• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

153 palestinezë mbërrijnë papritur në Afrikën e Jugut, autoritetet nisin hetimet për fluturimin misterioz

by A R
14/11/2025 22:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Johanesburg – Autoritetet e Afrikës së Jugut kanë nisur një hetim mbi mënyrën sesi 153 palestinezë arritën në aeroportin e Johanesburgut në një fluturim nga Nairobi, duke ngritur pikëpyetje mbi itinerarin dhe organizimin e udhëtimit.

Udhëtarët, që përfshinin burra, gra dhe fëmijë, u mbajtën nën mbikëqyrje policore për më shumë se 12 orë, pasi pasaportat e tyre nuk përmbanin vulën e daljes nga Izraeli.

Ministria e Brendshme miratoi hyrjen e tyre në vend vetëm mbrëmjen e djeshme, pas marrëveshjeve me OJQ-në vendase “Gift of the Givers”, e cila u garantoi strehim dhe mbështetje.

Presidenti Cyril Ramaphosa tha se ngjarja ka elemente të mistershme, duke theksuar se grupi hipi në një avion që ndaloi në Nairobi, para se të zbarkonte në Afrikën e Jugut. Ai shtoi se do të ndiqen me kujdes të gjitha detajet e itinerarit.

Nga 153 udhëtarët, 130 morën viza të përkohshme për 90 ditë, ndërsa 23 të tjerë vazhduan udhëtimet e tyre drejt vendeve të tjera.

Më 28 tetor një fluturim i ngjashëm solli 176 palestinezë në Johanesburg, disa prej të cilëve janë larguar më pas për në vende të treta.

Ambasada palestineze në Afrikën e Jugut përshkroi udhëtimet si iniciativa të një organizate të pa regjistruar dhe të dyshimtë, që shfrytëzoi gjendjen humanitare të popullit të Gazës për të mbledhur para dhe për të lehtësuar udhëtimet, në mënyrë të parregullt.

Next Post
Avioni vetëm 12 metra mbi det, shmanget tragjedia ajrore në Itali

Avioni vetëm 12 metra mbi det, shmanget tragjedia ajrore në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria britanike vendos rregulla më të ashpra për emigrantët që kërkojnë të vendosen në Mbretërinë e Bashkuar

Qeveria britanike vendos rregulla më të ashpra për emigrantët që kërkojnë të vendosen në Mbretërinë e Bashkuar

November 3, 2026
Amerikanët votojnë sot në zgjedhjet e mesmandatit, në lojë kontrolli i Kongresit

Amerikanët votojnë sot në zgjedhjet e mesmandatit, në lojë kontrolli i Kongresit

November 3, 2026
Tragjedi në Everest, një i vdekur pas përplasjes së dy helikopterëve gjatë uljes (VIDEO)

Tragjedi në Everest, një i vdekur pas përplasjes së dy helikopterëve gjatë uljes (VIDEO)

November 3, 2026
Gjykata Supreme rrëzon kërkesën e administratës Trump për bllokimin e 20,000 votave në Kaliforni

Gjykata Supreme rrëzon kërkesën e administratës Trump për bllokimin e 20,000 votave në Kaliforni

November 3, 2026
SHBA-të sulmojnë Iranin përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit

SHBA-të sulmojnë Iranin përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit

November 3, 2026
Mijëra ushtarë evropianë do të stërviten në Poloni për një dislokim të mundshëm në Ukrainë në rast të arritjes së paqes

Mijëra ushtarë evropianë do të stërviten në Poloni për një dislokim të mundshëm në Ukrainë në rast të arritjes së paqes

November 3, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët u drejtohen sot kutive të votimit, testi vendimtar për Trumpin dhe republikanët

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët u drejtohen sot kutive të votimit, testi vendimtar për Trumpin dhe republikanët

November 3, 2026
Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In