• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Berisha, nga Hysni Kapo tek Simon Stefani…

by Aalison Pearse Stevens
28/03/2016 11:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në këtë pjesë të katër të rrëfimit të shoqëruesve kryesorë të Hysni Kapos, Nexhip Paja dhe Eqerem Sinani, sillen episode të tjera interesante dhe ta panjohura një jeta e ish-udhëheqësit komunist.

Si u pranua Sali Berisha në Partinë e Punës dhe pse “u mbyllën sytë” ndaj disa njollave të zeza në biografinë e tij.

Ndarja e Hysniut me gruan e parë dhe pse ajo u ‘hakmor’ kundër Kapos duke u martuar me Hysni Lepenicën.

Çfarë donte të kuptohej Mehmet Shehu, kur pas vdekjes së Hysni Kapos, i kishte thënë Nexhip Pajës: “Dëgjo Xhipe, sikur jam i tepërt në këtë ambient, më duken të panjohur këta të rinjtë!”…

 

Nga Idajet Beqiri

 Tashmë, pas vdekjes së Hysni Kapos, Sali Berisha do të synonte të hidhej në krahët e dikujt tjetër. “Miza e madhe në kësulë” që kishte ai, e bënte të ishte “vigjilent” në kulm! Por kjo “vigjilencë” nuk të çonte askund nëse nuk gjeje edhe një suport të fortë mbrojtës. Ai jo pa qëllim ju bë “rrodhe” Hysni Kapos, deri sa u fut në grupin e mjekëve që “interesoheshin” për shëndetin e tij. Sali Berisha problemet i kishte me Sigurimin e Shtetit, sepse nëse zbulohej prej tyre, i ikte koka. Ndaj depërtoi pikërisht te sekretari i Komitetit Qendror të Partisë Hysni Kapo, i cili ishte njëshi që udhëhiqte dhe mbulonte këtë “armë” të rëndësishme në duart e Partisë. Fakti që pas vdekjes së Hysniut, Sali Berisha iu ngjit nga pas Simon Stefanit, sekretarit tjetër të Komitetit Qendror të Partisë, i cili mbulonte problemet e Sigurimit të shtetit, duke u bërë mjeku i tij, flet shumë dhe nuk ka nevojë për shumë komente.

Nexhip Paja vite më parë, në 1968, u dërgua prej Hysni Kapos në Tropojë për të tërhequr dosjen e Sali Berishës. Në këtë kohë Berisha kishte kërkuar të anëtarësohej në Partinë e Punës. Komiteti i Partisë së Tropojës dhe Dega e Punëve të Brendshme të këtij rrethi ia kishte nxirë letrat Berishës me të gjitha faktet që atë e lidhnin me UDB-në e Serbisë, duke filluar nga Sllobodanka, bashkëshortja e tij (ky ishte emri i Lirisë në atë kohë), Milica, vjehrra e tij, shumë prej pjesëtarëve të kësaj familjeje të lidhur me strukturat e larta të UDB-së, e deri te lidhjet e vetë Berishës me një kolonel të këtij shërbimi famëkeq, i cili mbulonte problemet e shërbimit të fshehtë të Serbisë në Gjakovë. Mirëpo ata që investonin për Berishën i kishin gjetur rrugët që ta merrnin dosjen e tij dhe ta sillnin për trajtim dhe vendimmarrje në Tiranë. Se si u mbyllën sytë para fakteve skandaloze që e stigmatizonin thuajse hapur Berishën si një agjent keqbërës ndaj Shqipërisë, dhe sesi në 8 nëntor 1968, në ditën e themelimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë, ai pranohet si komunist, kërkon një trajtim të gjerë, pasi ka shumë prova, fakte dhe dëshmitarë okularë, të cilët e bëjnë situatën më dramatike nga sa dimë deri më sot.

