• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

’14 maji’/ Endri Xhafo thirrje për të votuar Oltion Çaçin në Sarandë: Një kandidat që çdo parti do të donte ta kishte në listë

by Java News
12/05/2023 14:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetarin Endri Xhafo, autori i emisionit LOG, jemi mësuar ta shohim kritik me të dyja palët e politikës, aq sa është e vështirë ta përcaktosh nëse është simpatizant i të djathtës apo të majtës.

Mirëpo për këto zgjedhje ai ka dalë nga rezerva e tij dhe po mbështet një kandidat të caktuar, duke shpjeguar edhe arsyet pse.

Statusi i tij i plotë:

I dashur Olti!

Në Sarandë e dinë që jemi miq, ndaj shumëkush mund të mendojë se jam subjektiv. Por pikërisht pse të kam mik, të njoh më mirë se partia ???? Për shijet e mia, do të kisha dashur të kishe qenë “kandidat i pavarur”!

Por kjo nuk do të kishte qenë realiste këtë herë. Të dy e dimë që sot, në Sarandë, askush nuk ka shanse të fitojë jashtë ombrellës së njërës prej dy partive kryesore.

Nuk kam dyshim që, nga kandidatët në garë, mund të mos jesh i vetmi i ndershëm, por jam i bindur që je i vetmi i kualifikuar mjaftueshëm, për t’i dhënë qytetit, bashkë me Ksamilin, një hov e gjallëri të përhershme, që nuk e kanë përtej sezonit veror dhe Pashkëve.

Kundërshtari yt direkt është një djalë i respektuar edhe ai, por për atë punë që kërkohet, mendoj se ti, përveçse i respektuar dhe i mirë, je i vetmi me ekspertizën e nevojshme për ta drejtuar Sarandën si dikur Rainier Grimaldi Monakon, pra si një ndërmarrje të madhe publike në funksion të turizmit, nga e cila përfiton krejt komuniteti. Dhe Saranda e ka potencialin të jetë një Monako e vogël!

I ndjeri xhaxhi Ahmet më pat’ thënë dikur: “Kur ulesh në atë karrige Endri, vetëm të ndenjurat ke të tuat”.

Ti e ke përmendur këtë në një intervistë tënden së fundmi, sepse yt atë, xhaxhi Ahmeti, ta ka ngulitur fort në mendje; nderimi i kujtimit të tij do të jetë busulla jote morale çdo ditë në atë detyrë!

Ti nuk je oligarku që po të vizaton dikush, as i dërguari i bandave, siç po fantazon dikush tjetër. Ti je thjesht djali i madh i një familjeje punëtore, që gjithçka e ka arritur me mund e djersë, pa marrë dhuratë asgjë nga askush.

Ti je kandidati që çdo parti do të kishte dashur ta kishte në listë, ti je miku i mirë e pa hilè që pakkush ka shansin ta ketë në krah.

Ndaj suksese miku im, ti e meriton fitoren!/m.j

Next Post
Diplomacia fqinje në lëvizje/ Ambasadorja greke në Tiranë, shkon në Vlorë për takuar Fredi Belerin, më pas në Himarë

Diplomacia fqinje në lëvizje/ Ambasadorja greke në Tiranë, shkon në Vlorë për takuar Fredi Belerin, më pas në Himarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com