Arrin në 15 numri i viktimave nga shpërthimi në një magazinë të palicensuar fishekzjarresh në Kinën Veriore, raporton media.
”Më shumë se një duzinë njerëzish mbetën të plagosur nga incidenti i së dielës në Ningjin, zonë e provincës Hebei që kufizohet me Pekinin”, tha agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Hsinhua.
”Shpërthimi shkaktoi edhe thyerje të xhamave të një banese afër dhe të një fabrike rreth një kilometër larg nga zona e incidentit”, shtoi ajo