• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

15 ditë të ngujuar nga frika e gjakmarrjes/ Vrasja e Ramazan Matajt, babai i autorit: Në 12 të natës më erdhën në shtëpi më treguan videot e vajzës

by S T
21/01/2025 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej 15 ditësh, familja Hasaj në Postribe të Shkodrës, është e ngujuar nga frika e gjakmarrjes. Ata nuk mund të ndalin nga banesa për shkak se dy djemtë, Arjoni dhe Klismani, akuzohen për vrasjen e fqinjit të tyre, Ramazan Matajt.

Kryefamiljari Rrustem Hasaj, në një intervistë për “Shqipëria Live”, tregon sesi vajzës së tij iu prishën dy martesa për shkak të viktimës.

“15 ditë kanë qenë terr për familjen time. Jemi të ngujuar, nusja bashkë me 4 fëmijë. I gjithë fisi jemi të ngujuar. As për të marrë një kafe për vete nuk dalin. Nuk kanë shkuar në shkollë, nuk mund t’i çoj se gjaknxehtësi është. Nuk kemi dal askund prej 15 ditësh. Faleminderit i respektoj disa shokë që më kanë sjellë një kafshatë bukë, nuk mi kanë lënë fëmijët pa bukë.

Fati ynë është në dorë të zotit, skam as rrogë as ndihmë as pension. Fëmijët nuk e dinë çfarë ka ndodhur, mendojnë se të atin e kanë jashtë shtetit. Vajza është 8 vjeçe e kupton. Zoti në qiell e di si do të përfundojë. Për rastin në fjalë nuk është diskutuar, vetëm dy herë. Nuk më kanë sqaruar gjë, janë shumë të prekur për atë që ka ndodh por shprehja e tyre është se na ka mundur e keqja.

Unë nuk i kam ditur çfarë ka ndodhur. Kjo punë mosmarrveshje ka 6 vite. Unë kam qenë para 4 vitesh në dijeni, vajza ime është ndarë nga dy burra për shkak të këtij personi. Familja e burrit të dytë më ka ardh në mes të natës në shtëpi më kanë treguar disa video të vajzës që unë nuk kam mundur t’i shoh. Ka 4 vite që ajo vajzë është larguar nga shtëpia.

Ai ka tentuar të futet edhe me zor në shtëpi, vajza ka bëritur. Vajza e vogël ka bërë denoncim për përndjekjen që ka bërë. Është bërë shoqërimi i këtij personi, unë ja kam lënë shtetit në dorë. Dua drejtësi, dënimin ta marrin këta që kanë bërë krimin.

Jam 60 vjeç dhe do rris dhe 4 fëmijët e djalit. Më kanë thënë që vajza ka ikur në Francë, ka ndenjur një vit atje dhe ka ardhur në Shkodër dhe kanë nisur problemet sërish me këtë person. Për djalin e vogël bëj be në kish e në xhami që është i pafajshëm. Djali i madh e ka bërë vetë ngjarjen.

Djali ka bërë takime me viktimën dhe të vëllain, i ka thënë hiq dorë. Nga data 25 dhjetor deri më 4 janar, e ka porosit 5 herë këtë viktimën, kurse vëllain e ka porositur para se të ikte ai në Belgjikë”, -u shpreh Rustemi.

Next Post
Jemi të gjithë “politikanë”…

Unë jam trampist

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

March 27, 2026
Stuhi shiu, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, reshje shiu dhe dëbore gjatë paradites

March 27, 2026
10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In