• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Veliaj homazhe në Prizren: Kujtesa na motivon për të ecur përpara

by Java News
17/02/2023 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në homazhet në varrezat e dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit. Ai tha se kjo është një ditë e bekuar për Kosovën dhe se kujtimi për sakrificën e dëshmorëve na motivon të ecim përpara.

“Kjo është një ditë e bekuar për Kosovën! 15 vjet mund të jetë moshë e vogël, por kur mendon se në këto 15 vjet janë aspiratatat e qindra viteve dhe sakrificat e mijëra njerëzve, atëherë kanë shumë më shumë kuptim se koha që ka kaluar. E nisëm ditën sot për të respektuar gjakun e të rënëve. Një komb që harron sakrificat dhe historinë, që harron sa mund, sa djersë, sa gjak është derdhur, nuk ka mundësi të bëjë përpara. Kosova, pikërisht se është themeluar mbi sakrificat, është themeluar në jetë rinore të atyre që ishin në kulmin e ëndrrave të tyre, që lanë gjithçka për këtë tokë të shenjtë, meritojnë të parët respekt. Respekt për dëshmorët, qofshin gjithmonë të paharruar! Respekt për familjet, respekt për shoqatat që e mbajnë gjallë atë frymë. Unë besoj se kujtesa është ajo që na motivon për të ecur përpara”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës tha se qytetet janë shumë të rëndësishme në historinë e kombeve tona.

“Ne vërtetë festojmë pavarësitë e Shqipërisë dhe Kosovës, ama qytetet kanë ekzistuar edhe para se të kishim shtetet e pavarura. Shpeshherë qytetet si Prizreni, me Lidhjen e Prizrenit, apo shumë qytete të rëndësishme të Shqipërisë dhe Kosovës, si Kruja etj, kanë ekzistuar para se ta kishim pavarësinë si shtet. Qytetet na kanë prodhuar energjinë edhe për të pasur shtetet.

Qytetet merren më pak me politikë, më shumë me punë konkrete, ndaj edhe unë besoj se vëllazëria mes qyteteve, njerëzve të thjeshtë, është ndoshta vëllazëria më e sinqertë. Është pa protokoll, pa burokraci, pa traktate e marrëveshje. Është si ta ndien zemra e si ta ndjen shpirti, ndaj edhe sot shikoj që janë bashkuar zemrat tona dhe mezi pres të bëjmë sa më shumë punë të përbashkëta. Unë e di se kush merret me punë publike, s’ngelet pa u kritikuar, s’bën dot punë pa marrë kritika, pa marrë opinione, ama detyra jonë është të udhëheqim dhe teksa udhëheqim, sigurisht që ka opinione të ndryshme, por besoj se qëllimi ynë i përbashkët është që t’i ngremë emrin Tiranës, Prizrenit dhe t’i vëllazërojmë qytetet tona”, u shpreh Veliaj./m.j

Next Post
Kiara i tregon kufijtë Luizit: Mos më bëj mua skena në sy të të gjithëve. Kujdes me duart…!

Kiara i tregon kufijtë Luizit: Mos më bëj mua skena në sy të të gjithëve. Kujdes me duart...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A është nul çështja penale e “Sterilizimit”?

A është nul çështja penale e “Sterilizimit”?

March 4, 2026
“Trump nuk e di çfarë do”, Ish-drejtori i CIA-s: Nuk ndryshohet një regjim me bomba. Rreziku i kësaj lufte…

“Trump nuk e di çfarë do”, Ish-drejtori i CIA-s: Nuk ndryshohet një regjim me bomba. Rreziku i kësaj lufte…

March 4, 2026
I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

March 4, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

“E dimë ku do të takohen Khamenei dhe këshilltarët e tij”, telefonata e fundit Trump-Netanyahu që dha dritën jeshile për sulmin ndaj Iranit

March 4, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

“Gjyqi ndaj Beqajt, provë sesa i keq është ligji procedural”, Manjani: Kur gjykata bëhet edhe prokuror, drejtësia humb paanësinë

March 4, 2026
IKMT rikthehet në Orikum, prish dy objekte mes kundërshtimeve të pronarëve

Dhunoi drejtorin e ekzekutimit të vendimeve brenda IKMT-së, shpallet në kërkim i riu

March 4, 2026
Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

March 4, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, rrëzohet buxheti i 2019

Trump kërcënoi me ndërprerjen e tregtisë, Sanchez: Mos përdor luftën në Iran për të fshehur dështimet

March 4, 2026
SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

March 4, 2026
Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In