Policia e Tiranës ka njoftuar mëngjesin e sotëm se pas një operacioni është arritur sekuestrimi i një sasie të konsiderueshme bime narkotike.
Bëhet fjalë për 71 kilogramë kanabis sativa të gjetura nga policia në fshatin Zall Herr, ndërsa në kërkim është shpallur poseduesi i parë.
I dyshuari V.B, 48 vjeç, është shpallur në kërkim ndërsa policia thotë se droga ishte paketuar në 15 thasë.