• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Reagon GFI: Sulm i paprecedent dhe dashakeqës ndaj nesh

by A R
07/04/2016 22:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Debatet e fundit politike kane bere qe GFI Albania te reagoje oret e vona te se enjtes duke theksuar se koncesioni i markimit ne Shqiperi, nuk ka lidhje me të. Ne nje deklarate per shtyp, GFI thote se ditet e fundit eshte gjendur perballe nje sulmi mediatik te paprecedent.

“Jemi te shokuar nga moria e sulmeve te paverteta” – shprehet GFI Albania, e cila thekson se projekti i eshte parashtruar qeverise shqiptare ne 2010. Kompania ne fjale distancohet edhe nga markimi i karburanteve, duke thene se nuk ka asnje lidhje mes GFI dhe kesaj kontrate.

Deklarata e plote:

Dëshirojmë t’i bëjmë me dije opinionit publik se GFI Albania, një shoqëri e specializuar në markimin dhe monitorimin e hidrokarbureve, është gjendur ditët e fundit nën një sulm mediatik të papreçedent, të pakuptimtë dhe dashakeqës. Të befasuar dhe të shokuar nga moria e raportimeve të pavërteta, opinioneve joprofesionale dhe insinuatave të paqena, detyrohemi të sqarojmë opinionin publik shqiptar përsa vijon:

  • Projekti kombëtar i markimit dhe monitorimit të karburanteve nuk ka filluar befasisht në vitin 2013 siç aludohet në mënyrë dashakeqe.
  • Aludimi në media se shoqëria GFI Technologies ka fituar të drejtën e konçesionit të markimit të karburanteve në Shqipëri menjëherë pas themelimit në Maj 2013 është tërësisht i pavërtetë. Konçesioni i markimit në Shqipëri nuk ka asnjë lidhje me shoqërinë GFI Technologies.
  • Propozimi për të ndërtuar një projekt markimi të karburanteve i është parashtruar Qeverisë së Shqipërisë që në vitin 2010. Në vitin 2011 zbatimi i një projekti të tillë kombëtar është miratuar nga qeveria dhe është hedhur baza ligjore për shpalljen e një procedure konkurruese. Kjo procedurë është zhvilluar në vijim në vitin 2012, kurse kontrata konçesionare është nënshkruar në Shkurt 2013 pas muajsh të tërë negociimi. Në mënyrë ndoshta unike në procedurat konkurruese të organizuara nga entet publike shqiptare, procesi i tenderimit është shoqëruar edhe me testim fizik të kapaciteteve teknologjike. GFI Albania shpk është një shoqëri e të drejtës shqiptare e themeluar në Prill 2013 në përmbushje të detyrimit që rrjedh nga kontrata e konçesionit.
  • Zbatimi i projektit në terren ka filluar në Shtator të vitit 2013. Puna jonë ka dëmtuar interesat e paligjshme të shumë abuzuesve dhe kontrabandistëve të sektorit të karburanteve, të cilët fatkeqësisht në mënyrë të vazhdueshme kanë lobuar në shumë forma, përfshirë fushatat mediatike, kundër zbatimit të projektit, të ndihmuar edhe nga disa të ashtuquajtur gazetarë apo opinionistë. Çuditërisht, shumë media të cilat këto ditë nuk kanë ngurruar të hedhin baltë dhe të dizinformojnë opinionin publik, nuk kanë marrë mundimin asnjëherë të kërkojnë informacione mbi impaktin pozitiv të konçesionit të markimit në Shqipëri. Volumet e karburanteve të deklaruara janë rritur ndjeshëm në vitin 2015, megjithëse konsumi i disa industrive të mëdha si ndërtimi apo transporti është ulur. Përmes punës së GFI Albania, buxheti i shtetit gjatë vitit të fundit i ka rritur të ardhurat me 60 milion USD shtesë. Është e qartë se këto para janë zhvendosur nga xhepat e abuzuesve drejt buxhetit të shtetit.
  • Shpifjet në lidhje me shifrat dhe të dhënat financiare të punës së GFI Albania nuk janë një fenomen i ri. Që në vitin 2013, kur Shoqata e tregtarëve të karburanteve kërkoi pavlefshmërinë e kontratës konçesionare në Gjykatën Kushtetuese, është raportuar në media se si rezultat i projektit çmimi i karburanteve do të rritej me 20 lekë për litër (!) kur në fakt tarifa e shërbimit është 0.6 lekë për litër. Që në fillim janë përmendur shifra të tilla si 150 milion Euro fitime, apo deri edhe 300 milion Euro, kur në fakt xhiroja totale gjatë tre viteve të fundit 2013-2015 është rreth 6 milion Euro.
  • Mediat kanë aluduar madje se GFI Albania ka kryer transferta të dyshimta në shifra 400 dhe 500 mijë Euro. Theksojmë me forcë se kjo është një shpifje tërësisht abuzive. Aktiviteti financiar i GFI Albania është krejtësisht transparent, i bazuar në legjislacion dhe lehtësisht i monitorueshëm si nga Autoriteti Kontraktues ashtu dhe nga të gjitha organet ligjzbatuese të shtetit shqiptar.

Dëshirojmë të garantojmë opinionin e shëndoshë publik se aktiviteti i GFI Albania është në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë duke mbështetur Qeverinë e Shqipërisë në luftën e saj kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal në sektorin e karburanteve.

Next Post

Aprovohet ilaçi i ri për shërimin e HIV-it

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com