Me katër motorrë, dy kate dhe kapacitet për të transportuar deri në 853 pasagjerë.
Gjiganti i qiejve, Airbus A380 i kompanisë Emirates Airlines, e pa pisk në qiellin e Mançesterit, në Angli.
Avioni që vinte nga Dubai ishte në fazë uljeje kur iu desh të përballej me erën e fortë të stuhisë Katie, e cila po godet këto ditë gjithë Britaninë e Madhe.
Në video duken qartë përpjekjet e aeroplanit për t’u ulur në tokë. Gjithçka u mbyll në mënyrën më të mirë, kur avioni u ul pa asnjë dëmtim.
Pamjet janë publikuar nga dalla World Aviation HD.