• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

’14 maji’/ Topi: Rama s’do që t’i japë shumë konotacion! Në kampin blu, “dallkaukë politikë”! Komodë me betejat brenda tyre, si fëmijë…!

by Java News
30/03/2023 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka analizuar situatën politike në vend, përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit. Në një intervistë për emisionin “Frontline”, Topi deklaroi se mazhoranca është më e qetë, pasi vetë kryeministri Rama nuk do që t’i japë shumë konotacion politik këtyre zgjedhjeve.

Përsa i përket kampit blu, Topi e përshkruan si një situatë dramatike për shkak të përçarjes në dy grupime.

Sipas tij, këto grupime në PD janë komod në “betejën” brenda llojit, por që nuk janë të gatshëm për përballjen me forcat e tjera politike.

Topi: Ne kemi diskutuar sëbashku rreth së ardhmes së PD-së të grupimeve, të mënyrës si do silleshin politikisht por edhe strukturalisht. Këtu sëbashku kemi diskutuar për një gjendje të mjeruar. Gjërat kanë ecur dhe kalimi i kohës nuk ka bërë gjhë tjetër vetëm se ka faktuar ose vërtetuar atë që kemi parashikuar. Të parashikosh në politikë duhet të jesh i ftohtë, neutral, nuk duhet të jesh në mënyrë absolute i pozicionuar siç është klima në parti, ku autocensura i bën ata që të kenë frikë të flasin me vete. Kjo është klima në partitë. Kjo është një situatë atipike, s’ka ndodhur. Partitë politike shkojnë drejt zgjedhjeve dhe siç e kemi parë, një palë është e qetë. Ka komoditetin për të ndarë se këto janë zgjedhje për pushtetin vendor.

Askush tek PS nuk do kishte guxuar të trazonte ujërat në këtë drejtim. Vetë klima në PS është e tillë që zoti Rama kontrollon gjithçka, kështu është në interesin e tij për të mos i dhënë konotacion politik por ta lërë në dorë të kandidatëve. Në kampin tjetër, këtu vijnë dhe bëhen më dramatike. Jo se do vdesë njeri nga situata e zgjedhjeve, sikurse mund të ndodhin në situata tensioni. Këta në përgjithësi do i quaja dallkaukë politikë. Janë të qartë në rrugën e tyre, s’kanë emocion.

Janë më komod në betejat brenda. Kjo betejë brenda bëhet më e theksuar kur vërejnë se beteja jashtë është shumë e vështirë. I ngjan fëmijëve të frustruar në rrugë dhe gjejnë momentin për t’u rebeluar në shtëpi dhe kur dalin në rrugë, ecin sipas rregullave në rrugë. Është e papëlqyeshme, politika perceptohet sikur bëhen vetëm në interes të atyre që bëjnë politikë. Zgjedhjet bëhen në mënyrë të alternuar çdo dy vjet, që individët të vihen në provë. Nuk është halli i qytetarëve në momente zgjedhjesh. Ata që janë në hallin e madh, janë qytetarët. Por ata sëbashku me politikanët i kanë ushqyer.

Kur vjen situata tek zgjedhjet, njerëzit zënë vendet e tyre sikur janë thirrur në ushtri. Politika e vitit 2023 është politika e vitit 1992. Ndryshe ishte koha atëherë. Asnjëherë nuk kam dëgjuar që njeri të bëjë skanerin e përbërjes së partive politike. Atëherë kishe njerëz intelektualë, nuk e mendonin karrierën politike për të mirën materiale. Kjo është arsyeja pse në partitë politike ti ke njerëz anonim. Ka një rregull që përbën një paradoks./m.j

Next Post
“Ti je e paedukatë”/ Balla shpërthen ndaj Zhupës: Je gocë e re, po do të bësh politikë, këtyre këtej t’i vish anash

"Ti je e paedukatë"/ Balla shpërthen ndaj Zhupës: Je gocë e re, po do të bësh politikë, këtyre këtej t’i vish anash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In