• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

14 vite burg për Arben Prendin, si u zbulua grupi i trafikut të drogës

by A R
12/07/2016 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 14 vjet heqje lire Arben Prendin. Prendi u akuzua fillimisht për veprën penale “trafikim i narkotikëve” gjykim që u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm.

I pandehuri është arrestuar në flagrancë më datë 29.06.2015 dhe u hetua me masën e sigurimit personal “arrest në burg” caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Dinamika e ngjarjes

Në datë 29.06.2015 rreth orës 14.00 në pikën e kalimit kufitar Morinë-Kukës është kapur në flagrancë shtetasi Arben Ndue Prendi, i cili po udhëtonte nga Kosova me drejtim në Shqipëri, me automjetin e tij tip kamion me targa AA090IF, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë brenda në kabinën e mjetit është gjetur një çantë brenda së cilës kishte një sasi lënde të dyshuar si narkotike. Më konkretisht gjatë kontrollit të bërë në kabinën e shoferit, poshtë një krevati është gjetur një valixhe ngjyrë blu brenda të cilës gjendeshin 176 (njëqind e shtatëdhjetë e gjashtë) pako plastike me peshë totale 15 kg e 400 gram lëndë narkotike heroinë. Nga shpjegimet e të pandehurit si gjatë hetimit, por edhe para kësaj gjykate, rezulton se gjatë qëndrimit në Kosovë, një shtetas tjetër i panjohur tërësisht nga ana e tij, i ka kërkuar që të kryente transportimin e çantës ku është gjetur lënda narkotike nga Kosova në Shqipëri kundrejt vlerës prej 3000 eurosh.

Ai shpjegon se nuk ka pasur dijeni se në çantë ndodhej lëndë narkotike. Në bazë të ekspertimit të lëndës narkotike ka rezultuar se sipas aktit të ekspertimit kimik të lëndës së sekuestruar i datës 02.07.2015 rezulton se nga analiza për pluhurin në paketimin objekt ekspertimi tregoi për praninë e heroinës. Gjithashtu nga akti i ekspertimit kimik ka rezultuar se e gjithë sasia e lëndës së sekuestruar është lëndë narkotike e llojit heroinë. Sipas akuzës është arritur të provohet se qëllimi i të pandehurit Arben Prendi ishte kalimi i lëndës narkotike nga territori Kosovar duke e importuar në Shqipëri, me qëllim përfitimin monetar përkatës. Prokuroria pasi shqyrtoi të gjitha këto prova vendosi ndryshimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Arben Prendi nga ajo e parashikuar nga neni 283/a-1 i K. Penal në atë të parashikuar nga neni 283/a-2 i K. Penal.

Ky ndryshim u bë pasi nga shpjegimet e të pandehurit si gjatë hetimeve, por edhe gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor rezulton se gjatë qëndrimit në Kosovë, një shtetas tjetër i panjohur tërësisht nga ana e tij, i ka kërkuar që të kryente transportimin e çantës ku është gjetur lënda narkotike nga Kosova në Shqipëri kundrejt vlerës prej 3000 eurosh. Këtë person i pandehuri ka pretenduar se e ka njohur rastësisht në postbllokun e Kukësit në doganë rreth 10 apo 12 ditë para se të arrestohej. Sipas të pandehurit ky quhej Ergys e ishte nga Fieri e kishin biseduar së bashku për të blerë një zetor në Kosovë të cilin do ta transportonte Arbeni nga Kosova për në Shqipëri. Ai shpjegon se nuk ka pasur dijeni se në çantë ndodhej lëndë narkotike.

