• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

14 të arrestuar në një operacion ndërkombëtar, 2 prej tyre kapen në Vlorë

by A R
16/06/2023 13:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar, falë bashkëpunimit të suksesshëm me partnerët, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra penale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, si dhe për parandalimin e veprimtarive kriminale që mund të kryhen nga këta shtetas, në vendin tonë.

Operacioni i përbashkët u zhvillua nga Fast Albania, në bashkëpunim me DVP Vlorë, Interpol Tiranën, Zyrën e Interforcës italiane në Shqipëri dhe Interpol Romën. Ky operacion u zhvillua në të njëjtën kohë, në Itali, Shqipëri, Zvicër, Slloveni, Francë dhe Belgjikë, si dhe u koordinua nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lion. Lokalizohen në Vlorë, kapen dhe vihen në pranga me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 2 shtetas shqiptarë të kërkuar ndërkombëtarisht për vjedhjen me dhunë të disa mjeteve motorike në Italinë veriore.

Sekuestrohen në Vlorë, 1 mjet ekskavator, 1 mjet kamion dhe 1 mjet lundrues gomone. Në total gjatë këtij operacioni, në Itali dhe në Shqipëri, janë arrestuar 14 shtetas dhe për 3 shtetas të tjerë është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë të Policisë së Shtetit me zyrën e Interforcës italiane në Shqipëri, si dhe sigurimit të informacionit dhe shkëmbimit në kohë reale të tij, mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për 2 shtetas të kërkuar ndërkombëtarisht të cilët fshiheshin në Shqipëri, pasi ishin të akuzuar për vjedhjen me dhunë të disa mjeteve motorike, në shtetin italian, vjedhje këto me dëm ekonomik me vlerë të konsiderueshme, nga shërbimet e Policisë u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Motors”.

Në kuadër të këtij operacioni të zhvilluar në Vlorë, u kapën dhe u vunë në pranga 2 shtetasit e kërkuar ndërkombëtarisht, autorë të dyshuar për vjedhjen me dhunë të 10 mjeteve motorike në Itali, konkretisht: –Eduart Alikaj, 51 vjeç, banues në Vlorë dhe Feta Shametaj, 28 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasit Eduart Alikaj dhe Feta Shametaj ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Torinos, me vendimin e datës 04.05.2023, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet që këta shtetas përdornin, në fshatin Babicë, u gjetën dhe u sekuestruan 1 mjet ekskavator i dyshuar i vjedhur, 1 mjet kamion, brenda të cilit është gjetur 1 mjet lundrues gomone me gjatësi rreth 13 metra, me 3 motorë (marka “Yamaha”), me fuqi 415 KF, që dyshohet se mund të përdorej për ngjarje kriminale.

Si rezultat i hetimeve të përbashkëta është gjurmuar vjedhja e 12 automjeteve me vlerë të lartë ekonomike dhe e 10 makinave të tjera për bujqësi dhe ndërtim, të cilat rezultojnë të vjedhura në veri të Italisë.

Vlera totale e mjeteve, të gjitha të destinuara për t’u tregtuar në vendet afrikane (Gambia dhe Egjipt) dhe në vendet e gadishullit ballkanik (Slloveni dhe Shqipëri), llogaritet mbi 1 milion euro. Disa nga këto mjete, konkretisht 6 automjete dhe 9 makineri operuese, janë lokalizuar dhe sekuestruar në Itali, Shqipëri, Zvicër, Slloveni, Francë dhe Belgjikë.

Suksesi i këtij operacionit është rezultat i sinergjisë perfekte ndërmjet forcave të shumta policore nga Italia, Shqipëria, Zvicra, Sllovenia, Franca dhe Belgjika dhe nga disa vende të tjera, të koordinuara nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lion, të cilët i kanë ofruar bashkëpunim të plotë Policisë italiane dhe Policisë së Shtetit, si dhe kanë garantuar shkëmbim të vazhdueshëm të informacionit.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve, drejt Italisë.

/a.r

Next Post
SHBA në finale mes kaosit dhe grushteve përballë Meksikës

SHBA në finale mes kaosit dhe grushteve përballë Meksikës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

February 14, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In