• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Diabeti në Shqipëri, çdo vit 3-4 mijë raste të reja

by Java News
08/04/2016 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria ka çdo vit 3000 deri 4000 raste të reja me diabet, ndërkohë që numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me këtë sëmundje arrin në 75 mijë, shkruan sot Gazeta Shqiptare. Të dhënat raportohen nga presidenti i Shoqatës së Diabetit, njëkohësisht mjek endokrinolog pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Florian Toti. Sipas tij, numri i të prekurve përbën 3.5% të popullsisë, ndërkohë që rreth 75 mijë të tjerë nuk e dinë që vuajnë nga kjo sëmundje. Në Ditën Botërore të Shëndetit, e cila shënohet çdo 7 prill, Organizata Botërore e Shëndetësisë është fokusuar pikërisht te diabeti, duke e cilësuar si epidemi rritjen e të prekurve, kryesisht në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Ndërkohë që, theksi është parandalimi i diabetit të Tip 2, i cili përbën 90% të të gjithë rasteve të diagnostikuar.

Parandalimi

Diabeti Tip 1 ndodh kur pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë, një hormon që rregullon sheqerin në gjak. Shkaku nuk njihet, por mendohet të jetë rezultat i kombinimit të faktorëve gjenetikë me ata ambientalë. Por, aktualisht nuk ka asnjë mënyrë të njohur për të parandaluar diabetin e Tipit 1. Ndërkohë që, diabeti Tip 2 ndodh kur trupi nuk mund të përdorë efektivisht insulinën e prodhuar. Megjithatë, në pjesën më të madhe të rasteve ai është i parandalueshëm pasi mund të rezultojë nga mbipesha, inaktiviteti fizik, dhe nganjëherë prej një predispozite gjenetike. Për këtë arsye, specialistët e Instituti të Shëndetit Publik japin një sërë këshillash, që mund të mbajnë larg këtë sëmundje, duke e vënë theksin te një stil jete i shëndetshëm.

“Për të ndihmuar në parandalimin e diabetit të Tipit 2 dhe të komplikacioneve që sjell kjo sëmundje duhet të: Arrijnë dhe të mbajnë një peshë trupore të shëndetshme, të jenë fizikisht aktiv, të paktën 30 minuta aktivitet fizik të rregullt, të moderuar deri në intensiv në 5 ditë të javës. Më shumë aktivitet fizik është i nevojshëm për kontrollin e peshës. Po ashtu, duhet të konsumojnë sa më shumë fruta dhe zarzavate të paktën 3-5 vakte në ditë, si dhe duhet të reduktojnë konsumin e sheqerit dhe të yndyrnave të ngopura. Gjithashtu, duhet shmangur përdorimi i duhanit, pasi pirja e tij rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare”, rekomandojnë mjekët e ISHP-së.

Pasojat

Me kalimin e kohës, diabeti mund të dëmtojë zemrën, enët e gjakut, sytë, veshkat, dhe nervat. Sipas specialistëve të ISHP-së, ai rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës si dhe goditjes në tru. “Në një studim të kryer në shumë vende të botës, gjetjet treguan se 50% e njerëzve me diabet, vdesin prej sëmundjeve kardiovaskulare (kryesisht sëmundje të zemrës dhe goditje në tru)”, shtojnë ata. Po ashtu, neuropatitë në këmbë të kombinuara dhe me një reduktim të fluksit të gjakut në këmbë rrisin mundësitë e zhvillimit të ulcerave në këmbë, infeksionet deri në nevojën për një amputim të gjymtyrëve.

Nga ana tjetër, retinopatia diabetike është një nga shkaktarët e verbërisë, dhe ndodh si rezultat i dëmtimit të vazhdueshëm, afatgjatë të enëve të vogla të gjakut në retinë dhe sipas të dhënave 1% e verbërisë në nivel botëror i atribuohet diabetit. Gjithashtu, diabeti është ndër shkaqet kryesore të dështimit (insuficiencës) së veshkave, ndërkohë që rreziku i vdekjes në individët me diabet është të paktën dy herë më i madh sesa te popullata pa diabet. Si për çdo sëmundje, diagnostikimi i hershëm është i rëndësishëm, ndërsa kjo realizohet nëpërmjet një testimi të thjeshtë të gjakut.

BW

Next Post

Parashikime tragjike të bëra realitet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohen 3 apartamente ku ushtrohej prostitucion në Tiranë, arrestohen 7 persona

Zbulohen 3 apartamente ku ushtrohej prostitucion në Tiranë, arrestohen 7 persona

April 28, 2026
Aksident me vdekje në Elbasan-Librazhd, ndalohet drejtuesi i mjetit

Aksident me vdekje në Elbasan-Librazhd, ndalohet drejtuesi i mjetit

April 28, 2026
Shpallet i pafajshëm ish-Shefi i Rrugores në Tiranë, vendimi për vartësit e tij

Shpallet i pafajshëm ish-Shefi i Rrugores në Tiranë, vendimi për vartësit e tij

April 28, 2026
CNN: Shtëpia e Bardhë nuk pranon propozimin iranian

CNN: Shtëpia e Bardhë nuk pranon propozimin iranian

April 28, 2026
“Dënojmë trajtimin çnjerëzor të Metës”, Berisha: Akt i urdhëruar nga Rama. Na rikthen te gjyqet e Enver Hoxhës!

“Dënojmë trajtimin çnjerëzor të Metës”, Berisha: Akt i urdhëruar nga Rama. Na rikthen te gjyqet e Enver Hoxhës!

April 28, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

April 28, 2026
VIDEO / Rama pret sërish në Kryeministri ambasadoren e SHBA-ve në Greqi

VIDEO / Rama pret sërish në Kryeministri ambasadoren e SHBA-ve në Greqi

April 28, 2026
Fed, të mërkurën votimi për Warsh: Tre fitues dhe Trump… i mundur nga vetë bashkëpartiakët e tij

Fed, të mërkurën votimi për Warsh: Tre fitues dhe Trump… i mundur nga vetë bashkëpartiakët e tij

April 28, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

“Hapni provat. Hapni kafazin. Hapni kamerat”, avokati i Veliajt: Procesi po shmang përballjen me të vërtetën

April 28, 2026
Nëse Trump do vritej, ja personat që do ta zëvendësonin në krye të vendit

Nëse Trump do vritej, ja personat që do ta zëvendësonin në krye të vendit

April 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In