• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“14 maji”/ Ngjela: PD gaboi në 2019 që bojkotoi lokalet! Berisha duhet të tërhiqet dhe ta mbështesë partinë nga jashtë…!

by Java News
05/06/2023 18:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Spartak Ngjela është shprehur se rezultati i zgjedhjeve të 14 majit ishte i pritshëm, pasi sipas tij, PD gaboi në vitin 2019 që nuk mori pjesë në zgjedhjet lokale.

Komentet Ngjela i bëri përmes një interviste në Panorama TV, ku tha se ish-kryeministri Berisha nuk duhet të punojë për përçarjen e PD-së, por të kontribuojë për bashkimin e kësaj force politike.

Ai tha se Berisha duhet të tërhiqet nga strukturat e PD-së dhe të punojë jashtë tyre për bashkimin e kësaj force politike.

“Disfata e PD pritej. Ata gabuan në 2019 kur nuk hyjnë në zgjedhjet për pushtetin lokal. Nuk ishin zgjedhje njëpartiake, u tërhoqën ata. Domethënë ju thoni se nëse një nga partitë e mëdha nuk hyn në zgjedhje, shkatërrohet Shqipëria? Aksioma ligjore është se abstenimi në Parlament dhe në zgjedhje është në favor të kundërshtarit tënd politik.

Pse ti mendon se nëse abstenove në një ligj themelor në Kuvend, nuk është ligjore dalja e ligjit përmes maxhorancës? Abstenimi është në favor të kundërshtarit. PD u tërhoq nga zgjedhjet dhe ja ku përfundoi. Çdo gabim ka kosti, PS i mori të gjitha bashkitë, jo vetëm që krijoi ekipet e veta, por investoi shumë nëpër qytete, sepse i kishte qytetet e veta.

Atëherë çdo gabim ka kostot e veta. E kuptoni sesa gabim kanë luajtur? Po të kishte hyrë PD në 2019 në zgjedhjet lokale, edhe sikur të fitonte PS, ndarja do të ishte 55 % me 45 % të qyteteve, por jo 100 %. Edhe ai çfarë bëri? Meqë mori 100 % të qyteteve iu drejtua perëndimit për fonde, edhe bëri qytetet ky.

Çfarë ndodhi me të djathtën. PD pati 300 mijë abstenime që nuk morën pjesë në zgjedhje. Kjo ishte revolta e tyre. E kanë moto të djathtët. E gjithë thembra e Akilit është ajo që nuk dolën të merrnin pjesë në zgjedhje. E vuajtën këtë edhe në zgjedhjet e 2021, pasi të gjitha bashkitë dhe komunat ishin të socialistëve.

Edhe përçarja brenda PD-së ka ndikuar. Këtu ishte çështja që Berisha nuk duhet të çajë partinë, duhet të jetë strumbullari për ta bashkuar atë. Ai shkoi dhe u bashkua me Metën. E dini ju sa negativitet ka në radhët e demokratëve Meta? Ka shumë. Politika ka një rregull që vargu i lartë i gabimeve të ndëshkon shumë rëndë dhe nuk dihet kur merr veten.

Berisha nuk kishte sesi ta kishte logon dhe vulën e PD. Lëvizja e Saliut nuk mori dot PD-në, të hynte në Kongresin e saj dhe në forumet e tjera. Ajo doli me një foltore dhe gjeti Metën dhe u futën bashkë në zgjedhje.

Përpjekje pozitive është ndërmarrja e 3 hapave nga Grupi Parlamentar për ringritjen e PD. Por gjithçka është në dorë të Berishës, a do të pranojë ai të bashkohet? Berisha ka vetëm një rrugë, të krijojë parti të re, por edhe po e bëri, do të dëmtojë PD-në. Duhet të tërhiqet dhe të angazhohet jashtë strukturave për bashkimin e PD. Nëse tani nga qershori e deri në shtator ecet me këto ritme, do të kemi një PD të ristrukturuar. Nëse kjo ndodh, PD fiton zgjedhjet.

PD pas ndihmës që i ka dhënë lideri historik i saj, do të bëjë ç’është e mundur që atij t’i hiqet “non grata” në Amerikë. Të gjitha këto riparohen me rrugën që ju thashë unë. Saliu nuk e kupton dot, por e ka në favor. Nëse këta do të rrinë kështu nuk i fitojnë zgjedhjet e 2025”, u shpreh Ngjela./m.j

Next Post
Zyrtarë nën arrest për korrupsion, Rama mesazh socialistëve: Mos lejoni që një dru i shtrembër t’u cenojë krenarinë për PS

Zyrtarë nën arrest për korrupsion, Rama mesazh socialistëve: Mos lejoni që një dru i shtrembër t’u cenojë krenarinë për PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
“Aferat e Gërdecit”, Geri Kokalari: Trebicka? Ina Rama bëri lojën e Berishës

“Aferat e Gërdecit”, Geri Kokalari: Trebicka? Ina Rama bëri lojën e Berishës

March 26, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe reagon pas vendimit të Bordit: Mos vallë na kanë grabitur te ky çmimi ‘neto’ pa taksa i naftës?

March 26, 2026
Pjesa e dytë: Poloni-Shqipëri, barazohen shifrat. Lewandowski ndëshkon kuqezinjtë

Pjesa e dytë: Poloni-Shqipëri, barazohen shifrat. Lewandowski ndëshkon kuqezinjtë

March 26, 2026
Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

Paralajmërimi i fortë i gazetares: Pas një jave do shihni se ç’sjell lufta në Shqipëri

March 26, 2026

Rrugë pa strategji: paradoksi i aksit dytësor Tiranë–Vorë

March 26, 2026
Misteri pse Kosta Trebicka shkoi vetëm për gjueti/ Zbulohen dëshmitë dhe dyshimet e miqve: Sa herë që vinte në Maliq takohej…

“Mjekët që bënë autopsinë e Kosta Trebickës shoqëroheshin me Sali Berishën”

March 26, 2026
“LaCivita me pagesë, pa para s’vinte kurrë”, Gary Kokalari: 1 miliardë dollarë korrupsion i Berishës, pse s’vepron SPAK!

“Berisha dhe djali i tij po operonin në fshehtësi”, Kokalari: Si më kontaktoi Kosta Trebicka!

March 26, 2026
Turqia, një hap drejt botërorit, mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff-it, tani sytë nga Kosova

Turqia, një hap drejt botërorit, mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff-it, tani sytë nga Kosova

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In