• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Refugjatët në gjendje të mjerueshme midis Maqedonisë e Serbisë

by Java News
16/03/2016 08:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më shumë se 400 refugjatë ndodhen aktualisht në tokë neutrale në kufirin mes Maqedonisë dhe Serbisë. Ata flenë në kushte jo njerëzore. Gjendja është dramatike edhe në Tabanovc.

Në mes të baltës, pa ujë dhe ushqime, qindra refugjatë kanë mbetur të ngujuar në zonën kufitare mes Maqedonisë dhe Serbisë. Më shumë se 400 vetë presin lejen e autoriteteve serbe, për të vazhduar rrugën për në Perëndim. Por autoritetet serbe e kanë mbyllur kufirin. Në Maqedoni nuk duan të kthehen, sepse kushtet në qendrat për refugjatë janë shumë të rënda. “Shumica jemi nga Siria, por ka dhe disa nga Iraku”, thotë Amiri. “Dua të jetoj frikë, pa luftë dhe pa vuajtje”, shton ai. Edhe shoku i tij pohon se ata nuk do të kthehen në asnjë mënyrë. Kushtet i rëndon edhe më shumë moti i keq.

Gjendje alarmante

Gjithandej dëgjohen zërat e bebeve që qajnë. UNHCR ka njoftuar, se më shumë se gjysma e refugjatëve që janë këtu janë fëmijë dhe se ata jetojnë në gjendje “alarmante”. Shumë fëmijë janë sëmurë nga të ftohtit, shiu dhe kushtet e rënda. Prindërit i dërgojnë te mjeku në anën maqedonase dhe sërish kthehen këtu – në baltë dhe kushte të vështira.

Në këtë vend nuk ekzistojnë as kushtet më elementare për ngrohje. Nuk ka kushte higjeno-sanitare, ndaj në të gjitha anët kundërmon. Meshkujt e mbledhur shumë shpesh shikojnë në dretjim të çadrës ku janë vendosur policët serbë, me shpresë se në një moment do të vijë shenja për kalimin e kufirit. Rreth 100 metra më larg ndodhet edhe qendra e tranzitit në Tabanovc. Kjo qendër është parashikuar për 700 persona, por atje aktualisht janë strehuar më shumë se 1100 refugjatë.

Kushtet në këtë qendër janë më të mira se sa jashtë në baltë dhe të ftohtë, por edhe këtu njerëzit janë në gjendje të mjerueshme. Mbyllja e itinerarit ballkanik e ka vështirësuar shumë situatën. Megjithatë në këtë qendër ka të paktën ushqime dhe fëmijët mund të merren me aktivitete të ndryshme sportive.

Samira nga Afganistani lan rroba me dorë. Ajo përpiqet të mbajë kushtet elementare higjienike. Jama nga Afganistani thotë se ka kaluar 10 vjet jashtë vendit. Ai ka përfunduar një master në shkencat politike, me shpresë se një ditë do t’i shërbejë vendit të vet. Por ai u detyrua të largohet për shkak të gjendes së rëndë atje. Në Tabanovc ndodhet qysh prej 20 ditësh me familjen. “Ende shpresojmë”, thotë ai. “Njerëzit po përpiqen të na ndihmojnë. Por këtu bën shumë ftohtë, fëmijët janë sëmurë dhe shumë shpesh kanë temperaturë. Ne duam të shkojmë kudo në Evropë, ku ka siguri.“

Ping – pongu politik

Austria dhe vendet e Ballkanit kanë rënë dakord muajin e kaluar për mbylljen e itinerarit ballkanit. Sipas të dhënave zyrtare, gati 800.000 kanë kaluar nga fillimi i vitit 2015 nëpër Maqedoni për në Evropë. Më 9 mars Maqedonia e mbylli kufirin për kalime ilegale. Mijëra refugjatë kanë mbetur në Idomeni, në anën greke. Ndërsa presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov e ka akuzuar Bashkimin Evropian për lënien pasdore të Maqedonisë. Ndërkohë refugjatët janë shndërruar në viktima të mosmarrëveshjeve politike në BE. E ata kërkojnë një vend të sigurt, ku nuk ka luftë dhe ku mund të jetojnë të sigurtë.

DW

Next Post

Keni parë ndonjë atlete amerikane...me shami?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

November 12, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

November 12, 2026
‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

November 12, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

November 12, 2026
Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

November 12, 2026
“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

November 12, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

November 12, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

“Lista Studentore në Serbi, antieuropiane”, Rexhaj: Dhuna e tetorit, e ngjizur dy javët e para

November 12, 2026
Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

November 12, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Negociatat me BE, Qeveria ndryshon përbërjen e Grupit Negociator, ja emrat e rinj për kapitujt kyç

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In