• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KLSH, marrëveshje me Zyrën Supreme të Auditit në Çeki

by Java News
11/03/2016 14:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, zhvilloi në Pragë në datat 9-10 Mars 2016 takime pune në Zyrën Supreme të Auditimit të Republikës Çeke dhe nënshkroi një Marrëveshje Bashkëpunimi me homologun e tij, Presidentin e Zyrës Supreme të Auditimit të Republikës Çeke, Ing.Miloslav Kala.

Marrëveshja u përgatit në bazë të Nenit 15 të Deklaratës së Limës, të parimeve të përbashkëta të respektit, besimit dhe bashkëpunimit dypalësh të Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI), si edhe të Organizatës Europiane të Institucioneve Supreme të Auditimit (EUROSAI).

Dokumenti i nënshkruar është me shumë vlera për KLSH-në dhe vjen pas nënshkrimit të disa marrëveshjeve të bashkëpunimit me SAI-et Europiane, të tilla si NIK-u Polak, Gjykata Austriake e Auditimit, Gjykata Turke e Llogarive, SAI-et e Kroacisë dhe Sllovenisë dhe në nivel rajonal, me SAI-et e Malit të Zi, Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë, etj. Zbatimi i këtyre marrëveshjeve, ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e kapaciteteve profesionale të audituesve të KLSH-së.

Përvoja e gjatë 25-vjecare e SAI-t Çek dhe cilësia e punës në auditim është një model shumë i mirë për t’u ndjekur nga KLSH. Nëpërmjet mbështetjes së parashikuar në marrëveshje, KLSH dhe Zyra Supreme e Auditimit të Republikës Çeke, do të shkëmbejnë eksperiencë në veprimtarinë e tyre audituese, përmes vizitave të punës, trajnimeve dhe workshop-eve për audituesit shqiptarë, etj.

Presidenti i SAI-t Çek, Ing.Miloslav Kala shoqërohej nga drejtues të lartë të institucionit, si Zv/Presidentja, Zdeňka Horníková, drejtues të bordit dhe drejtorë të Departamenteve të Auditimit.

Vizita u organizua dhe u realizua nën kujdesin e vecantë të Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Republikën Çeke, Riza Poda, i cili asistoi edhe gjatë nënshkrimit të marrëveshjes.

BW

Next Post

Mesazhi i fundit në Facebook i suedezit që vrau veten në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In