• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

14 Shtatori ’98, Haxhia: Fahri Balliu na helmoi me pilaf në RTSH, Dan Everts më tha se Berisha na tradhtoi

by Aalison Pearse Stevens
19/09/2016 10:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ai e pranuar prej kohësh se ka qenë ndër organizatorët në terren të grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998, që u shndërrua në të tillë duke shfrytëzuar ceremoninë e përcjelljes së arkivolit të Azem Hajdarit.

Izet Haxhia ka sjellë dje në vëmendje disa detaje nga epilogu i kësaj ngjarjeje.

Tërheqja e Berishës nga puçi pas presionit ndërkombëtar, është fakt i njohur dhe trajtuar nga ish truproja i tij.

Por në këtë material Haxhia ndalet në detajet sa groteske aq dhe kuptimplota, të braktisjes së militantëve që i kishte çuar në qorrsokak, pikërisht në selinë e RTSH-së të pushtuar prej tyre, e ku pritej nga minuta në minutë të mbërrinte vetë Berisha.

Aty, thotë Haxhia, ai do të mbante “fjalimin e fitores”.

“Do të trajtoj një episod që ka ndodhur më 14 shtator 1998, dhe është përmendur më parë në mënyrë groteske. E kam fjalën për kazanët me pilaf që u sollën në ndërtesën e RTSH atë pasdite të 14 shtatorit. Nga kush u sollën këto kazanë me pilaf e mish pule? Ka qenë Fahri Balliu dora vetë që solli kazanët. Pasi solli këta kazanë dhe motrës së Hajdarit i la garuzhden në dorë për të ndarë pilafin, (a thua nuk kishte kush ta shpërndante pilafin e sjellë nga Fahriu, por këtë ai e bëri të diskreditonte motrën e Azemit), Fahri Balliu (pilafi) na u zhduk e nuk gjindej kërrkundi, as tek RTSH, as tek selia e PD. Pse, a thua? Gjithashtu kur filluan hetimet për grushtin e shtetit, Fahriu nuk u mor i pandehur edhe pse në dosjen e prokurorisë doli që Fahriu kishte sjellë kazanët me pilaf e mish pule tek RTSH më 14 shtator. Pse nuk u mor i pandehur, kur dihet se që nga Antoneta Malja e gazetarë të tjerë që erdhën në RTSH atë ditë u morën të pandehur? Sepse e mbrojtën miqtë e tij qeveritarë. Pasi u lidha në tel me selinë e PD që të kontaktoja me doktor Mortjen, se kur do vinte të mbante fjalën në Tv (sepse shumicës së militantëve që pushtuan RTSH u ishte thënë merrni në dorë RTSH sepse do flasë doktori), në vend të doktorit më doli Linda Ihsani që tha të prisnim. Po nga ana tjetër pashë se militantët e PD që kisha afër në RTSH filluan të pakësohen nga momenti në moment. Nuk po kuptoja arsyen dhe u bëra gati për luftime, se thashë mos po ikin nga ndonjë sulm që po vinte nga forcat qeveritare ashtu të zgërlaqura siç ishin, por që kishin filluar ta mblidhnin veten pasi “trimi” Perikli Teta ishte larë e pastruar.

