• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

15 milionë euro nga Italia, nisin punimet për modernizimin e portit të Vlorës

by
03/08/2015 14:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak ditë më parë nisën punimet për zgjerimin dhe modernizimin e portit të Vlorës, sipas një projekti të financuar nga Cooperacioni Italian me një vlerë prej 15 milionë euro.

Ky projekt, synon modernizimin në kompleks të portit dhe zgjerimin e kapacitetit përpunues të tij për të përballuar fluksin në rritje të udhëtarëve dhe të mallrave.

Nga ana tjetër, ky projekt është pjesë e një programi të gjerë të ndërhyrjeve nga Kooperacioni Italian në fushën e transportit dhe infrastrukturës në Shqipëri, me një vlerë të përgjithshme financiare prej më shumë se 100 milionë euro.

Masterplani i zhvillimit të portit të Vlorës, që e shndërron atë në një mjedis portual me aktivitet ankorimin dhe përpunimin e trageteve, do të jetë në përshtatshmëri të plotë me projektin tjetër të ndërtimit të shëtitores (“Lungomares”), në bregdetin e këtij qyteti.

Për këtë qëllim është punuar me palën italiane që ky projekt të ketë të gjithë elementet që garantojnë këtë përshtatshmëri.

Masterplani i këtij porti, një projekt i përbashkët mes qeverive shqiptare dhe italiane, synon transformimin gradual të tij brenda një periudhe 2-3 vjeçare, gjatë të cilës pritet të konkretizohen investimet e parashikuara.

Një studio e njohur në Padova (Itali), ka realizuar azhornimin e projektit në funksion të perspektivës dhe profilit të ri të portit me aktivitet atë të ankorimit dhe përpunimit të trageteve.

Foto porti i Vlores Foto Harilla Koçi (1)Masterplani parashikon rikonceptimin e strukturës aktuale të portit në një mjedis portual me kapacitet ankorues dhe përpunues për tre-katër tragete, nga një që është aktalisht. Nga ana tjetër, do të ndërtohet terminali i ri modern i pasagjerëve, do të zgjerohen sheshet e përpunimit, do të ndërtohen mjediset e reja të doganës, të policisë kufitare e shërbimeve të tjera portuale.

Masterplani i financuar nga Cooperacioni Italian, është investimi më i madh i pritshëm, që është realizuar ndonjëherë në portin e Vlorës dhe konkretizimi i tij do të ridimensionojë rolin dhe funksionin e këtij objekti.

Në bashkëpunim me partnerët italianë dhe përfaqësues të Kooperacionit Italian, janë saktësuar të gjitha detajet dhe është plotësuar dokumentacioni përkatës. Nga ana tjetër, masterplani i portit të Vlorës, me një kosto të përgjithshme prej 31 milionë eurosh, përbën një nga investimet më të rëndësishme në Vlorë.

Është parashikuar që ky masterplan të realizohet në katër faza, tre prej të cilave financohen nga Kooperacioni Italian, me një vlerë të përgjithshme prej rreth 15 milionë euro. Tre fazat e para përfshijnë rikonceptimin e skemës së portit dhe transformimin e tij, në një objekt bashkëkohor në përshtatje të plotë me shëtitoren përgjatë bregdetit, që tashmë ka nisur.

Projekti, parashikon rikonstruksionin dhe zgjatjen e kalatës perëndimore edhe me disa dhjetra metra të tjera, avancimin në det të brezit që bashkon aktualisht dy kalatat ekzistuese, thellimin e basenit etj.

Përmes masterplanit, do të realizohet një mjedis shumë i sigurtë për mjetet lundruese, të cilat do të ankorohen në hapësirën ujore, duke qenë tërësisht të mbrojtura nga ndryshimet e kushteve të motit dhe ato të lundrimit.

Në një prononcim të tij për këtë investim, Konsulli i Përgjithshëm i Italisë në Vlorë, zoti Stefano Bergesio, theksoi mes të tjerash se, “rikonstruksioni dhe zgjerimi i portit, do të përbëjë një hap të rëndësishëm për zhvillimin e qytetit në të ardhmen dhe jam shumë krenar që kjo vjen falë Italisë”.

/ATA

Next Post

Berisha më në fund e pranon: PD i humbi zgjedhjet e 21 Qershorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kupa e Botës me 64 skuadra për edicionin e vitit 2030, Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit

Kupa e Botës me 64 skuadra për edicionin e vitit 2030, Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit

July 12, 2026
Zelensky propozon zëvendësimin e kryeministres Yulia Svirydenko, ende pa emër për pasardhësin

Zelensky propozon zëvendësimin e kryeministres Yulia Svirydenko, ende pa emër për pasardhësin

July 12, 2026
Arkitektura ndër degët më të prefetuara të studimit, maturantët e interesuar do t’i nënshtohen testimit më 19 gusht

Arkitektura ndër degët më të prefetuara të studimit, maturantët e interesuar do t’i nënshtohen testimit më 19 gusht

July 12, 2026
“Zgjedhje të lira për zgjidhjen e krizës politike”, PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

“Zgjedhje të lira për zgjidhjen e krizës politike”, PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

July 12, 2026
Këshilltari i Khameneit: Për ne, Ngushtica e Hormuzit është më e rëndësishme se armët bërthamore

Këshilltari i Khameneit: Për ne, Ngushtica e Hormuzit është më e rëndësishme se armët bërthamore

July 12, 2026
Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

July 12, 2026
Irani ngre barrierën ndaj ndërhyrjeve të huaja në Hormuz: Liria e lëvizjes është përgjegjësi e jona

Pas sulmeve me raketa dhe dronë, Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut

July 12, 2026
Pushuesit marrin kontrollin mbi çmimet! Lezha vendos tabelat me barkod në çdo plazh

Pushuesit marrin kontrollin mbi çmimet! Lezha vendos tabelat me barkod në çdo plazh

July 12, 2026
Rafineria ruse në flakë pas sulmit me dronë ukrainas

Rafineria ruse në flakë pas sulmit me dronë ukrainas

July 12, 2026
Nga presioni i protestës te sfida e madhe e 2027, Klosi nxjerr kartat e PS!

Nga presioni i protestës te sfida e madhe e 2027, Klosi nxjerr kartat e PS!

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In