***

Vdekja e Hysni Kapos solli disa ndryshime në lidhjet e vjetra që ekzistonin mes disa anëtarëve të Byrosë Politike. Treshja Hysni – Mehmet – Kadri, si para, por sidomos pas vitit 1974, konsiderohej si një trinom i pandashëm që mbante të fortë në këmbë shtetin dhe partinë. Pas vdekjes së Hysniut, u vu re që ndryshuan edhe marrëdhëniet e Mehmet Shehut me Kadri Hazbiun. Këta nuk shkonin si më parë. Kadriu u lidh fort me Ramiz Alinë. Xhipja shkonte mirë me Mehmet Shehun. Në radhë të parë sepse ishte Hysni Kapoja në mes.  Dhe Mehmeti, sikurse theksuam, mbi Hysni Kapon nuk vinte askënd. Madje as Enver Hoxhën. Vetëm një herë të vetme kishte pasur një lloj përplasjeje mes tyre gjatë luftës antifashiste.

Dhe ja si kishte ndodhur:

Hysni Kapo u divorcua me gruan e parë, me të cilën kishte një djalë, Pëllumb Kapon. Mehmeti nuk e suportoi dot këtë ndarje. Mbase ndikonte edhe mentaliteti i kohës, i cili nuk e honepste dot divorcin. Aq më shumë kur nga martesa kishte edhe një  fëmijë. Hysniu u përpoq që me urtësinë e tij ta bindë Mehmetin për këtë hap të guximshëm për kohën që kishte hedhur, por shoku i tij më i rëndësishëm dhe më besnik nuk ishte bindur.

Hysniu nuk ia la djalin ish gruas së tij. Një gjest të tillë e bëri edhe për shkak të dhembshurisë njerëzore që e karakterizonte atë në përgjithësi, por edhe për ish-gruan e tij, pavarësisht se si vajtën punët, sepse për një grua të shkurorëzuar e aq më tepër që të kishte edhe fëmijë në ngarkim, as që mund të bëhej fjalë realizimi i një martese tjetër.

Në fakt ish-gruaja e Hysni Kapos, fill pas divorcit me të, ju përgjigj “komplotit” kundër tij. Ajo pranoi të lidhte martesë me kundërshtarin më të madh politik të Hysni Kapos, përfaqësuesin e lartë të Ballit Kombëtar, Hysni Lepenica. Madje ajo bëri edhe një deklaratë publike që pati jehonë në atë kohë, kur tha: “Hysni lashë, Hysni mora”!

Ish-gruaja e Hysni Kapos lindi dy djem me Hysni Lepenicën. Të dy djemtë e saj kanë vuajtur, si gjithë kjo kategori, pasojat e të qenurit “bijë  ballisti”. Por ata edhe nuk ngurronin në kohën e diktaturës t’u përgjigjeshin atyre që u thoshin “bijë ballistësh”, se “vërtetë jemi të tillë, por mos harroni se kemi vëlla prej nëne Pëllumb Kapon, djalin e Hysni Kapos”.

berishiiiGjatë gjithë jetës së tij Hysni Kapo nuk u takua, e madje nuk e pa në asnjë rast ish-gruan e tij. Një ditë, kur sekretar i parë i Komitetit të Partisë në Vlorë ishte Sulejman Baholli, shkon Hysni Kapoja, dhe si deputet i Vlorës, realizon disa takime me popullin. Ishte planifikuar një takim edhe në fshatin Lepenicë. Gjithçka ishte organizuar në mënyrë perfekte, pasi nuk ishte gjë e vogël të shkonte në një fshat njeriu numër dy i Partisë dhe shtetit. Dhe u porosit Nexhipi të bënte “Benzin” gati për t’u nisur nga Vlora për në Lepenicë. U nisën. Nexhipi ishte në vendin e parë të “Benzit”, shofer ishte Abedini, ndërsa në ndenjësen e mbrapme ishte Hysni Kapo dhe Sul Baholli. Pa mbrritur në Lepenicë, Nexhipi i thotë Abedinit të ndalte “Benzin”. Ashtu veproi Abedini. Nexhipi zbriti dhe  kërkoi të zbriste edhe Sul Bahollit. “Çfarë ka? – pyeti Hysniu!” “Një problem të vogël, shoku Hysni, – i tha Nexhipi.” Dhe i thotë Sul Bahollit: “Nuk do ta çojmë në këtë mbledhje shokun Hysni. Nuk është mirë të përplaset me ish-gruan e parë, e cila punon dhe jeton në këtë fshat.”

