• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beqaj dhe Kolker: Zgjerim partneritetit strategjik SHBA-Shqipëri

by Aalison Pearse Stevens
24/02/2016 09:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Në kuadrin e vizitës së punës në SHBA, Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u prit dje në një takim zyrtar nga Asistent Sekretari i Departamentit të SHBA për Shëndetin dhe Shërbimet Njerëzore, Ambasadori Jimmy Kolker dhe Peter Schmeissner, Drejtor për Europën dhe Eurazinë.
Në takim, ku ishin të pranishëm edhe Nënkryetarja e Komisionit për Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Deputetja e PS-së, Klodiana Spahiu, si dhe Ambasadorja e Shqipërisë në Uashington, Floreta Luli-Faber, bashkëbiseduesit diskutuan për forcimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në fushën e kujdesit shëndetësor, në kuadrin e partneritetit strategjik të nënshkruar vjet ndërmjet dy qeverive.
Pasi bëri një përshkrim të situatës së kujdesit shëndetësor në vend, Ministri Beqaj solli në vëmendjen e zyrtarit të lartë të amerikan të shëndetësisë një vlerësim të sfidave me të cilat përballet sistemi shqiptar i kujdesit shëndetësor, si dhe një pasqyrë të programeve që po zbatohen në përmbushje të Programit të Qeverisë për vendosjen në vend të sistemit të kujdesit shëndetësor me Mbulim Universal.
Gjithashtu, në takim u diskutua midis të tjerash, për uljen e çmimit të barnave, edhe nën dritën e zhvillimeve më të fundit në SHBA me situatën e çmimeve të barnave.
Ndërkohë, nga ana e tij, Ambasadori Kolker e siguroi kreun e shëndetësisë shqiptare për mbështetje përsa i përket forcimit të kapaciteteve shqiptare në përgjigjen ndaj rreziqeve dhe kërcënimeve të ndryshme epidemiolojike, forcimit të kapaciteteve të spitalit infektiv, si dhe përgjigjes së urgjencës mjekësore në rastet e përhapjes së infeksioneve epidemike.
Ministri Beqaj, i shoqëruar nga një ekip drejtuesish të lartë të shëndetësisë, vijon takimet me drejtues dhe përfaqësues të sistemit të kujdesit shëndetësor dhe në kuadrin e vizitës së punës që po kryen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Next Post

Ambasadori i BE-së Zbogar: Dënojmë retorikën e të dyja palëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In