• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

SMS denoncuese për skandale seksuale në policinë e Matit, nisin hetimet

by Java News
21/03/2016 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Skandale” seksi në Policinë e Matit. Një sërë mesazhesh telefonike kanë denoncuar afera seksuale mes zyrtarëve të komisariatit, të akuzuar si të pamoralshëm, për të cilat Prokuroria e Matit ka nisur edhe hetimet, raporton sot “Panorama”.

Lajmi mësohet pas kallëzimit që disa prej të prekurve nga mesazhet kanë referuar në organin e akuzës.

Kryefjala e SMS-ve kishte lidhje me moralin e burrave e grave që punojnë në radhët e Policisë, në Komisariatin e Matit.

Në të shumtën e rasteve në to shkruhej se “X” zyrtar apo punonjës policie ka lidhje intime me “Y” punonjëse të këtij institucioni kaq të rëndësishëm.

Mësazhet vinin nga një numër, i paregjistruar në kompaninë “Vodafone”.  “Shefi L.A. flirton me punonjësen …” ishte njëri nga SMS-të që i ka shkuar edhe ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri.

Këto SMS u shkonin në të njëjtën kohë edhe familjarëve të personave, duke aluduar për lloj-lloj lidhjesh.

Numri i telefonit 0698783… ishte kthyer në makth për drejtuesit e Policisë së Qarkut Dibër dhe të gjithë punonjësit e Komisariatit të Matit.

Kjo sepse, përveç akuzave për lidhje intime mes punonjësve, janë dërguar mesazhe për lidhjet e oficerëve dhe punonjësve të Policisë me kontingjentë të krimit.

“Filani ka lidhje me elementë kriminalë”, është një model tjetër SMS-je që ka mundësuar largimin ose transferimin e disa punonjësve të policisë lokale.

Disa oficerë dhe oficere janë transferuar në Kukës, Tropojë e rrethe të largëta pas mesazheve për lidhje intime të tyre me njëri-tjetrin apo lidhje me botën e krimit.

Panorama

Next Post

Fitore e vështirë, Hysaj: Shijon më tepër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In