• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

14 ditë në luftë me zjarret në Vlorë/ Nën kontroll flakët në Gjorm dhe Gumenicë. Vatra të vogla në Karaburun, vijon puna për shuarjen e tyre

by Java News
06/08/2021 08:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ditën e 14 të ‘luftës’ me flakët, fatmirësisht, mëngjesin e sotëm situata në Vlorë duket më e qetë. Zjarret janë vënë nën kontroll në fshatrat Gjorm dhe Gumenicë, ku po punohet për shuarjen e vatrave të fundit që kanë ngelur.

Po ashtu edhe në Karaburun situata është nën kontroll, ku po punohet për shuarjen e disa vatrave të vogla të zjarrit, ndërsa shpresat e zjarrfikësve dhe ushtrisë të angazhuar në terren janë edhe te kushtet e motit, pasi një erë e fortë do të ndryshonte të gjithë situatën, duke i dhënë vrull flakëve.

Me një situatë të tillë Vlora u përball një ditë më parë, ku flakët morën përmasa të frikshme në fshatrat Gjorm dhe Gumenicë. Zjarret dogjën 3 banesa në Gjorm, disa stane e bagëti, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Flakët u përhapën nga era në brenda pak minutave, ndërsa menjëherë Ministria e Mbrojtjes dha urdhër për evakuimin e fshatrave. Për neutralizimin e situatës ndërhynë 2 helikopterë, 2 zjarrfikëse dhe 40 ushtarë të Forcave të Armatosura.

Dramatike ishte situata një ditë më parë edhe në Karaburun, për shkak se era e fortë përhapi flakët dhe pezulloi punën e forcave zjarrfikëse dhe ndërhyrjen nga ajri. Flakët vajtën deri në kufi me Parkun e Llogarasë, por fatmirësisht nuk u prek nga flakët.

Ditën e sotme pritet të vijnë në vend dy helikopterë nga Holanda dhe një nga Çekia, që iu përgjigjën kërkesës së BE për të ndihmuar vendin tonë në ‘betejën’ me flakët.

g.kosovari

Next Post
Rama e nis ditën me një VIDEO nga ndërtimi i konvikteve të mjekësisë: Puna vijon pa ndërprerje

Rama e nis ditën me një VIDEO nga ndërtimi i konvikteve të mjekësisë: Puna vijon pa ndërprerje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

April 9, 2026
Tabaku në Kuvend: Minatorët e Spaçit po shfrytëzohen, kërkohet mbështetje për të drejtat e tyre

Tabaku i shkruan PE-së: Ligji për Portet Turistike shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe 3 kapituj të BE-së

April 9, 2026
Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

April 9, 2026
Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

April 9, 2026
“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

April 9, 2026
TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

April 9, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

April 9, 2026
Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

April 9, 2026
Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

April 9, 2026
Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In