• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Trafiku në Tiranë, Tahiri: Policia e Shtetit dhe ajo bashkiake axhendë të njëjtë

by A R
02/03/2016 14:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri inspektoi të mërkurën punimet për rikonstruksionin e godinës së Policisë Rrugore.

Duke folur për mediat, ministri Tahiri e cilësoi atë si një projekt që do ti shërbejë përmirësimit të shërbimit ndaj qytetarëve.

Sipas tij, punimet pritet të përfundojnë pas rreth tre muajsh.

Ministri informoi po ashtu se brenda pak javësh përfundon edhe sistemi për gjobën këshilluese, që do të jetë gjobë me vlerë zero, për t’i dhënë mundësi njerëzve, veçanërisht drejtuesve të automjeteve, që të kuptojnë se jo çdo takim me policin rrugor është një takim ku do marrësh një gjobë.

“Por ndërkohë çdo takim me punonjësin e Policisë Rrugore do të jetë një takim ku të mësosh se duhet të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor, kjo nga njëra anë”, sqaroi Tahiri .

I pyetur mbi sistemin unifikues të gjobave të Policisë Rrugore dhe të Policisë Bashkiake, Tahiri tha se “në kuadër edhe të reformës administrative, njësive të reja administrative dhe ligjit për pushtetin vendor, bashkërendimi që kërkohet nga qeveria qendrore dhe bashkitë për të imponuar respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor dhe të bashkëjetesës qytetare kërkon një bashkëpunim shumë më të ngushtë”.

Sipas tij Policia e Shtetit, ajo Rrugore edhe Policia Bashkiake kanë axhendë të njëjtë sa i takon rregullave të qarkullimit rrugor.

Në mënyrë të veçantë, Tahiri foli për parkimet në Tiranë.

“Është problem për të gjithë besoj (jo vetëm për drejtuesit e mjeteve por për qytetarët) që kemi një qytet që të krijon ndjenjën e kaosit vetëm duke parë parkimet dyshe. Dhe kjo nuk mund të vazhdojë, pavarësisht se është një betejë konstante me të gjithë ata që (qoftë dhe për 5’) lenë makinën të parkuar dysh”, tha Tahiri.

I pyetur mbi sugjerimet e Komisionit të Venecias mbi Byronë e Hetimit ministri Tahiri nuk iu përgjigj interesimit të gazetarëve, por nënvizoi rolin e Policisë Rrugore dhe shërbimeve që ofrohen për qytetarët.

Next Post

Tërmet 7.9 ballë në Indonezi, vendi në panik nga frika e cunamit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas zërave për zaptim të hapësirës publike në Komunën e Parisit, reagon Braçe: Ju gënjejnë

Pas zërave për zaptim të hapësirës publike në Komunën e Parisit, reagon Braçe: Ju gënjejnë

March 10, 2026
INSTAT nxjerr të dhënat: Papunësia ra në 8.3% në fund të 2025-ës

INSTAT nxjerr të dhënat: Papunësia ra në 8.3% në fund të 2025-ës

March 10, 2026
Akuzohen se nuk ndërhynë në konfliktin mes nxënësve, procedohen mësuesja dhe oficerja e sigurisë në një shkollë 9-vjeçare në Vlorë

Akuzohen se nuk ndërhynë në konfliktin mes nxënësve, procedohen mësuesja dhe oficerja e sigurisë në një shkollë 9-vjeçare në Vlorë

March 10, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

BSH: Pagesat elektronike në rritje/ Më shumë transferta në banka dhe Home Banking

March 10, 2026
Prezantohet sistemi i ri digjital që i jep fund radhëve në dogana/ Ibrahimaj: Shqipëria, 100% e integruar me tregjet europiane

Prezantohet sistemi i ri digjital që i jep fund radhëve në dogana/ Ibrahimaj: Shqipëria, 100% e integruar me tregjet europiane

March 10, 2026
Kuvendi nuk u miratoi ngritjen e Komisionit Hetimor për fondet IPARD II, PD dërgon çështjen në Kushtetuese: Prek qytetarët

Kuvendi nuk u miratoi ngritjen e Komisionit Hetimor për fondet IPARD II, PD dërgon çështjen në Kushtetuese: Prek qytetarët

March 10, 2026
Zjarri përfshin një sipërfaqe pyjore në Pogradec, zjarrfikësit dhe banorët në luftë me flakët

Zjarri përfshin një sipërfaqe pyjore në Pogradec, zjarrfikësit dhe banorët në luftë me flakët

March 10, 2026
Konsiderohet armë djegëse/ Human Rights Watch: Izraeli përdori ilegalisht fosfor të bardhë mbi zona banimi në Liban

Konsiderohet armë djegëse/ Human Rights Watch: Izraeli përdori ilegalisht fosfor të bardhë mbi zona banimi në Liban

March 10, 2026
Ish-kryebashkiaku i Vlorës paraqitet në SPAK, Dritan Leli: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar!

Ish-kryebashkiaku i Vlorës paraqitet në SPAK, Dritan Leli: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar!

March 10, 2026
“Irani po ndërton një bombë bërthamore”, Sekretari amerikan i Mbrojtjes paralajmëron përshkallëzim: Sot dita më intensive e sulmeve

“Irani po ndërton një bombë bërthamore”, Sekretari amerikan i Mbrojtjes paralajmëron përshkallëzim: Sot dita më intensive e sulmeve

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In