• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

14 Maji do të thotë Shkodër

by Frrok Çupi
05/05/2023 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Gjithçka tjetër në Shqipëri për zgjedhjet e 14 majit, do të jetë njësoj siç ishte. ‘Shkodër loce e tatëpjetë/ siç ka qenë do të jetë’, mund të adaptohej kënga për Selanikun.

Do të fitojnë ata që ishin të fituar, Shqipëria do të ecë po në të njëjtën rrugë ku po bëhet edhe më e bukur; njeriu pozitiv si një valë deti po përhapet në gjithë vendin (njeriu pozitiv e kishte harruar veten); harresa për mizerabilitetin e krijuar pas vitit 1992 po kultivohet rrezikshëm…

Shkodra i bëri vend vetes që të kthehet në ‘planetin e  shndritshëm’ ku njerëzit i venë syrin qiellit për të shijuar ndodhinë.

Kush do të fitojë zgjedhjet në Shkodër, do të fitojë Benet Beci? Të tjerat janë ato që ishin.

Kryeministri i Republikës, Edi Rama, ia arriti të pikturojë portretin e parë të kryebashkiakut yll ku i kanë sytë të gjithë. Edhe kjo është e vetmja e llojit në tre dekada; të tjerat janë njësoj si njëra- tjetra.

Shkodra kësaj here i ka vënë emrin e vet datës 14 Maj. Jo pse është tjetër gjë kandidimi i Benet Becit, tridhjetë vjet pasi kishte fituar e ‘njëjta gjë’ dhe kishte bërë atë që ishte aty.

Me kryetar bashkie Benetin, Shkodra, sigurisht ndryshon e tëra. Ndryshon si ‘shoqet’ në Shqipëri që janë zbukuruar e presin qetësisht zgjedhjet si spektakël, jo si luftë boshe.

Shkodra deri tani është vënë në ‘ring’ mu në arenën e boksit. Shkodrën e kanë grushtuar dhe e grushtojnë politikisht. Çfarë them me fjalën ‘ring në boks’? Gjeografikisht dhe politikisht Shkodrën e kanë gjetur dhe gozhduar mu në cepin ekstrem të fushës shqiptare. Është cepi më veriperëndimor në hartën e vendit. Ideja e ‘antikomunizmit’ iu injektua Shkodrës më së shumti pas 2 prillit 1991; para kësaj date ishte si shoqet.

Atë ditë në Shkodër ishte lënë që të shpallej ‘Republika e Shkodrës’. Kishin ardhur liderët e PD nga Tirana, disa qitës të armatosur që mbinë aty në shesh ku ta dish se nga, disa forca të armatosura nga pushteti komunist, dhe tre a katër vetë nga shërbimet sekrete serbe.

Pasi Shkodra nuk pranoi t’i ndahet hartës së vendit, projektuesit e ‘Shkodrës antikomuniste ekstreme’ vranë katër dëshmorë të demokracisë. Por qëllimi ishte sidomos eliminimi i Arben Brocit, që ishte student nismëtar i Demokracisë, më i besueshëm se ata që dolën në krye të protestës dhe në krye të PD, qytetar i admirueshëm, më i shkolluar e më i edukuar se ata, që bënte hije … Duhej eliminuar dhe ashtu ndodhi.  Shkodrën e morën në dorë dhe i bënë shpëlarjen e banorëve dhe shpërndarjen e trurit.

Gjithë kohës Shkodra është mbajtur si ring në cep, me shpresë se një ditë do të mund ta përdornin edhe si arenë eksplozioni në rajon.

Mund të mos fitojë Benet Beci, por kjo do ta vinte Shkodrën prapë në cepin ekstrem të përparimit.  Të gjithë që flasin thonë se Beci fiton në Shkodër.

Atëherë Shkodra ndërron qasjen me jetën, nuk do të ushqehet e vishet më me politikë, por me hijeshinë e njeriut dhe qytetit. Në vend që të mbetej në cep, do të kthehet në një kryqëzim të madh ku kalohet drejt qytetesh dhe shtetesh, rrugëkalimi i gadishullit: Greqisë, Turqisë, Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë drejt Europës. Këtej kalohet për në kontinentin tonë; fat i keq që e kishin vënë në ring, e boksonin e nuk e linin të shikonte.

Me fitoren e Benetit, nënprefekturat historike të Shkodrës, jo të gjitha do të gëzohen. Mirdita, Kurbini, Nënshkodra, Bregmati, e ku ta dish…, mund të vihen para surprizës. Deri më tani ishin mësuar ‘hani pini sa të doni/ sa të jetë lala Gjoni (Shkodra)’. Në Shkodër merrnin ushqimin, veshjet por edhe armët. Më vonë morën edhe habitatin ‘antikomunist’. Nënprefekturat që përmenda mund të votojnë jo për vete por për ‘antikomunizmin’, dhe këtu bëhet dallimi i papritur. Sepse Shkodra atëherë do të ketë dalë prej ‘ringut’ e po përparon.

Ose do të mbeten të gjitha nën një çati që nuk ekziston më e që iluzionon me parashtesa “anti”, anti- kujt të duash…, por jo ‘pro’.

Zgjedhjet e Shkodrës kanë mbërritur në kohën dhe sheshin ku vizatohet Shqipëria dhe Ballkani. Të tjerat dihet se si do të jenë në 14 Maj- siç ishin.

Next Post
Nis gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK, 312 dëshmitarë dhe 56 mijë faqe me akuza

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, Specialja refuzon 20 dëshmitarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com