• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Malltezi kundër Whithers: Gënjeshtrën e kishte metodë pune

by Aalison Pearse Stevens
24/02/2016 11:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jamarbër Malltezi ka reaguar pas publikimit të një kabllogrami të Ambasadës amerikanë në Tiranë, ku flitet për Jalën.

Malltezi sulmon ish-ambasadorin amerikan John Withers, duke e quajtur atë gënjeshtar. Ai thotë se mediat që e kanë botuar këtë shkrim, janë të shqetësuara nga beteja që ai po bën ndaj mafies së betonit.

“Fletushka e Arta & sons qenka prekur keq nga punet e mia ne mbrojtje te mjedisit, ndaj te cilave kam 24 qe tregoj vemendje dhe perkushtim. Ne perpjekje per t’u dukur te besueshem ne sajese, i referohet edhe nje ish diplomati amerikan, qe genjeshtren e kish metode pune. Nuk eshte e hijshme qe te tallem me ish diplomatin sic tallet rregullisht nje piktor, por i sugjeroj Artes qe nese eshte e interesuar per kete ceshtje t’i kerkoje kunates se saj qendrimin zyrtar te Bankes Boterore, e cila para 6 vitesh kerkoi zyrtarisht ndjese me gojen e Zv. Presidentit te Bankes Boterore per sajesat qe perpiqet te rickloje piktori. Protestat dhe mbjelljet ne park e paskan shqetesuar paq qeverine dhe mafien e betonit. Une do vijoj te mbjell peme aty ku zuzaret vjedhin para dhe tentojne te betonzojne. Do perpiqem me shpirt te shpetoj Parkun e Liqenit dhe Parkun Rinia nga zuzaret qe uzurpojne pushtet duke genjyer gjithkend dhe premtuar gjithshka dhe me pas shiten dhe blihen tek oligarket per ca miliona me shume. Kam protestuar edhe para 23 vitesh kunder ndertimit te Sheratonit brenda Parkut. Deshtuam t’i mbronim kur piktori i ktheu shume lulishte te Tiranes ne pallate deri 23 kateshe per gjysmagjelet e tij te arte. Prape do perpiqem per parqet dhe lulishtet qe jane mushkrite e mia, mushkrite e femijeve te mi dhe te te gjithe atyre qe te ardhmen e shohin ne Shqiperi. Sipas nje raporti te OBSh te para 5 viteve, nga ndotja e ajrit ne Tirane vdesin rreth 500 persona ne vit -krahasuar me rreth 100 qe vdesin ne vit nga aksidentet ne gjithe Shqiperine. Uroj te mundesojme qe qytetaret te shprehen permes nje REFERENDUMI per keto veprime klienteliste te nje kaste qe nuk ka as din e as iman. Bashke me dhjetera eksperte dhe profesore te Departamentit te Mjedisit ne PD ne do mbjellim prape dhjetera fidane te tjere ne park dhe do perballemi me antiligjin e veshur me pushtet se kjo eshte detyra jone. Perfitoj nga rasti t’i uroj piktorit dhe gjysmagjeleve te tij te arte suksese ne bashkepunimin e frytshem per integrimin e vendit me prenget, frroket, roshet e bushet”, shkruan Malltezi.

Si raportonte Ambasada amerikane per Jalën

Titulli: Familja Berisha e lidhur me ndërtimet e Bankës Botërore

Dërguar nga Ambasada e Tiranës më 10.02.2009 Merr Departamenti Amerikan i Shtetit

Firmosur: Ambasadori

“Vetëm pesë muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme, një tjetër skandal korrupsioni (përveç atij të Gërdecit, rrugës Durrës-Kukës dhe marrëveshjeve me biznesmenin hije nga Bosnja, Damir Fazlliç),

dobëson edhe më shumë imazhin e Berishës si njeri kundër korrupsionit dhe shton perceptimin publik se kryeministri, familja e tij dhe rrethi i ngushtë po përdorin pushtetin për tu pasuruar.

Në fund të janarit 2009 parlamenti shqiptar dhe shtypi nisën të nakuzonin qeverinë shqiptare dhe veçanërisht dhëndrin e kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, për keqpërdorimin e

fondeve të projektit të Bankës Botërore për qëllime personale.

BB ndaloi projektin dhe hetoi skandalin në qendër të të cilit ndodhet prishja me dhunë e disa ndërtesave në Jalë në vitin 2007 në kundërshtim me politikat e Bankës Botërore.

Paneli i Inspektimit i Bankës Botërore e konsideron çështjen si “një nga hetimet më të vështira që është ndërmarrë këto 14 vitet e fundit”.

Skandali është rreth projektit të BB-së “Për menaxhimin e strukturuar të bregdetit të jugut”, i drejtuar nga dhëndrri i Berishës, Malltezi… Banka Botërore pranoi të financonte projektin pasi mori garanci nga qeveria Berisha se asnjë ndërtesë nuk do të prishej. Por në 26 mars 2007, Malltezi dërgoi një letër tek autoritetet lokale, përfshirë edhe kreun e Policisë Ndërtimore, për tu ankuar mbi “ndërtimet pa leje në bregdetin e jugut”, veçanërisht në Jalë.

Maltezi kërkoi që të merreshin masa sa më shpejt. Më pak se një javë më pas, më 3 prill, policia njoftoi banorët që shtëpitë e tyre do të prisheshin. Atyre iu dha pesë ditë afat për të apeluar vendimin në gjykatat lokale, gjë të cilën ata e bënë, Por përpara se gjykatat të shqyrtonin apelin, buldozerët nisën shkatërrimin e shtëpive, proces i cili përfundoi më 17 prill.

Shpejtësia e implementimit të vendimit për prishjen ishte epaprecedent. Nga ana e tij, Berisha ka akuzuar panelin e hetuesve të BB-së se po hedh baltë dhe po shpif kundër qeverisë shqiptare…

Ne do të vëzhgojmë se sa do të kërkojë të fitojë politikisht opozita nga ky skandal. Zyrtarët e korruptuar dhe shpërdorimi i detyrës janë një çështje e nxehtë për votuesit, por nga ana tjetër është një thikë me dy presa për opozitën për shkak të së kaluarës dhe të tashmes së tyre me marrëveshje të tilla…”

Dërguar nga Ambasada e Tiranës më 10.02.2009

Merr Departamenti Amerikan i Shtetit

Firmosur: Ambasadori

Next Post

8 elementët në brendësi që do t'jua shpifin cigaren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“Bindja e publikut” si provë?! Kur drejtësia i dorëzohet perceptimit…

April 9, 2026
Letra nga burgu kundër Kodit Penal, të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht, rivlerësim të paraburgimit

Burgjet britanike “pushtohen” nga shqiptarët? Avokati: Shifrat, të ekzagjeruara!

April 9, 2026
VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

April 9, 2026
Tabaku në Kuvend: Minatorët e Spaçit po shfrytëzohen, kërkohet mbështetje për të drejtat e tyre

Tabaku i shkruan PE-së: Ligji për Portet Turistike shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe 3 kapituj të BE-së

April 9, 2026
Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

April 9, 2026
Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

April 9, 2026
“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

April 9, 2026
TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

April 9, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

April 9, 2026
Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In