• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

138 biseda mes Ahmetajt dhe Mërtirit, SPAK konfirmoi lidhjen e ngushtë mes tyre përmes celularit

by A R
19/06/2024 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dosja që SPAK i ka dorëzuar Gjykatës Antikorrupsion lidhur me hetimin e ndarë për ish- nr 2 të qeverisë, Arben Ahmetaj ekspozon afrimitetin e këtij të fundit me Mirel Mërtirin, bosin e inceneratorëve.

Në tre muaj rresht ata kanë pasur plot 138 komunikime telefonike, krahas mesazheve të vazhdueshme mes tyre, ku del në pah qartë gjuha shoqërore me të cilën ata i drejtohen njëri tjetrin. Në dëshminë që ish- zv. kryeministri ka dhënë me 22 qershor të vitit të kaluar e mohon kategorikisht diçka të tillë, por pikërisht celulari i tij “Blackberry” i sekuestruar, ka tradhëtuar Ahmetajn.

Arben Ahmetaj: Me shtetasin Mirel Mërtiri, nuk më kujtohet saktësisht, ndoshta edhe mund të ketë qenë ndonjë komunikim telefonik, por jo komunikime telefonike frekuente. Mund të ketë qenë ndonjë komunikim rastësor.

Një tjetër moment në dosje është edhe takimi që ish- numri dy i qeverisë i rregullon Mirel Mërtirit me kryetarin e bashkisë së Fierit, asokohe, Baftjar Zeqaj.

Mirel Mërtiri: Baftjari është në Tiranë. Sapo më thanë. Të lutem është shumë e rëndësishme mos bën ndonjë muhabet pa lidhje në Ministri të Transporteve.

Por, në deklarimet që vetë ish- kryetari i bashkisë së Fierit ka bërë e ka mohuar një takim mes tyre.

Baftjar Zeqaj: Në mesazhin e datës 13. 09.2012, ku Arben Ahmetaj më ka kërkuar të ulem në kafe me të dhe Klodian Mërtirin, unë nuk mbaj mend të jem ulur. Po ashtu i pytur në lidhje me faktin se sipas komunikimeve të datës 15.09.2012 parimisht, kemi rënë dakord për tu ulur në kafe, me Arben Ahmetaj dhe Klodian Mërtiri, e më pas në orën 12:00 shtetasi Arben Ahmetaj dërgon një mesazxh me përmbajtje “të falenderoj shumë”, përgjigjet se… “Nuk e di fare nuk e bëj dot lidhjen.”

Tashmë mbetet që gjykata të dalë me një vendim, nëse dosjen që SPAK ka dorëzuar ta kalojë apo jo për gjykim./vizionplus

Next Post
UEFA gjobit me 88 mijë euro Kroacinë para ndeshjes me Shqipërinë

UEFA gjobit me 88 mijë euro Kroacinë para ndeshjes me Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Nëntor 2026

November 10, 2026
Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

November 10, 2026
Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

November 10, 2026
E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

November 10, 2026
Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

November 10, 2026
Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

November 10, 2026
Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

November 10, 2026
Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

November 10, 2026
Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

November 10, 2026
Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In