• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘130 mln euro taksa të rritura’, Tabaku: Do e dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese buxhetin e 2023

by Java News
26/10/2022 12:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur se qeveria me arrogancën e saj po diskuton buxhetin, në një kohë që ende nuk kanë kaluar ligjet fiskale.

Në një dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Tabaku ka kërkuar ripërsëritjen e mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, ose në të kundërtën PD do të dërgojë buxhetin në Gjykatën Kushtetuese.

“Të premten është prezantuar buxheti pa i miratuar e kaluar në qeveri ligjet që tregojnë si do jenë taksat e shqiptarëve vitin e ardhshëm.

Në një vit krize, qeveria ka aq arrogancë sa nuk përfill Parlamentin e shkel ligjin duke mos i sjellë këto dokumentet në Parlament.

Qeveria nuk ka miratuar ligjet fiskale e miratojnë buxhetin. Deputetët nuk mund të trajtohen si noterë e të shpërfillet puna e tyre.

Sot qeveria ka sjellë një buxhet ku të ardhurat do rriten me rreth 10 përqind e një pjesë e madhe parashikon të vijnë nga ligji për bastet që nuk ka ardhur në Parlament.

130 mln euro taksa të rritura që qeveria nuk ka sjellë ligjet në Kuvend e nuk i ka miratuar akoma.

Kjo që po ndodh në Komsiionin e Ekonomisë është anti Kushtetuese. Nëse mbledhja nuk anulohet e nuk përsëritet do çojmë buxhetin në Gjykatë Kushtetuese.

Nuk mundet në një vit kaq të vështirë krize qeveria të jetë kaq arrogante sa ta marrë për të mirëqenë punën e deputetëve, nuk ka ndodhur asnjëherë që kur kam hyrë në parlament që buxheti të diskutohet pa ligjet fiskale. E thonë një sërë ligjesh e rregullash që i japin vlerë parlamentit për të diskutuar buxhetin, kjo shkelje është një nga arsyet që qeveria e konsideron atë si një vartës të tij. Në jemi këtu për të diskutuar ligjet fiskale dhe buxhetin, për të parë si qeveria do rrisë taksat, por nuk mund të miratohen ligje që nuk janë depozituar, i bëj thirrje kryetares së kuvendit që ta quajë të paligjshme mbledhjen e Kuvendit për buxhetin”, tha ajo nga Kryesia e Kuvendit.

/s.f

Next Post
Durrës/ Rrjedhje gazi në cisternat e Porto Romanos! Evakuohen banorët, ndërpritet procesi mësimor

Durrës/ Rrjedhje gazi në cisternat e Porto Romanos! Evakuohen banorët, ndërpritet procesi mësimor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti amerikan Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, kush e zëvendëson

Presidenti amerikan Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, kush e zëvendëson

April 2, 2026
Pyetje retorike për një kandidat pa shanse

Prehjen nuk e gjetën kurrë as shpirtrat e viktimave të komunizmit, por kam frikë se s’do ta gjejnë as viktimat e demokracisë

April 2, 2026
Shkelje dhe evazion në qarkullimin e parave/ BSH heq licenca dhe vendos gjoba në disa pika këmbimi valutor

Shkelje dhe evazion në qarkullimin e parave/ BSH heq licenca dhe vendos gjoba në disa pika këmbimi valutor

April 2, 2026
Shqipëria pjesë e përpjekjeve për zgjidhje, ministri Ferit Hoxha flet mbi takimin virtual për ngushticën e Hormuzit

Shqipëria pjesë e përpjekjeve për zgjidhje, ministri Ferit Hoxha flet mbi takimin virtual për ngushticën e Hormuzit

April 2, 2026

Drejtësia e re duhet të shpëtohet nga të qenit nën shantazh

April 2, 2026
Nga berberët e parukierët te trajnerët e jogës apo instruktorët në palestra/ Caktohen pagat referencë për secilën kategori

Nga berberët e parukierët te trajnerët e jogës apo instruktorët në palestra/ Caktohen pagat referencë për secilën kategori

April 2, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Kurti kërkon bashkëpunim për presidentin, AAK: LVV po pret të largohet Osmani që të zbulojë planet për procesin

April 2, 2026
Grupi i Senatit Amerikan: Kongresi s’do lejojë tërheqjen e SHBA-ve nga aleanca e NATO-s

Grupi i Senatit Amerikan: Kongresi s’do lejojë tërheqjen e SHBA-ve nga aleanca e NATO-s

April 2, 2026
Siguria ushqimore/ Inspektime në qarkun e Shkodrës, Sula dhe Gjylameti mbikëqyrin në terren procedurat

Siguria ushqimore/ Inspektime në qarkun e Shkodrës, Sula dhe Gjylameti mbikëqyrin në terren procedurat

April 2, 2026
Ndryshojnë dëshmitë për rastin e kryebashkiakut Shkreli/ SPAK: Dy dëshmitarë mohuan në gjyq presionin për vota

Ndryshojnë dëshmitë për rastin e kryebashkiakut Shkreli/ SPAK: Dy dëshmitarë mohuan në gjyq presionin për vota

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In