• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“14 maji”/ Duka: Vë bast se mazhoranca s’merr vota si më parë! Vangjeli: Pjesëmarrja e rëndësishme, shumica shkon…!

by Java News
29/03/2023 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka beson që në zgjedhjet e 14 majit do të ketë rënie të votave për mazhorancën. I ftuar në Report Tv në emisionin ‘Kontrast’ me gazetarin Denis Minga dhe analistin Lorenc Vangjeli, u shpreh se do të jetë numri më i vogël i pjesëmarrësve që shkojnë në kutitë e votimit në krahasim me zgjedhjet e shkuara.

Duka u shpreh se ka disa bashki ku ka mundësi që opozita të triumfojë përballë mazhorancës dhe mes tyre përmendi Durrësin.

“Në disa bashki, si e Durrësit mendoj se ka shumë shanse për të fituar prej konsumit të mazhorancës. Pra kanë përkrahur një grup njerëzish që kanë shumë vite. Populli i thjesht, edhe socialisti nuk ka parë ndonjë qeverisje të mirë vendore. Besoj se kjo do përkthehet me votë kundër.

Një panoramë e opozitës që ka pasur situatë absurde prej 1 viti e pak. Tani është krijuar përshtypja që janë zgjedhur disa njerëz për t’u bërë kryetar bashkish dhe forca të tjera opozitare u sqaruan. Tani kemi në shumë pak bashki kurse pjesa tjetër vetëm me 1 kandidat. Kjo nuk mund të bëhet për 1 ditë. Nga ana tjetër kemi jashtë mase problematika si në qeverisjen vendore dhe në atë qendrore. Kur kam qenë ministër, kisha kontakt me votuesit. Pastaj fillova duke harru qytetarët dhe në 4 vite mendoja që duhet të isha ministër se ashtu më thonin ata që më rrethonin. Jam i sigurt dhe për këtë vendos bast se mazhoranca nuk merr kurrë votat që ke marrë, do ketë rënie në krahasim me 2021. Puna është a më jep alternativë që të bindem të ta jap ty. Po të garantoj që do ketë më pak vota se pretendojnë”, tha Duka.

Ndërsa analisti Lorenc Vangjeli u shpreh se përqindja e qytetarëve që do të marrin pjesë në këto zgjedhje do të jetë i lartë dhe do vërtetojë se Shqipëria ka demokraci funksionale.

“Përqindja e qytetarëve shqiptarë që shkojnë në zgjedhje tregojnë shpresën e tyre te vota. Pra pjesëmarrja në zgjedhje është tregues i rëndësishëm. Më ngjan i gabuar kur thuhet që shqiptarët i refuzojnë votimet. Kur themi që përqindjet e pjesëmarrjes ka qenë 50-60%, në fakt shkon shumica dërrmuese 80% që ditën e votimit ndodhen në Shqipëri, shkojnë te kutia e votimit. Ajo ditë rrëfen se Shqipëria ka demokraci funksionale. Deformime të tjera nuk i përkasin qytetarit”, tha Vangjeli.

Sa i përket premtimeve të kryeministrit Edi Rama dhe bonusit me 5 mijë lekë për pensionistët, Duka u shpreh se ka një kufi ligjor për të bërë veprime të tilla para zgjedhjeve. Megjithatë shprehet se Rama ka arrogancë prej pushtetit.

“Unë gjykoj që kjo fushatë vetëm sa ka hyrë në karrige. Nuk e di sa lejohet që të bëhen këto veprime para zgjedhjeve se ka një kufi ligjor. Edhe kjo lloj arrogance e tij buron nga pushteti i gjatë dhe vetëbesimi që ka. Për zgjedhjet, them që janë administrative se ne zgjedhim administratorin e qytetit. Pa dyshim që zgjedhjet administrative do ndikojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në kushtet që është opozita me mazhorancën besoj se duhet të grumbullohen rreth kandidatit dhe të lënë mënjanë ideologjitë e ndryshme”, tha Duka.

Duka shtoi se nuk pranoi të bëhej pjesë e asnjë koalicioni sepse nëse futen në listën e përbashkët, nuk figurojnë në listën e qytetarëve që i ka penalizuar në të kaluarën. Sipas Dukës do të sfidojnë veten pasi në zgjedhjet e mëparshme kanë hyrë në koalicione si dhe do të rifreskojnë strukturat e Partisë Agrare Ambientaliste./m.j

Next Post
“Unë po të pres!”/ Bledi Mane s’heq dorë nga ‘nusja’ Nita, urimi special i gazetarit për ditëlindjen e këngëtares

“Unë po të pres!”/ Bledi Mane s'heq dorë nga 'nusja' Nita, urimi special i gazetarit për ditëlindjen e këngëtares

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj liron nga detyra Adnand Agastën si Komandant i Forcave Detare, një grua bëhet Gjenerale

January 16, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 17 Janar 2026

January 16, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

Pezullimi i vizave me SHBA? Berisha: Përgjigjen më të qartë e dha Ambasada Amerikane

January 16, 2026
“Islanda, vendi i 52-të i SHBA-ve”, shakaja e ambasadorit amerikan shkakton zemërim

“Islanda, vendi i 52-të i SHBA-ve”, shakaja e ambasadorit amerikan shkakton zemërim

January 16, 2026
Vrasja e Martin Çeços, Apeli rrëzon vendimin e gjykatës së Korçës, kthen çështjen për rigjykim

Vrasja e Martin Çeços, avokati i dy të dyshuarve: Arresti në shtëpi, antikushtetues! Duheshin liruar fare!

January 16, 2026
U ndje keq në plazh, 59-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

Përfitoi 23 hektarë tokë në Dhërmi me mashtrime, sekuestrohen pasuritë e një shtetasi spanjoll

January 16, 2026
Imuniteti i Ballukut, Balla: Në rastin e rrugës Durrës-Kukës Këshilli i Mandateve ka marrë 75 ditë kohë

“Na presin ditë të gjata…”, Balla zbulon se kur do të dekretohet data e Zgjedhjeve 2027

January 16, 2026
Gjermania lobon për Shqipërinë, po përpiqet të bindë Francën për çeljen e negociatave

KE rendit Shqipërinë të parën për reformat e integrimit! Koopman: Jeni në pararojë të procesit

January 16, 2026
“Për Shqipërinë ndjekim porositë e Trumpit”, VanHorn: SHBA kërkon luftë ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve

“Për Shqipërinë ndjekim porositë e Trumpit”, VanHorn: SHBA kërkon luftë ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve

January 16, 2026
Mbyllja e negociatave në vitin 2027, Peleshi: Nuk është premtim elektoral, por dakordësim me BE

Mbyllja e negociatave në vitin 2027, Peleshi: Nuk është premtim elektoral, por dakordësim me BE

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In