• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Histori vuajtjesh: E rrahur nga burri një ditë para dasmës dhe në muaj mjalti

by Java News
13/03/2016 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emër të dashurisë një 35-vjeçare ka duruar për tre vjet me radhë dhunën fizike e psikologjike të bashkëshortit të saj.

Episodet e dhunës kanë qenë prezente edhe në momentet më kulmore të marrëdhënies në çift.

Sipas gruas, bashkëshorti i saj, oficer policie, e ka dhunuar një natë para martesës, në Shën Valentinin e parë dhe po ashtu edhe gjatë muajit të mjaltit. Herën e fundit që është bërë pre e dhunës, shkak është bërë vetëm fakti se ajo ka ndërruar kanalin e televizorit. Pra episodi i fundit i dhunës ka pasur si shkak vetëm faktin se gruaja ka ndërruar kanalin e televizorit.

Historia e rrallë ka ndodhur në Tiranë dhe pak ditë më parë, Gjykata e kryeqytetit ka pranuar kërkesën e 35-vjeçares R. E. për lëshimin e një urdhri mbrojtjeje nga bashkëshorti. Në vendim, gjykata urdhëron të paditurin R. A. të mos qëndrojë në banesë dhe të mos i afrohet në një distancë më të afërt se 100 metra.

HISTORIA

Në sallën e gjyqit, 35-vjeçarja ka shpjeguar se problemet e shumta në marrëdhënien e saj martesore janë shpeshtuar në muajt e parë pas martesës. Sipas saj, përveç mosmarrëveshjeve të përhershme, bashkëshorti ka ushtruar ndaj saj dhunë verbale, psikologjike dhe fizike.

Paditësja ka pretenduar se bashkëshorti i saj e ka dhunuar që një natë para martese, në Shën Valentinin e tyre të parë, si dhe gjatë muajit të mjaltit që kanë kaluar në Francë, ku, sipas saj, ai vazhdimisht flirtonte me femra të tjera.

Para gjyqtarit, paditësja ka theksuar se bashkëshorti i saj flet me një fjalor të papërshtatshëm, gjuhë që ajo thotë se nuk e meriton. “Asnjëherë nuk kam dashur t’i jap fund lidhjes dhe kam bërë të pamundurën për ta mbajtur gjallë atë”, është shprehur 35-vjeçarja, që ka pretenduar se ishte ajo që i përballonte shpenzimet e jetës në çift.

DHUNA

Sipas 35-vjeçares, marrëdhënia në çift është përkeqësuar veçanërisht muajt e fundit, kur raporti ka degjeneruar në ushtrim dhune verbale, psikologjike dhe fizike nga ana e bashkëshortit të saj.

Ndonëse jetonin nën të njëjtën mbulesë, ajo pretendon se komunikimi mes tyre, ka munguar fare ose ka qenë në minimumin e mundshëm. Paditësja ka rrëfyer se episodi i fundit datonte pak ditë para se ajo t’i drejtohej gjykatës.

“Pala paditëse shpjegon se ka qenë duke u marrë me punët e shtëpisë, ndërkohë që bashkëshorti pinte cigare i shtrirë në divanin që ndodhet në kuzhinë. Pasi ka mbaruar punët e shtëpisë, me qëllim që të mos e bezdiste bashkëshortin e saj, i cili vazhdonte të ishte i shtrirë, paditësja është ulur në një karrige në cepin e tavolinës.

Sapo paditësja ka marrë telekomandën e televizorit për të ndërruar kanalin televiziv, bashkëshorti i saj është ngritur në këmbë dhe ka filluar të ushtronte dhunë psikologjike, duke përdorur një fjalor të papërshtatshëm”, thuhej në vendimin e gjykatës.

Paditësja shpjegon se pavarësisht sjelljes së dhunshme të tij, për hir të dashurisë së saj për bashkëshortin, ajo e ka toleruar atë dhe asnjëherë nuk ka kërkuar të bëjë ekspertiza mjekoligjore për të dokumentuar shenjat e dhunës mbi trupin e saj.

Panorama

Next Post

Receta, ballokume për Ditë Vere

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In