• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

150 mln euro do vinin nga Afrika në Shqipëri/ Hetim për “dhuratën” nga tregtia e diamanteve

by Java News
25/12/2020 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

150 milionë euro qe dyshoheshin se buronin nga tregtia e gurëve të çmuar, u bënë shkak  që në prokurori  të niste një hetim që zgjati mbi dy vjet. Për shkak se shuma ishte deklaruar në një banke të nivelit të dyte se do i dhurohej një fondacioni por nuk u transferua, hetimi që përfshiu disa prokurori u pushua.

Në 25 tetor 2017 thotë prokuroria e Tiranës , shtetasja Carla Sala ka deklaruar se është në pritje të 150 milionë euro, kjo shumë duhet të transferohej me monedhën vendase të Zimbabeve dhe më tej do të konvertohej . Kjo shtetase madje paraqiti në bankë një deklaratë ku pohonte se shuma që do ti falej fondacionit  “Mesa” në Shqipëri buronte nga tregtia e gurëve të çmuar.

Kaq ka mjaftuar që autoritetet shqiptare të ngrinin flamurin e kuq dhe të  njoftonin edhe shërbimet ndërkombëtare për donacionin që pritej të kryhej, për të cilin u dyshua  se po ndiqej një skemë pastrimi parash por që siç rezultoi me vonë nuk u dorëzua dhe për rrjedhim hetimet u pushuan.

Nga veprimet që drejtoresha e fonacionit kreu gjatë kësaj kohe rezulton si provë  një memorandum bashkëpunimi për transaksionin.

Aty përcaktohet se shtetasi Gullierma Gonzales Lagunes do shiste valute gjithsej  50 copë me vlerë 100 trilionë dollarë Zimbabve,  të shitësi Muhamet Zadiq me destinacion Zelandën e Re në vlerë 150 milionë euro.

Në deklaratën noteriale i thuhej bankës se kjo shumë do t’i bëhej dhuratë fondacionit shqiptar që mes të tjerash do ndihmonte të varfrit dhe do investonte  ndërtimin e një azili.

Për hetimin e këtyre fakteve veç Shqipërisë rezulton se janë përfshirë edhe autoritetet në Kinë, Spanje, Zvicër, Zelande e Re, Kosovë dhe Itali ku mes të tjerash kanë vëzhguar dhe verifikuar emrat e përfolur nëse kishin apo jo rekorde kriminale.

Italia i thotë prokurorisë se Carla Sala ka një të kaluar në këtë shtet është e dënuar për mos kryerje të funksionit shtetëror për dhjetë vjet për akuzën e falimentimit me dashje.

Pasi kanë pritur gjatë dhe kryer një varg  veprimesh prokuroret deklarojnë në vendimin e pushimit se veç deklaratës se gruas në bankë gjatë kësaj kohë nuk u krye asnjë veprim tjetër ndaj dhe hetimi konsiderohet i mbyllur.(TCH)

g.kosovari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

November 23, 2026
Trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

“Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

November 23, 2026
Atentati që solli vdekjen e Sel Çamit në Fier, mbetet i plagosur edhe i vëllai

Vrasja e Sel Çamit në Fier, kamerat e sigurisë zbulojnë dy persona të maskuar pranë banesës

November 23, 2026
“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

November 23, 2026
Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

November 23, 2026
Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

November 23, 2026
“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

November 23, 2026
U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

November 23, 2026
Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

November 23, 2026
Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

November 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In