Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se kanidatët për kryetarë bashkie në Tiranë kanë hyrë në garë për të humbur përballë Erion Veliajt.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai tha se Këlliçi e Bejko e kanë betejën me njëri-tjetrin.
“Erion Veliaj shihet se pasaardhësi i Edi Ramës për të qenë në krye të socialistëve. Bejko ka hyrë në një garë që e shoh më të fortë se me Berishën. Unë mendoj se të dy partitë demokratike të ndara kanë hyrë në Tiranë për të humbur përballë Veliajt.
Nuk e kanë betejën me Veliajn por me njëra-tjetrën. Këtë ka tre muaj që e them. Nëse do kishin shpresën më të vogël për fitore nuk do të kishin kandiduar Belind Këlliçin, kanë pasur shumë të tjerë”, deklaroi Spahiu./m.j