• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

14 vjedhje për dy muaj, kapen hajdutët e Durrësit

by Java News
16/11/2018 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Goditet grupi që kryenin vjedhje lokalesh dhe dyqanesh në qytetin e Durrësit, ndërsa në pranga kanë dy persona si dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë. Dokumentohen me prova shkencore 14 vjedhje të dyshuara të kryera nga shtetasit e vënë në pranga. Gjithashtu gjatë kontrolleve janë arrestuar edhe dy shtetas të tjerë me lëndë narkotike dhe armë të ftohtë.

Shërbimet e Policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara për kapjen e personave që qarkullojnë me sende të paligjshme, persona në kërkim apo me precedentë penalë, më qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve mbrëmjen e djeshme kanë goditur grupin që kryenin vjedhje lokalesh dhe dyqanesh në qytetin e Durrësit.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
• Geri Metaj 19 vjeç, banues në Durrës;
• M.P. 15 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve F.M. dhe F.Rr.
Shtetasit e mësipërm dyshohet se në bashkëpunim me njëri – tjetrin, kanë vjedhur 14 lokale dhe dyqane, vjedhje këto të dokumentuara me prova shkencore:

Më datë 15.11.2018, në lagjen Nr. 1 Durrës dyshohet se kanë vjedhur dyqanin e shtetases Sh.Xh.
Më datë 15.11.2018 në lagjen Nr.1 Durrës dyshohet se kanë vjedhur kioskën e shtetases F.Z.
Më datë 15.11.2018 në lagjen Nr.1 Durrës dyshohet se kanë vjedhur biznesin (parukieri) në pronësi të shtetasit I.E.
Më datë 15.11.2018, në lagjen Nr. 4 Durrës dysohet se kane tentuar të vjedhin Fast -Food në pronësi të shtetases A.L.
Më datë 06.10.2018, në lagjen Nr.14, Shkozet, Durrës dyshohet se kanë vjedhur dyqanin në pronësi të shtetasit T. K.
Më datë 25.10.2018, në Xhafzotaj dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin në pronësi të shtetasit A.J.
Më datë 28.10.2018, në lagjen Nr. 14 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit B.K.
Më datë 31.10.2018, në lagjen Nr. 13 Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e rrobave të shtetasit I.Gj.
Më datë 04.11.2018, në lagjen Nr. 4 Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin ushqimor në pronësi të shtetasit S.Gj. ku kanë marrë sende të ndryshme.
Më datë 05.11.2018, në lagjen Nr. 11 Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje kioskën në pronësi të shtetasit H. M.
Më datë 13.11.2018, në lagjen Nr.1 Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje parukierinë në pronësi të shtetasit I.E.
Më datë 04.11.2018, në lagjen Nr. 13 Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.E.
Më datë 08.11.2018, në lagjen Nr.13, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje kioskën në pronësi të shtetasit K.P.
Më datë 07.11.2018, në lagjen Nr. 13, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e rrobave në pronësi të shtetasit I. Gj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprime të mëtejshme për veprën penale
” Vjedhja në bashkëpunim” parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.

Gjithashtu gjatë kontrolleve të ushtruara janë arrestuar edhe shtetasit e mëposhtëm:

• Leonard Tusha 32 vjeç, banues në Durrës;
• Darison Llukaj 19 vjeç, banues në Durrës.

Policia gjatë kontrollit në mjetin e Leonard Tusha gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Ndërsa gjatë kontrollit fizik, të shtetasit Darison Llukaj Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një përforcues grushti. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike “në ngarkim të shtetasit L.Tusha dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta ” në ngarkim të shtetasit D.Llukaj.

/b.d

Next Post
Tirana vlerësohet në Kongresin Botëror & Panairin e Qyteteve Inteligjente në Barcelonë

Tirana vlerësohet në Kongresin Botëror & Panairin e Qyteteve Inteligjente në Barcelonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria që “merret me 300 flamingo të Mamurrasit dhe Bushatit”

Qeveria që “merret me 300 flamingo të Mamurrasit dhe Bushatit”

July 2, 2026
U dëmtua gjatë punës në Itali, ndërron jetë në spital shqiptari (EMRI)

U dëmtua gjatë punës në Itali, ndërron jetë në spital shqiptari (EMRI)

July 2, 2026
Shqiptari i lopës dhe mëzatit në Gjykatën e Hagës…

“Jashtëzakonisht zhgënjyese”, pse Haga shtyu vendimin për ish-krerët e UÇK-së

July 2, 2026
Shkatërruan makinat dhe dhunuan policët, 8 të arrestuar për protestën te Kuvendi (EMRAT)

Shkatërruan makinat dhe dhunuan policët, 8 të arrestuar për protestën te Kuvendi (EMRAT)

July 2, 2026
“Nuk ka humbje besimi në Shqipëri”, Rama për DW: Protestuesit duhet të presin zgjedhjet e ardhshme

“Nuk ka humbje besimi në Shqipëri”, Rama për DW: Protestuesit duhet të presin zgjedhjet e ardhshme

July 2, 2026
Konflikt me armë zjarri brenda familjes në Podujevë/ Daja me nipërit përfundojnë në spital

Konflikt me armë zjarri brenda familjes në Podujevë/ Daja me nipërit përfundojnë në spital

July 2, 2026
Ndërmarrjet shtetërore kineze raportojnë rritje të fitimit prej 3.5% në 5 muajt e parë

Ndërmarrjet shtetërore kineze raportojnë rritje të fitimit prej 3.5% në 5 muajt e parë

July 2, 2026
Tetë ditë nën rrënojat e tërmetit, burri nxirret i gjallë nga një ndërtesë e shembur në Venezuelë

Tetë ditë nën rrënojat e tërmetit, burri nxirret i gjallë nga një ndërtesë e shembur në Venezuelë

July 2, 2026
Rritet mosha mesatare e popullsisë në Kosovë, në vitin 2026 shkon në 49 vjeç sipas Agjencisë së Statistikave

Rritet mosha mesatare e popullsisë në Kosovë, në vitin 2026 shkon në 49 vjeç sipas Agjencisë së Statistikave

July 2, 2026
“Epsteini” ynë

“Flamingot” si fëmijë politikisht të padëshiruar të Berishës

July 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In