem?”

Ju menjëherë do ta lehtësoni folësin dhe do ta bëni atë të ndihet i vlerësuar, shkruan ajo.

Kërko falje

12

Sigurisht, të marrësh në konsideratë gabimet tua është një instrument në ndryshimin e përshtypjes së keqe që mund të ketë dikush për ju. Por edhe një, “më falni” kur nuk kërkon falje për gjë mund të jetë çuditërisht ndihmëse.

Të thuash “më vjen keq” kur dikush po ju tregon ju diçka të keqe që ju ka ndodhur atyre është një mënyrë efektive për të treguar që po e vë veten në vend të tij dhe po përpiqesh të bësh lidhjen, ndryshe njihet si shprehje ndjeshmërie, sipas Halvorson.

Në fakt kërkimet në shkollën e biznesit Harvard dhe Wharton zbuluan se njerëzit pëlqenin më shumë të ja jepnin dikujt tjetër telefonin kur fjala e parë ishte “më falni për shiun”! Duke shprehur kuptimin e eksperiencës së dikujt dhe duke shpresuar më të mirën për to jep rritje të ndjeshme të besimit.

Mos u anko

13

Të jesh rreth jerëzve negativ është mbytëse. Kjo është arsyeja pse Rangelov i quan ato “ vampirë energjik” sepse ato ju thithin energjitë”. Të jesh një “bezdisës negativ” duhet të heqësh dorë menjëherë.. nëse e vëren veten duke u ankuar dhe dikush tjetër është duke ju shikuar i hutuar, bëj vetes një favor dhe zgjidh një temë tjetër.

Praktiko të qëndruarit mirë

14

Qëndro dhe ulu siç duhet, rekomandon Randall. Të qëndruarit jo siç duhet tregon që ju jeni jo i përshtashëm, thotë ajo për Business Insider, dhe nëse ju tregoni një gjuhë jo të mirë të trupit, askush nuk do të afrohet të shohë nëse jeni i pëlqyer . Halvorson gjithashtu shkruan që të ulesh siç duhet është një metodë efektive për të treguar kompetenca.

Sipas psikologut social Amy Cuddy, të qëndruarit në mënyre të hapur(këmbët e larguara, krahët e hapur, i anuar përpara), jo vetëm tregon besimin tuaj tek tjerët, po shkakton ndryshime të menjëhershme në kimine e trupit tuaj që ju bën ju më të fuqishëm, të cilën Halvorson e shpjegon që shkon dora-dorës me kompetencën.

Tregohu i vërtetë me ato që thua

15

Ndonjëherë, sjelljet që përcjellin ngrohtësi dhe ato që përcjellin kompetencë mund të jenë në kundërshtim me njëra-tjetrën.

Nëse ju dukeni shumë të ngrohtë njerëzit do të vënë në pikëpyetje kompetencat tuaja, pra ju mund të dukeni i dobët,” shkruan Halvorson. Dhe nëse ju dukeni shumë kompetent, njerëzit mund të arrijnë në përfundimin që ju jeni të ftohtë, kështu që mjaft u dukët si “kapo”. As i dobët as kapo nuk janë cilësi të pëlqyeshme.

Çelësi për të gjetur një rrugë të mesme mes “lovey- dovey”(i butë) dhe “arrogant, bastard”(bastard arrogant) është më e thjeshtë të jesh ai që je. “Sigurohu që të pranosh gabimet e tua, shmang mashtrimet e të gjitha mënyrave dhe tregohu dikush për të cilin bashkëpunëtorët tuaj mund t’iu cilësojnë si dikush që bën gjënë e duhur,” tha ajo.

Mbyll nje bisede siç duhet

16

Fjalët e fundit të një bisede mund të lënë një përshtypje për një kohë të gjatë tek një person, kështu që përdori siç duhet.

Randall sugjeron disa shprehje gjeniale si: “Gëzohem që ju njoha”, “ kalofsh një ditë të mirë”, ose “do ta kujtoj bisedën tonë.”

Është shumë e lehtë ta bësh dhe mund të bëjë diferencën./tvklan.al

Next Post

SHBA/ Panariti takim me të rinjtë shqiptarë që punojnë në BB dhe institucione të tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosjet Epstein| Të mbijetuarit shprehen skeptikë pas publikimit të pjesshëm nga Departamenti i Drejtësisë

Dosjet Epstein| Të mbijetuarit shprehen skeptikë pas publikimit të pjesshëm nga Departamenti i Drejtësisë

December 21, 2025
Ministri i Drejtësisë kërkon hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

Ministri i Drejtësisë kërkon hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 21, 2025
Përplasje për qendrën e Shkodrës, intelektualët denoncojnë ndërtimet, bashkia i cilëson shpifje

Përplasje për qendrën e Shkodrës, intelektualët denoncojnë ndërtimet, bashkia i cilëson shpifje

December 21, 2025
Sot zgjedhjet vendore, Spanja teston të ardhmen politike të Sánchez

Sot zgjedhjet vendore, Spanja teston të ardhmen politike të Sánchez

December 21, 2025
Humb jetën në Durrës punëtori i ndërtimit, drejtuesi teknik i kompanisë nën hetim

Humb jetën në Durrës punëtori i ndërtimit, drejtuesi teknik i kompanisë nën hetim

December 21, 2025
Majko: Dekreti i Metës për Begajn një surprizë pozitive, nuk e kishte për detyrë nga Turqia

PD: Rama po pengon punën e drejtësisë, po cenon edhe Kuvendin

December 21, 2025
Pas Sllovakisë edhe Hungaria nxjerr në pah problemet e BE

Fjalimi që tronditi Europën, Orban: Nuk dihet kush e filloi luftën në Ukrainë

December 21, 2025
Transportonin klandestinë kundrejt fitimit, arrestohen 2 persona! Në kërkim bashkëpunëtorët

Transportonin klandestinë kundrejt fitimit, arrestohen 2 persona! Në kërkim bashkëpunëtorët

December 21, 2025
Nisin përplasjet e para në Big Brother, Vrenozi debaton me Kristin: Skuth, ta fut edhe qesh

Nisin përplasjet e para në Big Brother, Vrenozi debaton me Kristin: Skuth, ta fut edhe qesh

December 21, 2025
Çështja “Balluku”, Bardhi: Do të marrim pjesë te Këshilli i Mandateve

Bardhi reagon pas deklaratës së Ramës: Kërkon të blejë kohë, e di që rrethi po i ngushtohet

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In