• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

15 vjet për t’u trimëruar të pyesin Sali Berishën pse vrau

by Mero Baze
10/11/2025 18:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze 

Për të kuptuar të vërtetën e hidhur të drejtësisë shqiptare ndaj krimit më të rëndë politik në Shqipëri, që është 21 janari, mjafton fletthirrja e sotme e SPAK. Ajo që duhet të ishte nisur drejt Sali Berishës më 21 janar 2011 në mbrëmje, ka arritur në shtëpinë e Sali Berishës më 10 nëntor 2025, gati 15 vite me vonesë.
Nuk ka asnjë vend në botë, që një kryeministër të ketë vrarë katër qytetarë dhe për gati 15 vite të mos guxojnë as ta pyesin. Po e theksoj, që nuk kanë guxuar as ta pyesin.

Vetë këta prokurorët e SPAK që i ka zënë halli t’i dërgojnë letër sot, kanë bërë disa vite luftë në Gjykatën e Lartë të mos e marrin këtë çështje nën hetim, dhe pasi e kanë marrë, kanë po aq vite që po mendohen çfarë të bëjnë.
Ndërkohë të njëjtët kanë thyer çdo procedurë penale dhe të drejta kushtetuese të qytetarëve nën hetim, qofshin këta zyrtarë të lartë apo qytetarë të thjeshtë, për të treguar se “ligji është mbi të gjithë” përveç Sali Berishës.

Sidoqoftë, më në fund ftesa mbërriti pas 15 vitesh dhe ata tani janë më në siklet se sa vetë Berisha, që do t’u duhet ta pyesin.

Shumica e tyre kanë qenë prokurorë më 21 janar, kur shokët e tyre, Sali Berisha i zbonte si qenë nga oborri i Kryeministrisë, duke mos i lënë të dokumentonin provat, u hiqte derën e hekurit të oborrit të qeverisë në sy të tyre dhe nuk i linte ta dokumentonin, shkonin trokisnin gjithë natën tek dera e Gardës t’u dorëzonte serverin e Kryeministrisë dhe roja u thoshte ikni hani ndonjë paçe sa të gdhihet se nuk ua japim. Dhe me sa duket, poshtërimi që Sali Berisha u ka bërë ato ditë, përfshi dhe sulmin brutal mbi kryeprokuroren Ina Rama me gjuhën e një banditi, i ka bërë që të mos u dalë frika ende.

21 janari nuk është ndonjë krim që ka nevojë për hetim. Ato janë vrasjet më të filmuara në botë pasi janë kryer live. E vetmja gjë që duhej dokumentuar ishin provat e krimit dhe deklaratat e kryeministrit që shmangu hetimin duke shantazhuar prokurorinë dhe gazetarët.

Prova e parë është deklarata e orës 19:30 të datës 21 janar, ku Sali Berisha akuzoi se protestuesit i kishte vrarë opozita, me njerëz të futur mes saj, me “çadra-pistoletë” dhe “thika me helm”. Kjo deklaratë pasoi inskenimin e dy deklaratave nga dy mjekë afër Partisë Demokratike, të Spitalit Ushtarak, të cilët mbështetën këtë version të ngjarjes.

Prova e dytë është opozita e 22 janarit, kur Berisha ka urdhëruar policinë, dhe më pas e ka mbrojtur publikisht këtë urdhër, që të mos dorëzonte në Prokurori gjashtë gardistët e akuzuar për vrasje. Ky është një akt zyrtar. Kryeministri i asaj kohe mori përsipër personalisht të pengonte drejtësinë, duke e komentuar kërkesën e Prokurorisë si një skemë për rrëzimin e qeverisë, pasi “do t’i ikte zinxhiri komandues i Gardës”.

Prova e tretë është dhe më e ndyrë, pasi synon të inkriminojë dhe vartësit që ka urdhëruar të kryejnë krimin e prishjes së provave. Sali Berisha nuk i dorëzoi Prokurorisë filmimet e serverit të Kryeministrisë, që kishte të arkivuara pamjet brenda territorit të godinës për të gjitha ngjarjet e asaj dite. Ai ka urdhëruar fshirjen e tyre në mesnatën e 21 janarit, duke u gdhirë 22 janari, dhe më 23 janar, në një takim me krerët e Policisë dhe Gardës, ka gënjyer publikisht duke deklaruar se filmimet e serverit të Kryeministrisë ndodheshin aty dhe se Gjergj Lezha, në atë kohë sekretar i përgjithshëm i Kryeministrisë, mund t’ia dorëzonte Prokurorisë.

Pra, me vetëdije të plotë ka krijuar një alibi pas zhdukjes së provave, duke e lënë sot penalizimin mbi Gjergj Lezhën.
Tani Gjergj Lezha, ose duhet të pranojë deklaratën e Berishës më 23 janar që serverin e ka ai dhe ta dorëzojë, ose duhet të pranojë se është urdhëruar ta zhdukë më 21 janar në mesnatë sipas ekspertizës amerikane dhe të nxjerrë Berishën manipulator.

Këto janë prova publike që nuk kanë nevojë as për hetim, as për SPAK, as për gjykatë. Thjesht duhen certifikuar. Nuk di se ç’mund të ketë bërë SPAK që mendon kaq gjatë, por ndoshta po përpiqet t’i nxjerrë frikën vetes nga Berisha, të cilin e ka marrë të pandehur për një çështje korrupsioni të kapjes së shtetit, më shumë për ta viktimizuar dhe heroizuar sesa për ta ndëshkuar, dhe e ka lënë të qetë për një krim që meriton të gjykohet çdo politikan në botë.

Tani të presim deri të premte, kur ta thërrasin pas 15 vitesh hezitimi dhe frike, me shpresë se u ka dalë së paku frika que së paku ta pyesin:
Pse i vrave ata njerëz të paarmatosur, të pafuqishëm, të pambrojtur dhe të parrezikshëm për askënd?

Next Post
Pse 21 janari ndryshon të gjithë narrativën e SPAK

Pse 21 janari ndryshon të gjithë narrativën e SPAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com