• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj te Liceu: Rikonstruksion për 6 muaj, shpronësim terrenit para shkollës “Kosova”

by Java News
29/02/2016 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot i pranishëm në fillimin e punimeve për rikonstruksionin e plotë të liceut “Jordan Misja”. Gjatë inspektimit, kryebashkiaku tha se kjo është një nga shkollat më të rëndësishme të Tiranës, e megjithatë aty nuk është investuar prej vitesh.

“Kjo shkollë, e cila ka mbetur në këtë situatë, na bën të gjithëve me turp. Madje, ajo jo vetëm që nuk i ka kapacitetet e nevojshme, por i duhet të mbajë edhe kapacitetin e shkollës ‘Kosova’, e cila u dogj me synimin për t’u bërë pallat”, tha Veliaj. Ai falënderoi të gjithë mësuesit e liceut dhe ekipin drejtues, të cilët edhe pse në kushte të vështira punojnë pa u lodhur, për t’u siguruar që më të mirët e vendit tonë të kenë një shans për të provuar se kanë talent.

Veliaj bëri të ditur se për shkollat “Jordan Misja” dhe “Kosova” janë marrë dy vendime të rëndësishme.

“Ne do ta rikonstruktojmë plotësisht liceun, i cili do të jetë një ndër shkollat më të bukura në Shqipëri. Nga 9 muaj që janë parashikuar punimet, do e çojmë kalendarin në 6 muaj, që shtatori të na gjejë me ambiente të reja dhe nxënësit të kenë mundësi që vitin tjetër të shijojnë ambientet e reja të shkollës”, tha Veliaj.

Ai sqaroi se në këtë shkollë do të ketë edhe një hapësirë për shfaqje koncertale, si dhe infrastrukturën e nevojshme sportive e mësimore, për më shumë cilësi.

Veliaj te liceu Jordan Misja (2)

Kryebashkiaku tha se vendimi i dytë që sapo është marrë ka të bëjë me shpronësimin e terrenit përballë shkollës “Kosova”. “Së pari, kemi nevojë për shkollën “Kosova”, që liceu të lirohet nga mbingarkesa; së dyti, për të dhënë një leksion shumë të rëndësishëm, që askush në qytetin tonë nuk duhet të guxojë të djegë një shkollë, për të bërë pallat. Kjo do të thotë se nga sot, me kompensimin që u bëjmë pronarëve, japim edhe një leksion të rëndësishëm që në qytet vlerësojmë më shumë shkollat se sa pallatet”, deklaroi Veliaj.

Më tej, ai tha se në këtë klimë të mbingarkuar, ku të gjithë kërkojnë të hapin debat politik për gjithçka, Bashkia e Tiranës është shumë e qartë: “Ne do të ndërtojmë çerdhet, kopshtet, shkollat dhe këndet e lojërave për fëmijë. Është e vetmja mënyrë se si ndërrojmë fokusin nga zgjedhjet e ardhshme te fokusi për gjeneratën e ardhshme. Unë nuk jam këtu që të zgjidhem herën tjetër, unë jam këtu që gjenerata e ardhshme të thotë që gjatë kësaj administrate morëm vendime të rëndësishme për fëmijët dhe jo për partitë”, përfundoi Veliaj.

Liceu artistik “Jordan Misja” është krijuar në janar të vitit 1947. Aktualisht janë mbi 900 nxënës të profilizuar në degët e arteve figurative dhe muzikore. Objekti kërkon një vëmendje të veçantë në restaurim, pasi është mjaft i amortizuar dhe me lagështi. Vlera e objektit është 83.069.501,82 lekë.

Next Post

Kryeministri i Maqedonisë Dimitriev i armatosur deri në dhëmbë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përkeqësohet situata nga zjarri në Fier, flakët avancojnë drejt një lokali, pritet ndërhyrje nga ajri

Përkeqësohet situata nga zjarri në Fier, flakët avancojnë drejt një lokali, pritet ndërhyrje nga ajri

July 5, 2026
Çfarë po ndodh me Euron? Banka e Shqipërisë po e blen me ritëm rekord, por kursi vijon të bjerë

Çfarë po ndodh me Euron? Banka e Shqipërisë po e blen me ritëm rekord, por kursi vijon të bjerë

July 5, 2026
Protestuesit e arrestuar, avokati: Arrestimet ishin të paligjshme! Prokuroria kërkoi burg për 2 prej tyre

Protestuesit e arrestuar, avokati: Arrestimet ishin të paligjshme! Prokuroria kërkoi burg për 2 prej tyre

July 5, 2026
Merr flakë sipërfaqja me ullishte në Fier, banorët ndihmojnë në shuarjen e zjarrit

Merr flakë sipërfaqja me ullishte në Fier, banorët ndihmojnë në shuarjen e zjarrit

July 5, 2026
Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur, mes tyre katër fëmijë

Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur, mes tyre katër fëmijë

July 5, 2026
34-vjeçari rezulton i zhdukur prej 6 ditësh, dyshohet për ngjarje kriminale

U konfliktuan një natë më parë/ Një person plagoset me sëpatë në Korçë, arrestohet autori

July 5, 2026
Një tjetër shqiptar në paraburgimet e Serbisë, familjarët bëjnë publik rastin

Një tjetër shqiptar në paraburgimet e Serbisë, familjarët bëjnë publik rastin

July 5, 2026
Seanca e 21 të arrestuarve në Gjykatën e Tiranës, prokuroria kërkon arrest me burg për 3 protestues

Seanca e 21 të arrestuarve në Gjykatën e Tiranës, prokuroria kërkon arrest me burg për 3 protestues

July 5, 2026
“Mos e lini të shndërrohet në një shfaqje të Trumpit”, paralajmërimi i Melonit para Samitit të NATO-s

“Mos e lini të shndërrohet në një shfaqje të Trumpit”, paralajmërimi i Melonit para Samitit të NATO-s

July 5, 2026
Dhuna në Komisariatin nr. 3, Lamallari për protestuesit: Udhëhiqen nga urrejtja e dhuna

Dhuna në Komisariatin nr. 3, Lamallari për protestuesit: Udhëhiqen nga urrejtja e dhuna

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In