Por arsyeja e kësaj ikjeje, siç mësova më vonë ishte një diare e tmerrshme që kishte kapur ata që hëngrën pilafin që solli Fahriu. Tani nuk e di kjo diarre erdhi ngaqë Fahriu si batakçi që është, kishte marrë pula të skaduara e pilaf të ndenjur? Apo erdhi ngaqë në kazanët e pilafit ishte hedhur një lëndë që shkaktonte diarre? Me të drejte do pyesni se pse duhet t’u shkaktohej diarre militantëve të PD që kishin pushtuar RTSH? Kujt i interesonte kjo gjë? Pasi doktor Mortja mori telefonatën nga miqtë e tij në Amerikë që të tërhiqej nga grushti i shtetit, nënshkroi tradhtinë e radhës edhe ndaj ne militantëve të PD që me porosi të tij kishim pushtuar RTSH. Tani doktor mortja ishte në hall se si do të na largonte neve nga RTSH. Që ju tradhtova nuk e thoshte dot, që bëra marrëveshje me qeveritarët e ngelur, në kurrizin tuaj, që ju çova vetë të pushtonit RTSH, prapë nuk e thoshte se nuk do t’i bindej njeri. Dhe ka akoma edhe sot shumë militantë të PD që nuk janë të bindur se doktor Mortja gënjen pa pikë turpi. Unë për fat me disa militantë të tjerë që kisha afër, nuk e hëngrëm pilafin e sjelle nga Fahriu dhe shpëtuam nga diarreja. Por unë tradhtinë dhe shitjen që na bëri Berisha e mësova nga ambasadori i OSBE në Tiranë Dan Everts. Ai kërkoi me këmbëngulje të fliste me mua në tel, në telefonatën e parë duke kërcënuar me ndërhyrjen e policisë, por pasi nuk e hëngra atë kërcënim dhe ja mbylla në surrat telefonin, në telefonatat e pastajme më tha që Berisha me Pollon kanë rënë në marrëveshje me qeverinë për t’u tërhequr. Po hajde t’ua mbushje mendjen militantëve të PD për këtë tradhti të doktorit.

Por atë pasdite të 14 shtatorit këtyre militantëve të PD ua mbushi mendjen pilafi i Fahriut përgatitur sipas recetës së doktor Mortjes…

dita/d i

 

Next Post
Dëbohet nga Gjermania shqiptari i sëmurë

Dëbohet nga Gjermania shqiptari i sëmurë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndodhi ajo që kisha frikë”, makthi i Sonilës: Pas dy javësh që lindi djali, spitali na mori në telefon…

“Ndodhi ajo që kisha frikë”, makthi i Sonilës: Pas dy javësh që lindi djali, spitali na mori në telefon…

April 12, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme, Putin ofron ndërmjetësim mes Iranit dhe SHBA-së e Izraelit

Kriza në Lindjen e Mesme, Putin ofron ndërmjetësim mes Iranit dhe SHBA-së e Izraelit

April 12, 2026
Kush është Peter Magyar, ish-aleati i Viktor Orbanit që sot kërkon ta rrëzojë nga pushteti

Kush është Peter Magyar, ish-aleati i Viktor Orbanit që sot kërkon ta rrëzojë nga pushteti

April 12, 2026
VIDEO/ Kaos në futbollin shqiptar! Bruno Telushi përplaset me policinë, arrestohet gjatë dhunës në ndeshje

VIDEO/ Kaos në futbollin shqiptar! Bruno Telushi përplaset me policinë, arrestohet gjatë dhunës në ndeshje

April 12, 2026
Dështimi i negociatave me Iranin në Pakistan, Vance largohet nga baza Ajrore Ramstein drejt Uashingtonit

Dështimi i negociatave me Iranin në Pakistan, Vance largohet nga baza Ajrore Ramstein drejt Uashingtonit

April 12, 2026
“Pritëm 12 vite”, The Guardian shkrim për riatdhesimin e Eva Dumanit. Frikë dhe pasiguri për të tjerët

“Pritëm 12 vite”, The Guardian shkrim për riatdhesimin e Eva Dumanit. Frikë dhe pasiguri për të tjerët

April 12, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

April 12, 2026
“Vajza lindi me ezofag të shkëputur…”, goditja e parë për Sonilën: Në një vit bëri 7 operacione!

“Vajza lindi me ezofag të shkëputur…”, goditja e parë për Sonilën: Në një vit bëri 7 operacione!

April 12, 2026
“Do të shpërthejmë minat!”/ Trump paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit pas dështimit të negociatave

“Do të shpërthejmë minat!”/ Trump paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit pas dështimit të negociatave

April 12, 2026
Moti i ngrohtë rikthen gjallërinë buzë detit, pushuesit nisin plazhin në Shëngjin

Moti i ngrohtë rikthen gjallërinë buzë detit, pushuesit nisin plazhin në Shëngjin

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In