• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

15 Marsi, dita kur ose duhet të mbyllim TikTok-un, ose SPAK-un

by Mero Baze
06/03/2025 21:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze
17 vjet më parë, 15 marsi qëlloi e shtunë, njësoj si këtë vit. Ndërsa njerëzit ende nuk ishin nisur nga Tirana për fundjavë, një shpërthim i tmerrshëm mori jetën e 26 qytetarëve, plagosi rreth 300 të tjerë dhe hodhi në erë një fshat të tërë.

Një punishte primitive, pas së cilës qëndronte biznesi i pistë i djalit të Sali Berishës, kishte punësuar gra, fëmijë të mitur dhe një baxhanak të familjes Berisha, që kontrollonte gjithçka me primitivizëm dhe arbitraritet, duke krijuar kushte të papërgjegjshme pune dhe si rrjedhojë, një tragjedi kombëtare.

Prej 15 marsit të vitit 2008, Shkëlzen Berisha nuk është hetuar dhe nuk është marrë ende i pandehur për atë masakër.

Ministri i Mbrojtjes i asaj kohe, Fatmir Mediu, i cili ka si imunitet papërgjegjësinë e tij publike, ankohet se po e përsekutojnë që i kanë rikthyer gjyqin. Ndërkohë, po harxhon miliarda lekë duke u endur nëpër SHBA e duke grisur xhaketat e çdo kongresmeni për të dalë në foto e për t’ua treguar prokurorëve të Shqipërisë, si provë se është i paprekshëm.

I vetmi nga rrethi i familjes Berisha që ka paguar për këtë tragjedi është baxhanaku i tij, i cili është një nga 26 viktimat. Por Sali Berisha, i cili nuk harron asnjë kundërshtar, pretendon se nuk e kishte njohur dhe i ka mbetur peng që ai iku nga kjo jetë pa u njohur me të.

Drejtësia për Gërdecin jo vetëm që nuk është vendosur, por milionat e fituara në atë tragjedi po pastrohen sërish në Gërdec nga i biri i Sali Berishës, në një punishte të re të maskuar si fabrikë.

Ndryshimi i vetëm është se kjo fabrikë nuk vret më njerëz, por pastron lekët e fituara me gjak, duke i kthyer në kulla dhe pallate në Tiranë.

Në këtë vend, korrupsioni është një plagë e thellë, që zor se do të shërohet plotësisht ndonjëherë.

Por ai i 15 marsit 2008 ka qenë korrupsioni me çmimin më të lartë në botë.

Kudo ka politikanë që tentojnë të vjedhin për t’u pasuruar, por ai ishte rasti kur familja në pushtet i dogji njerëzit të gjallë për të vjedhur.

Dhe atë dosje, fatkeqësisht, e kanë kaluar nëpër duar të gjithë këta prokurorë që sot janë në SPAK.

Një shoqëri e shëndetshme dhe me memorie këtë ditë duhet ta kishte kthyer në një ditë proteste kombëtare ndaj pandëshkueshmërisë.

Por Sali Berisha e ka kthyer në një ditë “madhështore”, siç do ta quante ai me sloganin e tij, pasi ka arritur të mbajë drejtësinë larg nga krimi më i shëmtuar i familjes së tij.

Dhe tani, për t’i vënë vulën kësaj fitoreje, Berisha ka vendosur që 15 marsin ta shpallë ditë kombëtare të protestës për TikTok-un.

Është një ironi e madhe për drejtësinë dhe mbi të gjitha për shoqërinë shqiptare.

Meqë djali i tij e ka ditë ters 15 marsin për shkak të Gërdecit, me sa duket Berisha nuk do që ta ketë ditë tersi edhe nusja e djalit, e cila është blogere në TikTok dhe shet të brendshme të shtrenjta për të justifikuar paratë e Gërdecit.

Dy fatkeqësi në të njëjtën datë nuk pranohen.

Meqë për atë të parën nuk proteston dot, po proteston për këtë të dytën.

Ndaj, më 15 mars, meqë është edhe dita e fundit e TikTok-ut në Shqipëri, duhet të përmbyset vendi.

Pastaj, ose do mbyllim TikTok-un, ose do mbyllim SPAK-un.

Vetëm Berishët mos i prekni.

Next Post
Reagojnë Kuvendi dhe SPAK: Nuk ka asnjë kërkesë për heqjen e imunitetit për dy deputetë!

Reagojnë Kuvendi dhe SPAK: Nuk ka asnjë kërkesë për heqjen e imunitetit për dy deputetë!

Comments 3

  1. Arnestina Angoni says:
    12 months ago

    Nga sot, Republika e Shqipërisë ka vdekur.
    Tash e prapa, ka “REPUBLIKA SPAK E SHQIPËRISË”.
    President Altin Dumani.
    Kryeminister Altin Dumani.
    Kryeparlamentar Altin Dumani,
    Kryetar i Gjykates Kushtetuese Altin Dumani,
    Kryetat Gjykates Lartë Altin Dumani.
    Bajram Bega është jashtë funksioni si Presiden se nuk e pjerdh SPAK.
    Edi Rama ka frikë nga spakistet, ka frikë nga Altin Dumani.
    Rroftë e qoftë SPAK, “që i vuri shpatullat murit”, me pabesi, intriga, kurthe, dhe goditje kundershtareve të Sali Berishes.
    Na rroftë reforma në drejtësi që e besuam aq shumë.
    Zhgënjim i plotë.
    Turp që besuam në ëndrrën për drejtësi.

    Reply
  2. Arjana says:
    12 months ago

    Të lumtë dora e mëndja o Mero.
    Mjerisht ky popull ka për të vuajtur gjithmonë nga padrejtësia.as SPAK nuk do të bëjë drejtësi për 26 viktimat e Gërdecit.
    Është për të ardhur keq që kanë kaluar 17 vjet dhe nuk janë gjykuar ata që duhet të gjykohen…

    Reply
  3. Remi says:
    11 months ago

    Bravo Mero .por shprehja se qameti me i madh 3 dite zgjat eshte aktuale edhe sot.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In