• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“14 shtator ’98”, Berishën e shpëton parashkrimi! SPAK: Nuk e hetojmë dot se kaluan 27 vite pa asnjë kallëzim

by A R
12/12/2025 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për 27 vite, 1 muaj e 9 ditë, ndaj Sali Berishës nuk është bërë nga askush asnjë kallëzim për tentativë për grusht shteti dhe kryengritje të armatosur që ai ka drejtuar 14 shtatorin e vitit 1998, pas vrasjes së Azem Hajdarit. Dhe pikërisht ky indiferentizëm, i treguar për mbi një çerek shekulli nga drejtësia, policia, politikanët dhe qytetarët, sot po e shpëton përfundimisht nga përgjegjësia penale.

Vetëm me këtë argument, Prokuroria e Posaçme SPAK ka vendosur mos nisjen e hetimeve ndaj ish Kryeministrit, i kallëzuar për “Kryengritje të armatosur”, “Vepra me qëllim terrorist” dhe “Organizatë kriminale”, duke lënë përfundimisht pa zbardhur një prej krimeve më të rënda në historinë 35 vjeçare të pluralizmit shqiptar.

Ishte avokat Idajet Beqiri ai që më 23 tetor 2025, e vendosi në lëvizje Prokurorinë e Posaçme me një kallëzim për 10 persona, për të sqaruar një herë e mirë çdo moment nga grushti i dështuar i shtetit i 14 shtatori 1998, i udhëhequr nga Sali Berisha, në atë kohë kryetar i PD, i mbetur në memorie si përpjekja e armatosur për përmbysjen me dhunë të pushtetit.

Por përmes këtij njoftimi, prokurori i posaçëm, Edvin Kondili, e njofton kallëzuesin se nuk mund të bëjë regjistrim të çështjes.

Kondili, pasi i bën një pasqyrim fakteve kryesore të kallëzimit, thotë se mes të kallëzuarve janë Sali Berisha, Ritvan Bode, Genc Pollo, Shaban Memia dhe Pal Dajçi, të cilët kanë qenë deputet në momentin e krimit, dhe për këtë janë pjesë e kompetencës lëndorë të SPAK.

Por, sipas tij për këto emra apo edhe të tjerë “Nuk ka pasur asnjë moment, deri ditën e depozitimit të këtij kallëzimi, hetime paraprake, urdhër për regjistrimin e emrit të personit që i atribuohet vepra dhe akuzat”.

Referuar Kodit Penal të vitit 1995, që ishte në fuqi 14 shtatorin e vitit 1998, neni 66, pika a e tij, parashikonte parashkrimin e ndjekjes penale për cdo vepër penale ‘’që dënohet nga 10 vite burg e më shumë’’, nëse ka kaluar 20 vite nga momenti i krimit.

Të tria veprat e rënda penale ndaj Berishës e dënonin të gjitha me burgim të përjetshëm, por për shkak se askush nuk e ka kallëzuar apo hetuar për 27 vite, ai do të shpëtojë. Për kuriozitet në vitin 2017, neni 66 i Kodit Penal është ndryshuar dhe parashkrimi i krimeve që dënohen me burgim të përjetshëm ka shkuar 40 vite, por kjo nuk mund të aplikohet për një krim sado të rëndë të vitit 1998.

Një dështim i një shoqërie të tërë. Asnjë institucion nuk është kujtuar për 27 vite, 1 muaj e 9 ditë për ta zbardhur atë ngjarje, asnjë kundërshtar politik i Berishës, asnjë qytetar apo aktivist. Avokat Idajet Beqiri, i vetmi që bëri një kallëzim, për Report Tv tha se çështjen do ta ankojë në GJKKO, nga e cila shpreson të marrë urdhërimin e SPAK për të regjistruar hetimin e 14 shtatorit 1998.

Në kallëzim avokati Idajet Beqiri risolli në vëmendje një seri ngjarjesh që i paraprinë sulmi të armatosur të 14 shtatorit 1998, një përpjekje e dështuar për grusht shteti, një vit pasi Partia Demokratike kishte humbur pushtetin dhe, dy ditë pas vrasjes së ish-deputetit Azem Hajdari. PD pushtoi me grupe të armatosura për disa orë Kryeministrinë, RTSH, Gjykatën Kushtetuese, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Kulturës, ndërsa një granatë u hodh në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Skënder Gjinushi. Beqiri i bën thirrje SPAK të hetojë, duke theksuar se grushti i shtetit nuk ishte një ngjarje spontante që u krijua vetëm 2 ditë pas vrasjes së Hajdarit, por ishte planifikuar në mënyrë perfekte nga Sali Berisha prej të paktën 1 viti me radhë.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

shqiptarja.com

Next Post
Porositën rrahjen me çekiç të 26-vjeçarit, në kërkim 2 personazhet e TikTok! Në pranga autori, i dënuar më herët me 11 vjet burg

Porositën rrahjen me çekiç të 26-vjeçarit, në kërkim 2 personazhet e TikTok! Në pranga autori, i dënuar më herët me 11 vjet burg

Comments 1

  1. Opionisti says:
    10 months ago

    1 jane 2 gjera qe do hetohete 14 shtator ka ish gjykata krime te renda

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga bizneset e vogla, tek hotelet me 4 dhe 5 yje/ Kush përjashtohet nga tatimet deri në 2029-ën?

Nga taksat te pagat. Paketa fiskale 2027 në tavolinë, biznesi hap listën e kërkesave

September 29, 2026
Moti për sot, kthjellime dhe reshje lokale shiu në zonat malore

Moti për sot me diell në të gjithë territorin

September 29, 2026
“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com