• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

14 Maji/ KQZ paralajmëron qytetarët dhe zyrtarët për dënimet që rrezikojnë nga krimet zgjedhore

by Java News
20/02/2023 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa data për mbajtjen e zgjedhjeve lokale afrohet, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë një apel për krimet zgjedhore. Duke u drejtuar jo vetëm zyrtarëve publikë, por edhe qytetarëve, KQZ-ja kujton se krimi zgjedhor është vepër penale dhe dënohet me burg dhe se në asnjë rast nuk do të tolerohet cilido person që konsumon një krim të tillë.

Po ashtu, KQZ-ja kujton se shitja dhe blerja e votës dënohen nga 1 deri në 5 vite burg. Fotografimi i votës në dhomën e fshehtësisë dhe shfaqja tek të tjerët dënohet nga 3 muaj deri në 3 vite burg. Ndërsa votimi familjar apo më shumë se një herë dënohet nga 1-3 vite burg.

Një masë tjetër, e cila do të marrë ndëshkimin ligjor nëse konsumohet ka të bëjë me zyrtarët publikë, të cilët veprojnë në shkelje të ligjit, duke nisur nga fushata gjatë kryerjes së detyrës, pjesëmarrja në aktivitete politike gjatë orarit zyrtar, ndikimi i votës tek të tjerët.

Ndërkohë, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, çdo cenim që prek zgjedhjet pa kryer identifikimin elektronik, kanosja, falsifikimi apo dëmtimi i materialit zgjedhor dënohen nga 3 muaj deri në 7 vite burg. Gjithashtu, si një masë parandaluese është edhe portali në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përmes të cilit ftohen të gjithë qytetarët të denoncojnë krimet zgjedhore.

Siç bën të ditur KQZ-ja, në zgjedhjet e vitit 2021 dhe ato të pjesshme më 6 mars 2022 ka pasur një shifër të lartë denoncimesh.

Sipas shifrave, në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm mbërritën 158 njoftime/ kallëzime për krime të dyshuara zgjedhore, por u regjistruan vetëm 82 procedime penale. Raporti vjetor i organeve të hetimit saktësoi gjithashtu se Prokuroria e Posaçme, SPAK, administroi rreth 115 kërkesa për hetim nga subjektet dhe prokuroritë e rretheve, nga të cilat regjistroi 57 procedime penale.

/s.f

 

Next Post
VIDEO/ Momenti tragjik kur godina 7-katëshe shembet dhe zë poshtë njerëzit në Malatya

VIDEO/ Momenti tragjik kur godina 7-katëshe shembet dhe zë poshtë njerëzit në Malatya

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe AI -

“Largoni Trump nga pushteti!”, Irani me mesazh për amerikanët, Trump: Teherani do dorëzohet

September 30, 2026
Greqia merr masat dhe ndërhyn në tregun e çmimit të karburanteve, nafta ulet deri në 20 cent për litër!

Greqia merr masat dhe ndërhyn në tregun e çmimit të karburanteve, nafta ulet deri në 20 cent për litër!

September 30, 2026
Forcimi i lekut/ Ekspertët zbulojnë çfarë po ndodh me monedhën europiane: Euro ka rënë me 9.1% në krahasim me vitin e kaluar…!

Mbi 8.4 mld euro rezervë valutore, forcohet leku, “ngushtohet” hapësira e Bankës së Shqipërisë

September 30, 2026
Kodi i ri i Procedurës; një lëvizje diplomatike, më shumë se ligjore?

Kodi i ri i Procedurës; një lëvizje diplomatike, më shumë se ligjore?

September 30, 2026
BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë, fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare

Brukseli ‘hap thesin’ për Shqipërinë! Pas afrimit të integrimit në BE, vijnë edhe mbi 200 mln euro të tjera: Vijoni me reformat!

September 30, 2026
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik droge drejt Finlandës! Si funksiononte skema

EMRAT/ Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me rreth 21 vite burg në total për dy anëtarët e grupit të trafikut të drogës

September 30, 2026
Emri/ Ndryshime në SHISH: Lirohet nga detyra Inspektorja e Përgjithshme, ja kush emërohet

Kush e shkatërroi shërbimin sekret?

September 30, 2026
Republika popullore e protestës

Kuvendi, teatri politik ku qytetari paguan faturën

September 30, 2026
Bombardimet “shkundin” Kievin, viktima e të plagosur, Polonia dhe Rumania ngrenë avionët në ajër

Bombardimet “shkundin” Kievin, viktima e të plagosur, Polonia dhe Rumania ngrenë avionët në ajër

September 30, 2026
Vdekja tragjike e Xhuana Nikollit, vetëdorëzohet në polici ish-bashkëshorti i saj

Vdekja tragjike e Xhuana Nikollit, vetëdorëzohet në polici ish-bashkëshorti i saj

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com