• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PD: Veliaj gënjen, Basha disa projekte në Tiranë

by
24/04/2015 14:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kanë vijuar edhe sot akuzat ndaj kandidatit të mazhorancës për bashkinë e Tiranës Erion Veliaj.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja Reila Bozdo tha se Veliaj ka ngritur gënjeshtrën në sistem dhe se ka hequr 20’000 shqitarë nga asistenca sociale, duke shkatuar kështu eksodet.

“Të themi që ministri kandidat genjeu prap, kjo nuk është gjë e re për askënd pasi të vetmen punë që ka bërë në dy vjet është se ka ngritur gënjeshtrën në sistem

Sot, ndyshe nga dje pranoi që ndihma ekonomike jepet me firmën e tij dhe që është ai përgjegjës i drejtpërdrejt për heqjen e 20 mijë familjeve nga ndihma ekonomike dhe futjen në skemë të miqve e familjarëve të tyre. Ministri i mirëqënies personale është po ashtu përgjegjës për reduktimin e shumë se parave që marrin familjet në ndihmë ekonomike.

Sot ministri tha se ka qënë pjesë e skemës së përfitimit të ndihmës ekonomike por është shumë i çcuditshëm fakti se si mamaja e tij arriti të kursente aq shumë nga ndihma ekonomike sa të bënte dy dasma luksoze ndërsa familjet e tjera në ndihmë ekonomike nuk sigurojnë dot as bukën e gojës.

Ministri të  Mirëqenies Personale që çdo përgjegjësi të vetën kërkon t;ua kalojë të tjerëvë  po i ribëjmë sërisht të ditur faktin botërisht të njohur se me urdhër te Edi Ramës banesat sociale mbahen të bllokuara nga këshilltarët e majtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Sot po i bejmë thirrje publikisht ti japë urdhër këshilltarëve të tij të miratojnë listën prej afro 200 familjesh që plotësojnë kriteret dhe që janë peng i papergjegjshmërisë së mazhorancës.”

Nuk kanë munguar nga ana tjetër akuzat as për kryeministrin Rama i cili sipas selisë blu, për 11 vjet në krye të bashkisë Tiranë nuk bëri asgjë për zhvillimin ekonomik dhe punësimin.

“Të ndalemi tek punësimi. Në 11 vjet kryebashkiak, Edi Rama nuk e kishte farë në axhendën e tij zhvillimin ekonomik dhe punësimin, madje të gjithë e mbajnë mend deklaratën e tij se ç’pune ka bashkia me punësimin. Për herë parë vizioni për zhvillimin ekonomik dhe punësimin u fut në prioritetet e bashkisë nga Lulzim Basha përmes uljes së taksave për bisneset e vogla, krijimi i fondit të garancive, nxitjes së sipërmarrjes së grave, hapjen e bizneseve nga të rinjtë, ndërmjetësimin mes punëdhënësve dhe punëkërkuesve. Si rezultat i ketyre politikave, Bashkia e Tiranës ia ka dalë të punësojë 25 mijë persona të cilët sot do të ishin 35 mijë nësë nuk do të bllokoheshin projektet strategjike dhe infrastrukturore të Bashkisë së Tiranës.”

Edhe njëherë, kandidati për Bashkinë e Tiranës duhet të informohet më mirë për punët e bashkisë pasi në dy vjet bashkia ka vënë në dispozicion nje fond prej 2 milionë dollarësh në dy projekte të ndryshme që nxisin hapjen dhe zgjerimin e bizneseve si dhe nxisin punësimin. Madje, Bashkia e Tiranës së bashku me Fondin Norvegjez të Investimeve për Vendet në Zhvillim, Fondin Shqiptaro- Amerikan për Zhvillimin si dhe Crimson Capital Fund krijuan të parin fond në Ballkan prej 5.2 milionë dollarësh që menaxhohet nga një Bashki dhe në këtë rast, Bashkia e Tiranës.”, tha Bozdo

Rikthyer tek Veliaj, Bozdo e mbyll deklaratën e PD duke thënë:

“Ministri që sot flet për punësimin është përgjegjës së bashku me mazhorencën për mijëra familje që po lënë çdo ditë vendin si pasojë e varferisë, papunësisë, mungesës së shpresës.”, përfundon deklarata për shtyp nga selia blu.

Next Post

Mediat serbe: Sulmet në Maqedoni, projekt i Shqipërisë së Madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: Samiti i NATO-s e vë Shqipërinë në prozhektorët e ndërkombëtarëve

July 8, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

“Protesta, lumë që mbledh përrenj”, aktivisti: Berisha do donte shumë të ishte aty…

July 8, 2026
Ditët e vështira ia lënë vendin dashurisë! Meri Shehu tregohet ‘dorëlëshuar’ me yjet e javës

A do e fitojë Messi Botërorin? Meri Shehu: Ka tendenca për rikthim drejt triumfit

July 8, 2026
Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

“Jemi gati të ulemi me ju”, deputetja socialiste thirrje protestuesve: Keni të drejtë për disa gjëra

July 8, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, ministri Hoxha: Kemi nisur përgatitjet…

July 8, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Protesta bëri bashkë ballistët me komunistët”, Petro Koçi: Kërkesat kërkojnë reflektim…

July 8, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Samiti i NATO-s në Tiranë, ironizon Hila: Do ta presë kryeministër Gonia dhe president Tiku…

July 8, 2026
Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

July 8, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Samiti i radhës i NATO-s, Zogaj: Uroj mos të ndodhin ngjarje që të mos mbahet ky takim në Tiranë

July 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Rama e ka seriozisht reflektimin”, Rexhaj: Ka kuptuar se një pjesë e qeverisë ka mbetur pas

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In