• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

’14 maji’/ Veliaj për opozitën: Sapo të mbarojë fushata ata do ‘çajnë ferrën’. E shohin Rrogozhinën si xhep ku futen njëherë në 4 vjet për vota

by Java News
01/04/2023 17:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj nga Rrogozhina, ku prezantoi kandidatët për Këshillin Bashkiak atje, tha se sapo të mbarojë fushata opozita do t’i braktisë qytetarët, siç kanë bërë gjithmonë.

“Do mbarojë fushata, do numërohen votat, do vijë fitorja jonë në të pesë bashkitë e qarkut, dhe ata ‘do çajnë ferrën’, do ikin siç kanë bërë gjithmonë. Kush janë deputetët e opozitës? Lista është proporcionale, ka pasur deputetë edhe Rrogozhina, edhe Kavaja. Kush janë? I keni parë më pasi mbaruan zgjedhjet? Etjeni është këtu, Shpati është këtu, e sigurt që edhe Edisoni është këtu çdo ditë me skuadrën e tij. Kjo është diferenca mes atyre që e duan votën për të bërë punë, jo për të bërë sherr. Në qoftë se një doktor, një elektricist, një inxhinier, një arkitekt, nuk e bën punën e tij për katër vjet, nuk ka fytyrë të dalë nga shtëpia, e jo më të kërkojë atë punë. Po të jesh politikan, mund të ikësh 4 vjet nga Parlamenti, sikur nuk ka ndodhur asgjë, vjen prapë, sikur nuk ka ndodhur asgjë, thua poshtë ky, poshtë ai, mallkuar ky, mallkuar ai dhe kërkon vota prapë. Ndërkohë, një anëtar i këshillit bashkiak ikën katër vjet, nga 2019-2023, nuk ndodh asgjë. Komplet të pacipë, dalin dhe bëjnë fjalime, thonë dua vota prapë”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku ironizoi kundërshtarët politikë kur tha se e shohin Rrogozhinën si xhep ku duhet të futen njëherë në katër vjet për vota. Ai theksoi se Partia Socialiste do që bashkitë të jenë instrument për një bashkëpunim të shkëlqyer me qeverinë, për mbarëvajtjen e punëve të mira.

“Ne e shohim si një dashuri të madhe të çunave dhe gocave të këtij qyteti, që votën e duan si instrument për të bërë këto punë, për t’u siguruar që partneritetin me qeverinë ta përdorin për të bërë punë dhe jo për të hapur sherre apo për të krijuar hasmëri me qeverinë. Ne nuk jemi këtu se kemi inat dikë, nuk jemi këtu se duam të sherrosemi me dikë. Ne jemi këtu se duam Rrogozhinën, duam Tiranën, duam Shqipërinë, dhe duam që gjërat të bëhen më mirë, jo më keq, jo me sherr, por me punë”, vijoi më tej Veliaj./m.j

Next Post
Anëtarja e kryesisë së PD tregon çfarë do të ndodhë me Alibeajn pas 14 majit: Do mbajë përgjegjësi…!

Anëtarja e kryesisë së PD tregon çfarë do të ndodhë me Alibeajn pas 14 majit: Do mbajë përgjegjësi...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

“Seancat gjyqësore do të transmetohen LIVE”, Rama: Paraburgimi cenon dinjitetin kombëtar sepse…

September 30, 2026
Rama: Drejtësia e re i ka sytë me gjak dhe ndjek mediat e portalet

Rama: Askush s’mund t’ju hapë më telefonin pa vendim gjykate! Materialet që s’lidhen me hetimin do të asgjësohen

September 30, 2026
“Dora e fortë” e Ramës, çfarë po kërkon? Eksperti: Po përgatitet të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme lokale

Drogat nëpër shkolla, shokon eksperti i sigurisë: Raste përdorimi që në moshën 9-vjeçare

September 30, 2026
Demo pret në takim zyrtaren e lartë të BE: Shqipëria vijon punën drejt objektivit të vitit 2027

Demo pret në takim zyrtaren e lartë të BE: Shqipëria vijon punën drejt objektivit të vitit 2027

September 30, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal, Rama: 10 vite reforma në drejtësi, sot duhet të korrigjojmë dobësitë

Ndryshimet në Kodin Penal, Rama: 10 vite reforma në drejtësi, sot duhet të korrigjojmë dobësitë

September 30, 2026
“Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit”, Rama: Ndryshime në 20% të Kodit të Procedurës Penale

“Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit”, Rama: Ndryshime në 20% të Kodit të Procedurës Penale

September 30, 2026
Cilat janë hapat që ndërmerren për apelimin e një vendimi të Gjykatës Speciale?

Me 1 tetor tubim në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 30, 2026
Gafa në dokumentin e Trump me Musk e Zuckerberg, Shtëpia e Bardhë shkruan gabim emrin e SHBA

Gafa në dokumentin e Trump me Musk e Zuckerberg, Shtëpia e Bardhë shkruan gabim emrin e SHBA

September 30, 2026
Gogu: Një drejtësi e fortë ndaj krimit e korrupsionit duhet të jetë po aq e fortë në mbrojtje të të drejtave të qytetarit

Gogu: Një drejtësi e fortë ndaj krimit e korrupsionit duhet të jetë po aq e fortë në mbrojtje të të drejtave të qytetarit

September 30, 2026
Kërkojini falje Baton Haxhiut, Edi Ramës dhe çdokujt tjetër që i keni sulmuar për krimet serbe

Frika me protestu kundër Kurtit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com