Sul Baholli bëri të habiturin kur e mësoi këtë fakt, por nuk dinte si t’i thoshte Hysni Kapos. “Njoftoni anulimin e mbledhjes ju, – i tha Xhipja, – pa të tjerat i rregulloj unë.”  Dhe e sqaroi drejtpërdrejtë Hysni Kapon për shkakun që e detyronte të mos e çonte në atë mbledhje në Lepenicë. Hysniu as që e vuri në diskutim këtë gjë.

***

Ato ditë pas vdekjes së Hysni Kapos, në Shtëpinë e Partisë në Bllok,  Mehmet Shehu takohej ditët e diela me Nexhipin. “Hajde se më nxjerr mallin për Hysniun, – i thoshte Mehmeti, Xhipes. Dhe luanin letra, “Pesëqindshin”! Xhipja ishte bërë mjeshtër i “Pesëqindshit”, sepse vazhdimisht, kur e mbyllnin Hysniun në zyrë, apo në shtëpi, gjithë kohën me letra luanin. Dhe Xhipja e vuri përpara Mehmet Shehun, duke e mundur në letra. Mirëpo ku e pranonte humbjen Mehmeti! I merrte letrat, i griste copa-copa dhe i hidhte nga dritarja e lokalit. Nexhipi nuk thoshte dot “fitova”!

Dhe Mehmeti hidhej në sulm kundër Nexhipit, duke i kujtuar vazhdimisht me të qeshur të njëjtën histori të vjetër të ndodhur gjatë luftës antifashiste:  “Ty ta kam inatin, më ke çpuar dajon në bark me cfurk! Dhe nipi për dajon zbraz pushkë dhe merr hak” – i thoshte Mehmeti!

Ja e vërteta e kësaj historie:

Mehmet Shehu ishte nip në fshatin Shkozë, përtej Vjosës, ku kishte lindur dhe nga e kishte origjinën Nexhipi. Njëri prej dajove të Mehmetit, me mbiemrin Aliko, gjatë luftës u hodh në krahun e Ballit Kombëtar, e madje ishte ekstremist në radhët e kësaj organizate pro nazifashiste! Nexhipi, me porosi të Shtabit të Brigadës së 5-të Sulmuese kishte sjellë për mjekim në fshatin e tij Shkozë një vajzë të re partizane, e cila ishte plagosur. Po hanin darkë. I pranishëm ishte edhe dajua i Mehmetit. Si ballist që ishte, filloi të fliste keq për partizanen e plagosur. Në Thelb ky ballist nuk “honepste” dot daljen e vajzave dhe grave partizane në male. Sepse ballistët e mohonin kontributin e gjysmës së popullsisë në luftën antifashiste, sa ishin në numër gratë e këtij vendi. Ndaj nuk kishte asnjë balliste femër në Shqipëri. Nexhipi debatoi me të, por kur pa që ai po e shtonte zullumin, mori një cfurk druri që ndodhej aty, duke ia nguli në bark dajos së Mehmet Shehut. Ai mbeti i plagosur, por falë ndihmës së shpejtë, arriti të mos pësojë gjë në jetë dhe në shëndet. Dhe Mehmeti që ishte kënaqur me këtë ndodhi, bënte shaka me Nexhipin, duke i thënë se “kam për të marrë hakun e dajos!”

***

Saturday, March 26, 2016 (2).jpNexhipi më ka treguar se i kishte bërë shumë përshtypje një thënie e Mehmet Shehut ato ditë, pasi Hysniu kishte vdekur. Në Shtëpinë e Pritjes vinin disa anëtarë të Byrosë Politike, anëtarë të Komitetit Qëndror etj.  “Dëgjo Xhipe, – i kishte thënë Mehmeti, – sikur jam i tepërt në këtë ambient, më duken të panjohur këta të rinjtë!”

Nexhipi u shqetësua shumë prej këtyre fjalëve. Aq më tepër në kushtet kur edhe ai vetë kishte përjetuar të njëjtën situatë me Hysni Kapon gjatë viteve 1978-1979.

Në rastet kur Hysni Kapoja ndodhej jashtë Tiranës,  me shërbime apo me pushime, për probleme të rëndësishme që kishte apo i dilnin, komunikimin me Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun i bënte përmes letrave. I mbyllte ato në zarf dhe e porosiste Nexhipin që të priste sa ata t’i lexonin letrat e tij, pastaj te zarfi të shkruanin datën kur e morën letrën. Nëse kishin për të kthyer përgjigje letërmarrësit, Enver Hoxha apo Mehmet Shehu,  ia jepnin Nexhipit në të njëjtën mënyrë si vepronte Hysniu.

