• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

16 marsi, dita kur Basha dhe Kryemadhi varrosën protestën politike

by Dritan Hila
17/03/2019 12:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Me mbylljen e mitingut te 16 marsit, ishte edhe epilogu i mitingjeve te stileve partiake.

Askush më nuk gënjehet të shkojë në mitingje të thirrur nga partitë përveç hallexhinjve që duan një vend pune si militantë.

Ata që rrethonin Bashën dhe Kryemadhin duke parë mrrolshëm rreth e rrotull gjatë mitingut, nga pamja duken se nuk e kanë haberin të votës së lirë ,  apo luftës kundër trafiqeve. Janë prototipat e gjysmanalfabetëve që rriten kampeve rinore të partive dhe kopje të shëmtuara të skuadroneve të sulmit të partive ekstremiste.

Po ashtu gjuha e politikanëve të dorës së dytë që flasin gjatë mitingut apo pas tij i ngjan asaj që përdornin të fortët e lagjes para 20 viteve çka tregon mungesë inteligjence dhe vizioni.

Terminologjia revolucionare e Bashës dhe Kryemadhit tashmë nuk emocionon askënd. Oferta e tyre është po ajo e 2013-ës. Për më tepër të dalësh ditën e Gërdecit që edhe vetë Berisha e cilëson krim shtetëror me Fatmir Mehdiun në ballë, është e tepërt edhe për gustot e trashura të shqiptarëve.

Ndërkohë Tiranës as ia ndiente fare për çfarë zhvillohej kjo protestë dy rrugica larg bllokut. Kafenetë ishin plot dhe jeta pati ritmin normal të një dite të zakonshme te shtune.

Ata që protestonin ishin militantë apo punonjës bashkish të opozitës të ardhur nga rrethet por askush nga elektorati gri nuk prish terezinë për disa që duan të përzënë socialistët nga zyra që të hyjnë vetë.

Protesta e 16 marsit ishte fundi i protestës partiake. Njerëzit që jemi lodhur duke i parë nëpër tribuna, që duan të hyjnë rishtas në zyra për ta vazhduar aty ku e lanë, nuk gënjejnë dot më askënd me parullat për vjedhjet e ekonomisë apo votës që blen Rama, sepse i kanë bërë vetë me pashë, kur ishin ne pushtet dhe askush nuk beson se nuk do ta bëjnë prapë, nëse kthehen. Nuk kanë as vullnet të hapin sistemin, si një akt sublim përpara asgjësimit të pashmangshëm që po i bëjnë vetes, në mënyrë që alternativa të reja të dalin. E pra kështu si janë katandisur, një kopje qesharake e mitingjeve të ‘90-ës, nuk i dhimbsen askujt.

Kanë filluar që vendin e tyre ta zënë studentët që protestojnë për arsimin, mjekët që protestojnë për dhunën, blegtorët që ankohen për shishen e qumështit që kushton më lirë se një bidon ujë. Këta po, që prekin zemrat e qytetarëve; këta janë njerëzit që përfaqësojnë hallet reale të Shqipërisë dhe janë zëri dhe lëngimi i saj. Pa, për ca që kanë dalë me lugë ne brez dhe kujtojnë se shqiptarët i besojnë, gënjejnë veç veten. Shqipëria ka ndryshuar dhe nuk pranon më demagogjinë. Dhe për këtë kanë meritë të gjithë ata që e kanë ngopur me profka dhe veleritur: nga Berisha tek Basha e deri tek Rama.

Next Post
Bilanc lufte nga aksidentet në Kosovë, 22 viktima për dy muaj

Bilanc lufte nga aksidentet në Kosovë, 22 viktima për dy muaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In