• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“14 Maji”, Prokuroria e Përgjithshme: Janë regjistruar gjithsej 31 kallëzime penale

by A R
19/05/2023 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Përgjithshme ka bërë një bilanc të punës së saj në kuadër të zgjedhjeve vendore. Deri më 18 Maj, Prokuroria thotë se janë regjistruar gjithsej 31 kallëzime penale. Më së shumti ato janë bërë në Elbasan, më saktësisht 5 prej tyre.

Në Vlorë e Berat ka nga 4 kallëzime; në Durrës, Kukës e Gjirokastër ka nga 3 kallëzime; në Fier, Dibër dhe Tiranë nga 2 kallëzime ndërsa në Korçë, Shkodër dhe Sarandë nga 1 kallëzim.

Prokuroria e Përgjithshme thotë se kallëzimet janë paraqitur nga subjektet politike, institucionet dhe nga referimet nga Policia Gjyqësore. Gjithsej në pranga në lidhje me këto raste janë vënë 6 persona.

“Prej të cilëve 2 në Sarandë, 2 në Tiranë, 2 në Vlorë”, thuhet në njoftim të prokurorisë.

“Është vendosur mosfillim i hetimeve për 3 kallëzime penale, prej të cilave 2 mosfillime nga Prokuroria Dibër dhe 1 mosfillim nga Prokuroria Gjirokastër. Kallëzimet e tjera janë në fazë verifikimi. I është atribuar vepra penale 25 personave”, thuhet nga prokuroria.

Mësohet se drejt SPAK janë kaluar 3 procedime penale për shkak të moskompetencës së hetimit. Bëhet fjalë për 2 raste nga Berati dhe 1 në Vlorë.

/a.r

Next Post
Shpëtoi falë vajzës që u vra nga babai i vet, Tefta Malaj kërkon nënshtetësinë italiane

Shpëtoi falë vajzës që u vra nga babai i vet, Tefta Malaj kërkon nënshtetësinë italiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com