Një ditë, tregonte Nexhipi, kur Hysni Kapoja po përgatitej të shkonte në Vlorë për të bërë takime me popullin, në kuadër të zgjedhjeve për deputet, u revoltua pa masë dhe doli nga natyra e vet. Nuk dihet me urdhër të kujt, por në këtë shërbim atë do e shoqëronte një personel i tillë mjekësor, sa kishte një spital i tërë! Madje do të kishte pas “Benzit” të tij me të cilin udhëtonim edhe një ambulancë me të gjitha mjetet reanimatore. Ai po trajtohej sikur të ishte invalid i grupit të parë! Mirëpo ai e ndjente veten mirë, dhe po shumë mirë e shikonim edhe gjendjen e tij shëndetësore, tregon Nexhipi. Ndaj i bashkoheshim shqetësimit të tij të drejtë, por nuk dëgjoheshim nga askush, pohon Nexhipi.

Kjo e bëri Hysni Kapon që në mbrëmjen e ditës së parë të qëndrimit te Vila në Ujin e Ftohtë në Vlorë të shkruajë një letër për Enver Hoxhën. Nuk dihet e plotë përmbajtja e kësaj letre, veç në fund të saj Hysni Kapo argumentonte dorëheqjen e tij nga të gjitha funksionet në Parti, madje edhe si deputet i Kuvendit Popullor.

E thirri Nexhipin, i dha zarfin dhe e nisi me Abedinin, shoferin e tij për t’ia dorëzuar Enver Hoxhës në dorë…

Next Post

Ozil kërkon që Wenger të bëjë transferime gjatë verës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horror në Gaza! Raketa izraelite godet gratë dhe fëmijët, dhjetëra viktima

“Jemi në një moment kritik”, Katari: Nuk ka paqe në Gaza, Izraeli të largojë ushtrinë

December 7, 2025
Thyente xhamat e makinave, i grabiste dhe i shiste, pranga autorit të vjedhjeve dhe blerësit në Tiranës

Thyente xhamat e makinave, i grabiste dhe i shiste, pranga autorit të vjedhjeve dhe blerësit në Tiranës

December 7, 2025
“Uzurpime të patolerueshme”, Rama: Nuk ndalemi me çlirimin e hapësirave publike

“Uzurpime të patolerueshme”, Rama: Nuk ndalemi me çlirimin e hapësirave publike

December 7, 2025
“Viti hyn me këmbë të mbarë”, Rama: Pagat dhe pensionet do të shënojnë përsëri rritje historike

“Viti hyn me këmbë të mbarë”, Rama: Pagat dhe pensionet do të shënojnë përsëri rritje historike

December 7, 2025
Malta, parajsa e të pasurve dhe qyteti i kontrasteve: Luks, pasaporta dhe skandale

Malta, parajsa e të pasurve dhe qyteti i kontrasteve: Luks, pasaporta dhe skandale

December 7, 2025
Kina dhe Rusia zhvillojnë sërish ushtrime të përbashkëta kundër raketave

Kina dhe Rusia zhvillojnë sërish ushtrime të përbashkëta kundër raketave

December 7, 2025
Pesë faktorët kryesorë që ndikojnë në shëndetin e zemrës

Sa “vjeç” është zemra juaj? Si matet mosha biologjike e saj dhe si vlerësohet rreziku kardiak

December 7, 2025
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

“Drejtorët e ARRSH dhe KESH nën arrest shtëpie”, Rama: Nuk emërojmë dot të tjerë se Balluku është e pezulluar

December 7, 2025
Letra e parë e shtetit shqiptar, për korrupsion! Tare: Ja çfarë i kërkoi Myftiu, Ismail Qemalit

Letra e parë e shtetit shqiptar, për korrupsion! Tare: Ja çfarë i kërkoi Myftiu, Ismail Qemalit

December 7, 2025
Horror në Greqi! Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan, 50-vjeçarja futet në market për të shpëtuar

Horror në Greqi! Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan, 50-vjeçarja futet në market për të shpëtuar

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In