Forcat ruse goditën teatrin e Mariupolit dy ditë më parë, pavarësisht se fjala “fëmijë” ishte shkruar në tokë jashtë në rusisht. Qindra ukrainas, duke përfshirë gra dhe fëmijë, mendohej se ishin strehuar brenda teatrit pasi shtëpitë e tyre u shkatërruan. Ndërkohë, autoritetet raportojnë se 130 civilë janë shpëtuar dhe nxjerrë nga teatri.
“Më shumë se 100 civilë janë shpëtuar nga një strehë me bomba nën një teatër të bombarduar në Mariupol”, tha Avokati i Popullit i Ukrainës për të drejtat e njeriut.
Dje, ekipet e shpëtimit po punonin për të hequr rrënojat e teatrit të shkatërruar në një përpjekje për të arritur të mbijetuarit në strehën e këtij teatri ku ndodheshin civilët e strehuar.
/a.r