Referuar këtyre zhvillimeve gjatë seancave gjyqësore në këtë shqyrtim rezultoi se alibia e të pandehurit jo vetëm nuk u provua, por u përforcuan dhe u bazuan në indicie e prova faktet e përshkruara nga prokuroria se ky i pandehur veprën penale e ka kryer në bashkëpunim dhe jo vetëm. Në këtë rrjedhë argumenti vjen dhe fakti që ky procedim penal është veçuar sipas vendimit të ndarjes dt.23.09.2015 administruar gjatë këtij gjykimi dhe nga kjo gjykatë. Ndërkohë që hetimet për identifikimin e shtetasit me emrin Ergys apo dhe shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale vijojnë, e për rrjedhojë aktet në ngarkim të autorëve të panjohur u ndanë nga aktet në ngarkim të të pandehurit Arben Prendi. Në këto kushte organi i akuzës deklaron se i pandehuri Arben Prendi nuk e ka konsumuar i vetëm veprën penale për të cilën akuzohet, por ai trafikimin e lëndëve narkotike e ka kryer në bashkëpunim me persona të tjerë. Sipas akuzës Prendi këtë vepër penale e ka kryer duke mundësuar transportimin e lëndës narkotike me qëllim për të kaluar nga Kosova për në Shqipëri nëpërmjet kufirit tokësor këtë sasi prej 15 kg e 400 gram lëndë narkotike heroinë. Kështu ai në kundërshtim me ligjin ka bërë të mundur transportimin e kësaj lënde narkotike me automjetin e tij tip kamion me targa AA090IF.

Në tërësinë e tyre provat e shqyrtuara dhe administruara në gjykatë janë koherente me njëra-tjetrën në drejtim të faktit të ndodhur dhe fajësisë së të pandehurit Arben Prendi. Gjykata në llojin dhe masën e dënimit për këtë të pandehur ne mendojmë se duhet të ketë parasysh rrezikshmërinë shoqërore të kësaj vepre, mënyrën e kryerjes së saj, faktin që pasoja ka ardhur pasi lënda narkotike ka kaluar kufirin, motivet e dobëta që e kanë shtyrë të pandehurin të kryejë këtë vepër, kryerja në bashkëpunim e saj, por dhe llojin dhe sasinë e lëndës narkotike të trafikuar. / GSH/a.m.

Next Post

Përkeqësohet indeksi i cilësisë së jetës, Shqipëria e fundit në rajon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spahiu në Ditën e të Moshuarve: Do të dyfishojmë efiçencën e shërbimeve dhe kujdesit në banesë

Spahiu në Ditën e të Moshuarve: Do të dyfishojmë efiçencën e shërbimeve dhe kujdesit në banesë

October 1, 2026
Përplasje fatale në Fushë-Krujë, humb jetën pasagjeri egjiptian

Përplasje fatale në Fushë-Krujë, humb jetën pasagjeri egjiptian

October 1, 2026
“Prokurorët tani do duhet të vrapojnë”/ Juristët e njohur: Kodi i ri godet abuzimet me hetimet dhe paraburgimin

“Prokurorët tani do duhet të vrapojnë”/ Juristët e njohur: Kodi i ri godet abuzimet me hetimet dhe paraburgimin

October 1, 2026
Studioja prestigjioze “Bjarke Ingels Group” shpallet fituese e konkursit për “Tirana Fountain Tower”

Studioja prestigjioze “Bjarke Ingels Group” shpallet fituese e konkursit për “Tirana Fountain Tower”

October 1, 2026
Falja me kusht, afatet e fundit – Tatimpaguesit duhet të heqin dorë nga ankimi deri më 30 nëntor

Falja me kusht, afatet e fundit – Tatimpaguesit duhet të heqin dorë nga ankimi deri më 30 nëntor

October 1, 2026
Aurela Gaçe reagon ashpër ndaj aludimeve: Nuk jam pjesë e asnjë videoje, paralajmëron padi ligjore për shpifje

Aurela Gaçe reagon ashpër ndaj aludimeve: Nuk jam pjesë e asnjë videoje, paralajmëron padi ligjore për shpifje

October 1, 2026

Normale që nuk ju pëlqen

October 1, 2026
“2,700 euro për një vend pune në Shqipëri”, dëshmia e punëtorit indian për borxhet, minierën dhe kërcënimet

“2,700 euro për një vend pune në Shqipëri”, dëshmia e punëtorit indian për borxhet, minierën dhe kërcënimet

October 1, 2026
Kumbaro paralajmëron ndryshime në arsimin e lartë, nis rishikimi i ligjit të vitit 2015

Hapet thirrja për Programin e Financimit të Doktoraturave 2026, Kumbaro: Dyfishohet mbështetja!

October 1, 2026
Puthi Arkanin, ndërsa myslimanët i quajti “defekt gjenetik”: Kush ishte gruaja më e tmerrshme e ultranacionalizmit serb

Puthi Arkanin, ndërsa myslimanët i quajti “defekt gjenetik”: Kush ishte gruaja më e tmerrshme e ultranacionalizmit serb

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com